Shteti ynë Kosova s’ka mbetur e as s’do të mbetet kurrë mbrapa apo vetëm, sepse i tëri është një- është UÇK

Opinione

Shteti ynë Kosova s’ka mbetur e as s’do të mbetet kurrë mbrapa apo vetëm, sepse i tëri është një- është UÇK

Nga: Sabahate Byci Më: 18 gusht 2024 Në ora: 22:38
Autorja Sabahate Byci

Është Unitet i Çmuar Kompatibel -Republika e jonë KOSOVA DARDANIA, që gjithqysh më në fund, në krye me një Presidencë dhe me një Qeveri përkatësisht me një kryeministër pas 22 vitesh-TË DREJTË (për të mos e harruar faktin se një dorë i ka pesë gishta dhe asnjëri me tjetrin nuk janë identik apo të njëjtë, dhe kjo vlen edhe për Presidencën e Qeverinë aktuale!) JO KORRUPT DHE JO KRIMINAL (përderisa 22 vite të periudhës së kaluar të kohës, gjithsesi s’duhet anashkaluar porse EKSPLICIT e me një DINJITET të madh duhet VLERËSUAR RESPEKTUAR e ÇMUAR VETËM UDHËHEQJA e Presidentit Doktor Ibrahim Rugova dhe assesi qeveria nën Presidencën e tij e kohës në fjalë.)- Dëshiroj që n’ konstalacion me Urën e ALBINIT gjegjësisht urën mbi lumin IBER në veri të qytetit tonë të bukur Mitrovicës së Shtetit tonë Mbret Kosovës si edhe me faktin e deklarimeve të shumta të ndërkombëtarëve dhe enkas pas deklarimit të Petar Stano, kalimtarit sikurse të gjithë kalimtareve të tjerë politik, të ashtuquajturit zëdhënës i BE-ja si dhe deklarimit të qeverisë Gjermane ta përdori një citat të një filozofi gjerman që thotë:

“DIE STÄRKSTE BRÜCKEN ËERDEN AUS STEINEN GEFALLENER MAUERN GEBAUT”

Citat: Andreas Tenzer.

“URAT MË TË FORTA NDËRTOHEN NGA GURËT E MUREVE TË RRËXUARA”!

Po ashtu edhe citatin e shkrimtarit Gjerman Idolit tim Zotërisë Johan Wolfgang von Goethe në lidhje me përdorimin e Autoritetit si deklarim në këtë rast të deklarimit të Petar Stano dhe jo vetëm, në lidhje me lëvizjen gjithëpërfshirëse të lirë mbi urën mbi IBËR ja citati;

“Autorität: Ohne sie kann der Mensch nicht existieren und doch bringt sie eben soviel Irrtum als Ëahrheit mit sich” - Johann Wolfgang von Goethe

“Autoriteti: Pa të njeriu nuk mund të egzistojë e megjithatë ai sjellë me vete po aq gabime sa të vërtetën”.

P.S. Të vlersuar ndërkombtarë atashe: Populli ynë Shqiptarë i Republikës sonë Kosovës i merr seriozisht si dhe permanent në konsideraatë kërkesat e juaja për INTEGRIM TË TGJITHA KOMUNITETEVE me 93% popullsi Shqiptare edhe të atij të komunitetit serb! Por JU LUTEM juve Atashe a po më tregoni?!

Si funksionon një gjë e tillë kur deklarimet e juaja vet bien në KONTRRADIKTË me vet kërkesat e juaja?!

Me kërkesat të cilat ju po i bëni pandërprerë, konkretisht në rastin lidhur me urën e Ibrit në veri të qytetit tonë të bukur të pagëzuar sipas politikanit dhe Intelektualit të nderuarit Zotëri REXHEP MITROVICA i lindur me 1887 në MITROVICË?!

Si ju lutem si?

Që atë të cilën po e kërkoni dhe dëshironi që nga mbarimi i luftës në Kosovë 1999 vite me radhë, pra INTEGRIMIN po e shkelni ju vet me të dy këmbët e juaja?!

A po me tregoni si të veprojë Qeveria jonë e cila momentalisht nga qëndrimet e juaja të llojit të tillë ka mbetur në modusin “STATUS QUO“?!

Dhe sikurse thotë një proverb e jona Shqiptare “ultimatumi” Politik në lidhje me atë urë -ZOTI gjithmonë i gazoftë kalimtarët e sajë;

“NUK BON HYP SE T‘VRAVA E ZBRIT SE T‘MBYTA“?! JOOO”.

Sabahate Byci Autore

18.08.2024 e Diel 15:00h

Gjakovë-Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat