Politikanët e korruptuar janë arsye që shqiptarët largohen nga atdheu

Opinione

Politikanët e korruptuar janë arsye që shqiptarët largohen nga atdheu

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 gusht 2024 Në ora: 19:58
Autori Faton Mehmeti

Shqiptarët janë qenë dhe janë të lidhur shumë me atdheun, siç ndodh rëndom që lidhja e njeriut me atdheun dhe vendin e tij është një çështje e rrënjosur thellë në shpirt. Atdheu është vendlindja, është vendi i jetës, vendi i adhurimit, vendi i pasurisë dhe i mallit, vendi i krenarisë. Ndërkohë, njeriu është frymori më i shenjtë dhe më i vlefshëm në jetë.

Lidhja e njeriut me atdheun bëhet më e fortë në momente të vështira, kur ai (atdheu) është në rrezik nga pretendimet e armiqve, që historikisht ne shqiptarëve na ka përcjellë. Fatmirësisht kombi shqiptar gjithnjë ka pasur njerëz të ndritur, të cilët i gjenden atdheut në momentet kritike të tij. Mirëpo të njëjtit kur u shndërruan në politikanë u zhvlerësuan nga çdo virtyt njerëzor dhe kombëtar duke u futur në rrugën e gabuar.

Qytetarët e Kosovës u detyruan të iknin nga qeveritë e kaluara të cilët vodhën të ardhmen e tyre, në vend se të bënin të kundërtën e asaj që kanë bërë, ata kishin miratuar një rezolutë kundër emigrimit, e cila jo vetëm shkel të drejtat e njeriut, por edhe e komplikon situatën më shumë. Situata në Kosovë në periudhën nga paslufta e për 20 vjet tutje na kujton romanin e Hygosë, “Njeriu që qesh”.

Ky roman, është një vepër pak e njohur, në të cilën shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Në këtë roman autori paraqet korrupsionin te klasa politike, ku dashuria e pastër dhe e dëlirë, lakmia për prestigj, luksi si hobi – të gjitha këto pasione, janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shohë më tutje, por vetëm qesh me fatkeqësinë. Finalja tragjike e romanit nuk e pakëson besimin në çlirimin e ardhshëm të njerëzve të shtypur, sepse në anën e heronjve mbetet forca e pathyeshme e drejtësisë morale.

Tani që situata është ndryshe me personazhe tjera, qytetarët e Kosovës janë viktima të politikanëve të korruptuar që kanë vjedhur edhe në varreza dhe kudo tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat