Një debat i thjeshtë dhe i shkurtër me anti-Kurtët

Opinione

Një debat i thjeshtë dhe i shkurtër me anti-Kurtët

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 18 gusht 2024 Në ora: 11:02
Albin Kurti

Sot Kosova po përballet me shumë vështirësi e pengesa, por këto pengesa e vështirësi nuk kanë të bëjnë me demokracinë dhe me standardet e saj, sepse Kosova sot në drejtim të ndërtimit dhe të funksionimit të demokracisë është në krye të shteteve të Ballkanit Perendimor. Në vend që perëndimi, në vend që ai ta vlerësonte dhe ta shpërblente Kosovën për këtë, në vend që ta antarësojë Kosovën në NATO dhe në KiE, Bashkimi Europian vepron krejtësisht të kundërtën.

BE po e pengon Kosovën në rrugën e saj të forcimit të sovranitetit, të Ligjit, Kushtetutës dhe të legjitimitetit shtetëror të Kosovës duke i bërë presion Kosovës që të pranojë kushte dhe ato se cfarë dëshiron Serbia, në një kohë kur Serbia nuk është dënuar dhe as nuk ka pranuar genocidin ndaj shqiptarëve, në një kohë kur Serbia është shumë agresive dhe punon ditë për ditë e më shumë për destabilizimin e Kosovës, në një kohë kur Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për sulmin  e saj mbi Ukrainën, kur Serbia po armatoset fuqishëm nga Rusia e Kina. Dhe shikojeni se cfarë force, cfarë diplomacie e cfarë demokracie  e cfarë strandardi kërkon perendimi per Kosovën  kur merret edhe me një urë në Kosovë:jo do hapet,jo nuk do hapet , jo po pritni tani apo pritni kur të vijë koha, jo duhet marrë lejë në Bruksel, jo po duhet biseduar me Serbinë e lloj -lloj  pallavrash të tjera.

Qeveria Kurti sot po i kryen më së miri detyrat e saj para shtetit e kombit, dhe këtë nuk mund ta mbulojnë  as hipokritët dhe djallëzorët  edhe as egoistët  nihilistë shqipfolës.

Kritikat e disa figurave politike opozitare në Kosovë të cilët  e kualifikojnë përpjekjen e qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Iber, si mjet për përfitime politike, përfitime momentale elektorale nuk janë gjë tjetër vecse përpjekje të dëshpëruara të të gjitha qeverive të para Albin Kurtit për t’i ikur dështimit total të tyre  në të gjitha fushat, dhe më kryesorja dështimit të tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të Kosovës.

Opozita në Kosovë ka degraduar në atë farë shkalle sa që më mirë është dakord që të ndahet Kosova, se sa që ta bashkojë Kosovën dhe që ta clirojë Veriun e saj Albini me qeverinë e tij.Aq egoistë dhe të lig janë edhe disa gazetarë e opinionistë nga Kosova kur njëri prej tyre arriti që të thoshte në nje televizion të  Tiranës se ai ishte dakord edhe sikur perendimi t’ia jep Prishtinën Serbisë nëse e donte këtë perendimi dhe iu lutej ndërkombëtarëve që ta heqin Kurtin si kryeministër. Kurse një politikan tjetër halabak nga Kosova triumfin e Albinit për bashkimin e Veriut dhe të shpartallimit të bandave serbe të Veriut i quante dështim të qeverisë Kurti. Vihet re një koordinim i opozitës dhe mediave të Kosovës me politikën dhe me mediat në Shqipëri në një koordinim kundër Albin Kurtit, kjo sepse i gjithë korrupsioni dhe politika korruptive e antipublike shqiptare si të parën  kanë vetëm interesat e tyre, dhe suksesin e Kurtit e shohin si kërcënim.

Edhe Kurti duhet që të afrojë pranë vetes edhe ata pak intelektualë patriotë nga Shqipëria që po e mbështeësin fort atë dhe sovranitetin e legjitimitetin e Kosovës, pra atyre pak intelektualëve që e mbështesin Kurtin, duhet që për të mirën kombëtare duhet që edhe Albin Kurti t’u jetë mirënjohës dhe  duhet që edhe ai t’i mbështesë ata, sepse Kurti sot ka nevojë për mbështetjen e intelektualëve dhe gazetarëve patriotë.

Dalja për zot interesave kombëtare me përkushtim dhe me përgjegjshmëri kombëtare nuk është politike dhe as elektorake por është detyrë kombëtare për të gjithë shqiptarët duke përfshirë patjetër edhe politikën. Mirëpo opozita kosovare e sotme e diskredituar thellësisht nga dështimet e saj në luftën kundër korrrupsionit dhe e kapur prej tij si dhe terësisht e dëshuar në mbrojtje të sovranitetit e legjitimitetit shtetëror të Kosovës po mundohen të sajojnë dicka fallco dhe sajesa e intriga anti Kurti, sepse për ndryshe nuk kanë si justifikohen se egzistojnë politikisht.

Po ua them shqiptarëve dhe politikës shqiptare se shkaku pse gjërat në Kosovë precipituan kaq rëndë në dëm të Kosovës  janë  pasojë e politikës së korrupsionit dhe të asaj servile karshi ndërkombëtareve të cilët besonin dhe shpresonin se duke kryer gjithcka cfarë i diktohej atyre  nga ndërkombëtarët, politika në Kosovë dhe ajo ne Shqipëri mendonin dhe mendojnë se do kishin mbështetje ndërkombëtare  për pushtetin e tyre dhe nuk mundonin për intersat kombëtare. Ndarja e Mitrovicës që është vepër e ndërkombëtarëve, por nëse politika Thaci-Mustafa-Haradinaj dhe ajo e Tiranës do të ishin sjellur kështu sic po sillet sot Kurti kurrë nuk do kishim sot këtë gjëndje në Urën ndarëse të Ibrit, nuk do u ishin dhënë troje të Kosovës as Maqedonisë, as Malit të Zi, as Manastirit të Decanit, nuk do kishte sot as Gjykatë Speciale por do kishte shtet funksional e  ligjor. Këtë shkrim timin të shkurtër po e bëj si debat me ata që janë kundër Kurtit,pasi Kurti nuk ka kohë të merret me ta, sepse ai dhe qeveria e tij  kanë probleme të shumta dhe madhore për të zgjidhur e të cilat ia lanë trashëgimi politika e vjetër e korruptuar dhe e dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat