Nuk është aspak mirë që shoqëria të jetë shoqëri e vonuar , por shoqëria dhe kombi duhet të veprojnë në kohë. Dhe në pararojë të zhvillmeve moderne duhet të jetë elita kombëtare patriotike, politike, intelektuale, shkencore dhe mediatike të cilat duhet të veprojnë në kohë dhe duhet që të kenë parashikimin dhe vizionin për të ardhmen.
Deviza serbe ka qenë dhe është antishqiptarizmi, dhe të gjithë serbët jo vetëm në Serbi por kudo si shteti serb, akademia, shkenca, sporti, intelektualët, shoqëria, media, gazetat, gazetarët, televizionet si dhe kisha ortodokse serbe angazhojnë në maksimum të gjitha energjitë kundër shqiptarëve sot në mbrojtje të krimeve e genocidit serb , por edhe të bandave serbe në Veriun e Kosovës.
Dhe sa mjerim për politikën , intelektualët, akademinë, për mediat e intelektualët shqiptarë sidomos në Shqipëri të cilët rrinë kaq shumë indiferent për problematikat kombëtare, si sot p.sh. kur Kosova për mbrojtjen dhe konsolidimin e sovranitetit dhe të legjitimitetit shtetëror të saj po përballet jo vetëm me serbët e Serbinë por edhe me aleatët e saj si dhe me shumë diplomatë, politikanë, media dhe emisarë e kryetarë shtetesh perendimore.
Shqipëria gjithmonë shumë dhe tepër e vonuar për Kosovën.
Nuk është justifimim për politikanët, intelektualët, mediat e gazetarët shqiptarë të cilët deklarohen se jemi për gjithcka dakord me ndërkombëtarët dhe të presim p.sh. kur duan ata që të hapet Ura e Ibrit, por hapjen e saj duhet ta kërkojnë qeveria, shteti dhe gjithë politika shqiptare.
Ndërkombëtarët dhe shtetet e huaja, ata shohin së pari vetëm interesat e veta edhe kur të thonë mik e aleat, dhe ata i ndërrojnë aleatët sapo ndryshojnë interesat.
Së pari duhet të jesh me Kosovën , me të drejtën e saj legjitime dhe sovrane, duhet së pari të jesh për interesin kombëtar shqiptar.
Dhe aleatë të mirë e besnik janë ata që janë në anën dhe me të drejtën e shqiptarëve .
Sa keq për opozitën në Kosovë dhe për politikën, intelektualët dhe për mediat e Tiranës por edhe për ndërkombëtarët të cilët bien në kurthin e Beogradit kaq qorrazi e verbërisht, të cilët bëhen vegla të Beogradit dhe alarmojnë dhe helmojnë opinionin me rrezikun e hapjes së urës së Ibrit sikur ky fantarrezikim të ishte i përmasave të një rreziku të shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore.
Beogradi tashmë e din se kurrë nuk mund të kthehet në Kosovë,por ai manipulon dhe mashtron si gjithmonë ndërkombëtarët por fatkeqësisht që pre e këtij spekulimi ka rënë pre edhe opozita në Kosovë dhe Tirana politike, pasi Serbia propagandon idene së serbët e shqiptarët nuk mund të bashkejetojnë në shtetin e Kosovës gje me këtë Serbia synon dhe kërkon mbështetje nbdërkombëtare për ndarjen e Kosovës.Beogradi mashtron kështu edhe ndërkombëtarët dhe për këtë qëllim Serbia përdor serbët dhe i nxit ata që ta pengojë sovranitetin e brëndshëm të Kosovës dhe integrimin e serbëve, duke edhe i mbajtur ata nën presion që të braktisin institucionet shtetërore të Kosovës dhe pjesmarrjen e tyre në zgjedhje.
Hapja e urës së Ibrit nuk rrezikon as serbët dhe as ndërkombëtarët, dhe nuk kishte arësye pse edhe të mbyllej e të bllokohej kjo urë që është brënda territorit të Kosovës. Hapja e saj i shërben normalizimit të jetës në Veri dhe integrimit edhe të serbëve dhe të pakicve të tjera në shtetin e Kosovës, gjë për të cilën nuk kuptohet se përse këtë bëjnë sikur nuk e kuptojnë opozita në Kosovë,politika në Shqipëri si dhe ndërkombëtarët.