I respektuar z. ambasador pse po i jepni aq “zor”?

Opinione

I respektuar z. ambasador pse po i jepni aq “zor”?

Nga: Dedë Preqi Më: 22 gusht 2024 Në ora: 17:54
Autori Dedë Preqi

Ambasadori i SHBA-ve , në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, paralajmëroi qeverinë e Kosovës, që të përgatitet për një zhgënjim të pa pritur, duke iu kundërvënë edhe kryeministrit Albin Kurti, që do të thotë se, ky vend duhet të përgatitet për një vajtim para tragjedisë që mund të ndodh.

Sikur z. Ambasador po i paraprinë një tragjedie të tillë, të cilën ambasadori po e thotë, që populli i Kosovës, nuk ka dijeni dhe informacion, dhe i cili nuk është në gjendje me e kuptua se për çka bëhet fjalë dhe pse ka ardhur deri në këtë gjendje të kësaj krize.

I respektuar ambasador i SHBA-ve, z. Jeffrey Hovenier, kur ndodh një gjë e pa pranueshme në mesin e kësaj shoqërie kosovare dhe në dëm të shumicës, nuk përgjigjet askush dhe nuk dënohet shkaktari i saj, sikur në rastin e Banjskës, që krimineli dhe udhëheqësi i kësaj organizate terroriste Milan Radoiçiq dhe bashkë terroristët tjerë serb sot shëtisin të lirë dhe pa u ndëshkuar fare.

Deri më sot ka energji të pa përgjegjshme të kësaj natyre, që veprojnë në kuadrin e pa përgjegjësisë dhe të një organizimi të fshehtë, ku vlerat njerëzore janë të çrregulluara dhe të organizuara gabim, të cilat nuk qojnë në drejtimin e duhur, që historinë e perceptojnë si lojë e të fortëve, dhe përpjekje për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë së krimeve dhe gjenocideve ndaj popujve të pa fajshëm.

Duket se në këto momente ekziston çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër, në mes pjesës jugore dhe veriore në Mitrovicë, e cila urë ka mbetur e mbyllur për lëvizjen e lirë të njerëzve me automjete, që mbas luftës dhe deri në ditën e sotme, që do të thotë se përmes kësaj ure dikush e ka planifikuar ndarjen e kësaj pjese në baza ndëretnike në mes shqiptarëve dhe serbëve.

I respektuar z. Ambasador i SHBA-ve, po u drejtohem ekselencës së juaj, sepse ju jeni ndër ata që po e ngrisni zërin më së shumti dhe ju takon të merrni përgjegjësinë për një rast të tillë, i cili ka marrë hapësirë në gjitha mediat dhe lajmet e botës, sepse nuk po hapet një urë kaluese në mes dy popujve, të cilët i takojnë një shteti dhe vendbanimi të përbashkët, kjo nuk ekziston kurrkund në botë.

Zotëri ambasador i SHBA-ve, z. Havinier, a e keni llogaritur ju se një rast i tillë mund të ndodh edhe dikund në vendin tuaj, apo diku tjetër, që të ndalohet kalimi i njerëzve me automjetet e tyre nëpër një urë kaluese, që shkëmbehen marrëdhënie normale ndër njerëzorë pa dallim në një vend dhe shtet të njëjtë të lirë dhe demokratik, apo në këtë shtet nuk ekziston një ligj i përgjegjshëm, që zbaton rregullat ligjore dhe kushtetuese.

Pse sot mbas 25 vitëve të çlirimit të Kosovës, nga robërimi dhe shovinizmi i Serbisë kriminale dhe gjenocidiale, po kthehet në të njëjtën kohë, dhe po bëhet gjithnjë më e theksuar koncepti i lojërave të saj, që për të, nuk ekzistojnë normat e lirisë dhe të drejtat njerëzore, por vetëm nevojat e interesave dhe përfitimeve politike dhe strategjike.

Në konferencën e fundit të firmosjes së Grantit të USAID-it, për Kosovën, që u nënshkrua me presidenten e Kosovës, z. Vjosa Osmani, për të cilin u jemi shumë, shumë mirënjohës për kontributet e këtij vendi, por presidentja u ndje shumë e ngushtuar, kur ju z. Ambasador e paralajmëroni qeverinë e këtij vendi dhe veçanërisht z.AlbinKurti, se Kosova, gjendet para një situate tragjike, nëse nuk tërhiqet nga hapja e urës mbi lumin Ibër, që ndoshta vetëm ju z. Ambasador e dini më mirë se çfarë tragjedie do ti ndodhte këtij vendi dhe populli, sepse po e hap një urë kalimi në vendin e vet.

Zotëri ambasador Hovenir, sikur jeni duke i dhënë gaz asaj makinës tuaj, të cilën po e mundoni më shumë se që duhet, sepse deri më tani një rrol të tillë e kishte ambasadori Hill, në Beograd, por ai pushoi, sepse e pa edhe vetë se po i jepte gaz pa nevojë dhe tani në vend të tij, e keni marrë ju rrolin për ti mbrojtur kriminelët e Beogradit.

Besojmë se do të gjindet një rrugë mirëkuptimi përballë kësaj situate, që Bashkësia Ndërkombëtare dhe SHBA, po e paraqesin si rrezik hapjen e një ure kalimtare për popujt e këtij vendi, dhe planet e dëshirat e Vuçiqit, dhe Beogradit, do të plotësohen, sikur deri më tani, në dëm të një populli të pa fajshëm, i cili për lirinë e qenies së vet po sakrifikon në çdo hap dhe kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat