Bandat e armatosura kriminale serbe në Veri të Mitrovicës të dirigjuara nga Beogradi më 2-3 shkurt të vitit 2000 në praninë e KFOR-it francez dhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut i sulmuan familjet autoktone shqiptare duke vrarë dhjetëra, duke plagosur qindra shqiptarë dhe duke dëbuar nga shtëpitë e tyre 15 mijë shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Kjo është masakra më e madhe që shkatoi spastrim etnik të shqiptarëve autoktonë në Kosovë pas çlirimit të vitit 1999, që kriminelët serbë e kryen në Kosovë por që çuditërisht ndërkombëtarët e kanë lënë në heshtje?!
Sjelljet indiferente të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, e kanë inkurajuar Serbinë gjenocidale që të mos e pranojë as faktin që në vitet 1998/99 ka kryer gjenocid në Kosovë, përkundër ekzistimit të mijëra dëshmive dhe të më shumë se 400 masakrave të cilat janë incizuar e filmuar në dy mijë kaseta e CD.
SHBA, BE dhe NATO aktualisht po kërkojnë nga Kosova që të mos bëjë veprime siç i quajnë ato të njëanshme, por të koordinohet me partnerët perëndimorë. Kjo len të kuptohet që sipas ndërkombëtarëve Qeveria e Kosovës pa lejen se Serbisë gjenocidale të mos ndërmerr asnjë veprim qoftë kushtetues apo ligjor edhe pse politiuks ekspansioniste ka mbetur e njëjtë!
Alicia Kearns-deputete e Mbretërisë së Bashkuar, alarmoi me kohë se terroristët serbë përkundër pranisë së KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë po sjellin armatime nga Serbia dhe me auto ambulanca i fshehin nëpër ambientet e Kishave Ortodokse Serbe në Kosovë.
Këtë e dëshmoi sulmi terrorist serb vitin që shkoi te Manastiri Banjskë në Zveçan, ku policia e Kosovës pas zmbrapsjes së këtij sulmi terrorist konfiskoi disa autoblinda serbe dhe një sasi marramendëse armatimi dhe municioni, ndërsa SHBA dhe BE ende nuk e kanë sanksionuar Serbinë gjenocidale!
SHBA, BE dhe NATO, reaguan padrejtësisht edhe lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që automjetet e pakicës serbë që jeton në Kosovë të pajisen me targa të Kosovës, reaguan padrejtësisht edhe ndaj BQK-së e cila vendosi që valutë shtetërore në Kosovë të jetë euro, duke e përjashtuar dinarin serb, i cili në Kosovë futej në mënyrë të pakontrolluar dhe shkaktonte dëme të mëdha financiare, reaguan padrejtësisht edhe ndaj mbylljes së 9 njësive ilegale postare serbe në katër komunat në veri të Kosovës që vepronin pa licencë. Banka Qendrore e Kosovës në vend të këtyre filialeve serbë të paliçncuara tashmë ka hapur filialet e Kosovës ku serbët që jetojnë në veri të Kosovës të mund t’i kryejnë shërbimet e nevojshme.
Qeveria e Kosovës të gjitha këto veprime i ka ndërmarrë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, veprime që janë ndërmarrë me qëllim të shtrirjes së sovranitetit të Kosovës edhe në pjesën veriore, e cila tashmë 25 vite ka qenë oazë e grupeve kriminale ilegale serbë, bazë e kontrabandës dhe e krimit të organizuar nga Serbia gjeocidale.
Qeveria e Kosovës aktualisht e ka aktualizuar nismën për hapjen hapën edhe të Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, mbi bzën e vendimit të Kuvendit të Mitrovicës Veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel në vitin 2016, e që është dashur të zbatohet në vitin 2017.
Qeveria e Kosovës nëpërmjet firmave përkatëse ka bërë testimin teknik të kësaj ure si edhe rregullimin dhe sanimin e saj.
Këto veprime përgatitore për hapjen e kësaj ure, e cila wshtë në të mirën e tërë banorëve të Mitrovicës dhe më gjerë, kanë hasur ne reagime dhe kërcënime të shumta edhe nga SHBA, BE dhe NATO, duke e quajtur këtë vendim të dobishëm e të domosdoshëm për të gjithë, veprim të njëanshëm, bile duke shkuar aq larg që hapja e kësaj ure të diskutohet e vendoset vetëm në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, sepse sipas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier, ekzistuaka rreziku që serbët që jetojnë në Veri të Kosovës mund të reagojnë dhe t’i sulmojnë edhe paqeruajtësit e KFOR-it amerikan.
KFOR-i dhe EULEX-i nëse i frikësohen apo nuk dëshirojnë ta mbrojnë hapjen e Urës së Ibrit nga ndonjë sulm eventual të serbeve, këtë detyrë lirisht mund t’ia besojnë policisë së Kosovës, e cila din si të veprojë më së miri në raste të këtilla.
KFOR-i dhe EULEX-i do të ishin më të dobishëm që të vendosen në territorin e Serbinë gjenocidale prej nga vijnë kërcënimet dhe sulmet terroriste, sepse realisht pakica serbe në Kosovë nuk është e rrezikuar aspak qoftë nga Qeveria e Kosovës qoftë nga shqiptarët, por kjo pakicë serbe po manipulohet dhe keqpërdoret nga Serbia gjenocidale për qëllime ekspansioniste. Të gjitha deklaratat e Aleksandër Vuçiqit se gjoja pakica serbe në Kosovë na qenka e rrezikuar janë trillime propaganduese, të cilat për fat të keq i pranojnë SHBA, BE dhe NATO!
Me kundërshtimin edhe të hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullim të automjeteve, diplomacisë së SHBA-ve, të BE-së dhe NATO-s u ranë maskat dhe doli në sipërfaqe hipokrizia djallëzore karshi Kosovës viktimë dhe në favor të Serbisë gjenocidale.
Tani shtrohet pyetja pse SHBA, BE dhe NATO deri sot nuk e vunë në rendin e ditë masakrën dhe dëbimin e shqiptarëve autoktonë në Veri të Mitrovicës?!që e organizoi Serbia gjenocidale në vitin 2000 ndaj shqiptarëve autoktonë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen ne shtëpitë dhe pronat e tyre?!
Tentimi për zvarritjen e hapjes së Urës së Ibrit dhe propozimi që hapja e kësaj ure edhe përkundër marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin 2016 të rivendoset sërish në dialogun Kosovë Serbi, shpërfaq tradhtinë tinëzare të SHBA-v dhe të BE-së dhe synimin që edhe kësaj marrëveshje për Urën e Ibrit ‘t’i ngjitet ndonjë bisht shtesë, apo ndonjë gozhdë e Nasradiinit, sipas tekeve të Serbisë gjenocidaledhe hegjemoniste.
BE dhe SHBA e kanë në majë të gjuhës retorikën se gjoja dialogu Kosovë-Serbi na qenka i lehtësuar edhe pse tashmë në 13 vitet e kaluara ky dialog ka qenë i vështirësuar dhe përplot me nëpërkëmbëza vetëm e vetëm të favorizohet e të përkëdhelet Serbia gjenocidale!
SHBA-të punën e pare që duhet ta bëjnë është të kryejnë një spastrim rrënjësor dhe t’i shporrin nga diplomacia pro serbët Antony Blinken, Mathew Palmer, Gabriel Escobar, Christopher Hill e Jeffrey Hovenier.
BE-ja punën e pare që duhet ta bëjnë është të kryejnë një spastrim rrënjësor dhe t’i shporrën nga diplomacia Joseph Borrellin, Peter Stanon, Miroslav Lajçakun e të ngjashëm si këta.
Këta diplomatë të sipër theksuar janë kundërshtarë tinzarë të demokracisë amerikane dhe evropiane.
Bill Klinton-ish President i SHBA-ve i përkrahur edhe nga Madeleine Albriht-ish sekretare amerikane e shtetit në vitin 1999 e dha urdhrin që NATO të kryejë bombardimet 78 ditëshe ndaj caqeve okupuese serbe, që e detyruan soldateskeën e Serbisë gjenocidale të shporret nga Kosova, me çka erdhi liria e pavarësia e Kosovës.
George Ë. Bush-Presidenti i SHBA-ve e i dha mbështetje të fuqishme Kosovës që Kosova në vitin 2008 e shpalli pavarësinë.
Franca mike e Serbisë gjenocidale duke qenë në krah të Serbisë gjenocidale okupuese, e vendosi KFOR-in francez mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë me synim që këtu të vendoset kufiri që minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit t’i dhurohen Serbisë gjenocidale.
Franca me vendosjen e kufirit mbi Urën e Ibrit me arrogancën dhe dinakërinë tradhtare ç ‘njerëzorë shkeli mbi dinjitetin e më shumë se 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, dhunimin e 20 mijë femrave autoktone të pafajshme shqiptare, rrëmbimin e 1600 djelmoshave shqiptare nga shtëpitë shqiptare në Kosovë dhe shkeli mbi dinjitetin e Kosovës viktimë që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale e bënë shkrumb e hi Kosovën në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99.
Barak Obama-ish presidenti i SHBA-ve kreu mëkatin ndaj Kosovës duke e nxitur dhe imponuar dialogun famëkeq e të padrejtë Kosovë-Serbi, që tashmë 13 vite u dëshmua se është farsë dhe në favor të Serbisë gjenocidale.
Donald Trump-ish presidenti i SHBA-ve me aventurat e tij prej biznesmeni nisi ta pagëzojë me emrin e tij Liqenin e Ujmanit dhe ua vuri syrin minierave të Trepçës duke planifikuar ndarjen e Veriut të Kosovës. për t’ia dhuruar Serbisë gjenocidale.
Joe Biden-presidenti aktual i SHBA-ve i cili e njeh mirë gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe i cili paraprakisht si senator në SHBA ishte mbrojtës i flaktë dhe mik i Kosovës, çuditërisht pasi u bë president i SHBA-ve përveç letrave që ua dëgjoi Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiqit, e ndryshoi qëndrimin ndaj të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës dhe lejoi që Antony Blinken-shef i Departamentit Amerikan të Shtetit ta emërojë Gabriel Escobarin të dërguar special në Ballkanin Perëndimor, këtë pro rus me prejardhje kubaneze, si edhe lejoi të emërohen pro serbët Christophet Hill ambasador të SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hovenier ambasador të SHBA-ve në Kosovë, të cilët çdo ditë e më shumë me veprimet dhe retorikën e tyre po e kundërshtojnë çdo vendim që Qeveria e Albin Kurtit e merr mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve të saj më demokratike në Evropë në të mirë të të gjitha banorëve të Kosovës pa marr parasysh etninë e tyre.
SHBA dhe BE po shkelin mbi dinjitetin e viktimave shqiptare në Kosovë
Nuk mund të ketë drejtësi ndaj Kosovës dhe as demokraci të SHBA-ve dhe të BE-së, përderisa kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin lejohen ta udhëheqin Serbinë, ne vend që të jenë prapa grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë!
Nuk mund të ketë drejtësi ndaj Kosovës dhe as demokraci të SHBA-ve dhe të BE-së, përderisa kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime mizore në Kosovë jetojnë të lirë në Serbi!
Nuk mund të ketë drejtësi ndaj Kosovës dhe as demokraci të SHBA-ve dhe të BE-së, përderisa lejohet që Serbia gjenocidale ta mohojë se ka kryer gjenocid në Kosovë!
Nuk mund të ketë drejtësi ndaj Kosovës dhe demokraci të SHBA-ve dhe të BE-së, përderisa shkelet në dinjitetin e më shumë se 15 mijë shqiptarëve autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosovë, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave autoktone shqiptare. Nuk mund të ketë drejtësi ndaj Kosovës përderisa shkelet dinjiteti i 20 mijë motrave tona autoktone shqiptare që u shënuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale. Përderisa shkelet mbi dinjitetin e 1600 djelmoshave autoktonë shqiptare që u rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur!
SHBA dhe BE dhe NATO duhet të mendojnë seriozisht se tashmë kanë kaluar 25 vite dhe nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i hapën arkivat e luftës që ta kuptojnë më mirë gjenocidin e Serbisë në Kosovë!
SHBA dhe BE, duhet të mendojnë seriozisht se tashmë kanë kaluar 25 vite që kur u vranë dhe u plaçkitën mizorisht nga policia serbe në vitin 1999 vëllezërit, Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi shtetas të SHBA-ve dhe ende nuk e kanë detyruar Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorin e ngushte të kriminelit Sllobodn Millosheviq që ta zbardhën vrasjen e vëllëzërve Bytyqi!
SHBA dhe BE, duhet ta pyesin veten, nëse kanë familje, fëmijë, e farefis dhe të mendojnë me shpirt njeriu se çfarë mëkati po kryejnë ndaj Kosovës viktimë, ndaj Kosovës së vrarë, të masakruar e të dhunuar, mëkat për të cilin Zoti Krijues do domosdo t’i godasë kokës?!
SHBA dhe BE, nga Kosova viktimë kërkojnë gjithçka, ndërsa nga Serbia gjenocidale nuk guxojnë të kërkojnë asgjë dhe nuk po e kritikojnë dhe sanksionojnë Serbinë gjenocidale për të gjitha mospërfilljet që po ua bën, edhe pse e dinë se Serbia gjenocidale është shkaktare e tërë situatave agresive e sulmuese në Veri të Kosovës?!
SHBA dhe BE, po e kritikojnë dhe e sanksionojnë Kosovën viktimë, po e kritikojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, i cili po i zbaton Kushtetutën dhe ligjet në Kosovën që janë më demokratike në Evropë, e që janë në të mirë të tërë banorëve të Kosovës pa dallim etnie!
SHBA dhe BE nuk po e kritikojnë dhe as sanksionojnë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Alekandër Vuçiq, që nuk po i përfillin për asgjë, por vetëm po i shfrytëzojnë financiarisht, duke mos i vendosur tashmë 3 vite sanksione Rusisë gjenocidale si tërë Evropa dhe bota e civilizuar!
SHBA dhe BE dhe NATO po e tolerojnë Serbinë gjenocidale që po i forcon gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, dhe synon për tu bërë anëtare edhe e BRICS-it, ku janë Rusia Kina, India, Koreja e Veriut, Irani, Afrika e Jugut dhe Brazili, që janë armiqtë tuaj të përbetuar!
SHBA, BE dhe NATO çuditërisht dhe padrejtësisht po e favorizojnë Serbinë gjenocidale, edhe pse Kosova viktimë është besnike dhe e palëkundur pro amerikane e pro evropiane!