Pas kundërshtimit nga BE për urën e Ibrit, është deputetja britanike, Alice Kearns që ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së që të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, dhe jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen.
Fokus i veçantë i saj ishte kritika drejt BE për mosveprimin ndaj Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiq dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Derisa BE luan me dy standarde, ende s’ka dënuar Serbinë për rastin në Banjë, derisa kritikon dhe paralajmëron qeverinë për sanksione për urën, s’mund të durosh këtë padrejtësi, siç e ceki deputetja Kearns.
Për këtë gjë duket se qeveria e Kosovës duket të jetë e vendosur për të hapur urën e Ibrit, pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë dhe hezitimit të miqve evropianë për të mbështetur një gjë të tillë. Të kujtojmë se vendosmërinë e qeverisë bazohet në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 në Bruksel me ndërmjetësim të BE. Për urën ka kundërshtime, presione, por nuk duhet dorëzuar, pas një kohe edhe presioni largohet e liria e lëvizjes mbetet.
Albini, nuk duhet të mposhtet dhe as të dorëzohet, sa më parë të hapet ura dhe qyteti të bashkohet. Nëse për asgjë tjetër, Albin Kurti do të kujtohet gjithmonë për bashkimin e qytetit, e rrjedhimisht edhe dhënies fund të ideve për ndarje të Kosovës. Ura të hapet tani, s’ka arsye për vonesë. Populli është me ty, Albin hape urën.