Wilam Burns, drejtor i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës Amerikane,pas Bosnjës dhe Serbisë e vizitoi edhe Kosovën,ku edhe buajti një natë që është shprehje e fuqishme e miqësisë dhe e fisnikërisë njerëzore, sepse mysafiri i mirë e ndjen mikëpritjen e ngrohtë dhe flen te miku i besueshëm.
Kjo u dha flakareshë të gjithë manipulatërëve,trilluesve dhe intrigantëve,të cilët nuk duan ta shohin Kosovësn si partnëre më besnike dhe strategjike me Amerikën.
Vizita e z.Wiliam Burns në Kosovë dhe takimi i tij me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti dëshmoi se për SHBA-të udhëheqës legjitimë dhe gardianë të pavarësisë së Kosovës janë vetëm Vjosa Osmani dhe Albin Kurti,ndërdsa opozita tradhtare dhe e korruptuar e pa edhe kësaj here se ku e ka vendin dhe se përfillet vetëm nga armiqtë e Kosovës.
Vizita e z. Wiliam Burns në Bosnjë, në Serbi dhe sidomos në Kosovë në këto rrethana gjeostrategjie të tendosura në botë, e dha mesazhin dhe interesin e palëkundur të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Disa gazetarë, analistë dhe opinionistë pro opozitës mjerane që edhe lulet më të bukura të Kosovës ju duken therra, nuk nguruan, që kësaj vizite kaqë të rëndësishme për Kosovën, lirinë, pavarësinë, sovranitetin e paqen, t’ia shpifin debatin qesharak pse zoti Wiliam Burns gjatë takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin e paska mbajtur dorën e majtë në xhep. Hajde marrëzi hajde!
Kjo vizitë kaqë e rëndësishme për Kosovën, mjerisht nga disa gazetarë, analistë, dhe opinionistë që janë pro opozitës tradhtare e mjerane nuk po shikohet në aspektin e rëndësisë dhe të mesazhit të kësaj vizite, por shikohet nga aspekti i xhelozisë patologjike që kanë ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Këta qëndrime xhelozie të disa gazetarëve, analistëve dhe opinionistëve në Kosovë përputhen plotësisht me thënien filozofike popullore shqiptare, që thotë se “Njeriut mos ia shiko gunën, por shikoja punën”.
Disa gazetarë ,analistë dhe opinionistë pro opozitës tradhtare mjerane në Kosovë, u përpoqën të hamendësojnë dhe spekulojnë edhe se ç’është diskutuar në takimet e z.Wiliam Burns me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe me Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës.
Është rregull diplomatik që gjatë këtyre vizitave që kanë peshë, rëndësi dhe ndjeshmëri të madhe strategjike nuk lejohen të jenë të pranishëm gazetarët apo nuk jepen prononcime para gazetarëve, apo edhe nëse jepet ndonjë lajm për gazetarët bashkëbiseduesit paraprakisht dakordohen se çfarë informata duhet tu jepen gazetarëve.
E tërë kjo tregon se të vërtetën se çka është biseduar në takimet e z. Wiliam Burns në Prishtinë e dinë vetëm Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe përfaqësuesit e Shërbimit të Inteligjëncës së Kosovës që paten takim me z.Wiliam Burns, duke mos përjashtuar edhe ndonjë përfaqësues që është dashur të jetë i pranishëm në këto takime.
Të shpresojmë që në këto takime në Kosovë, z. Wiliam Burns u ka thënë bashkëbiseduesve se SHBA-të janë përkrah Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë vigjilente ndaj provokimeve hegjemoniste të Serbisë dhe Rusisë.
Nga sa u informua në mediat e Bosnjës, vizita e z.Wiliam Burns në Sarajevë ia dha paralajmërimin e merituar Millorad Dodikut të Republika Serpska se nuk do të lejohet ndarje nga Bosnja.
Mediat serbe këtë vizitë të Wiliam Burns në Beograd e mbuluan me heshtje. Aleksandër Vuçiq-presidenti i Serbisë vetëm sot më 24 gusht, disa ditë pas vizitës e konfirmoi se është takuar me z. Wiliam Burns.
Do të dëshironim që mesazhi i z. Wiliam Burns drejtuar Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Alekandër Vuçiq të ishte, Kosovën kush guxon ta prekën do ta shkatërrojë veten!