Pyetje dhe përgjigje Petar Bogojevskit

Opinione

Pyetje dhe përgjigje Petar Bogojevskit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 gusht 2024 Në ora: 22:49
Autori Sulejman Mehazi

Si nuk e ka të qartë shoveni, Petar Bogojevski, ndonëse Bullgaria ia mohon kombin dhe gjuhën maqedonase, e neve shqiptarëve na sulmon?

E pyesim shovenin, Petar Bogojevskin, sinqerisht e pa farë urrejtje ndaj kombit të tij maqedonas?

- Gjatë krijimi të Maqedonisë maqedonasit i  pyetën shqiptarët, se a do të na pranoni kombin tonë?, ne shqiptarët ju thamë, po;

- Gjatë luftës sê 2001 maqedonasve ju thamë, a e doni marrëveshjen e Ohrit që ju të jeni shumicë e ne shqiptarët pakicë?, thanë po;

-Pastaj ju thamë maqedonasve, se a doni që gjuha shqipe të jetë 20%-she e gjuha maqedonase 80%-she, thanë po;

- Pastaj me marrëveshjen e Prespës ju thamë maqedonasve, se a doni deputetët shqiptarë ta zgjidhin problemin e emrit tuaj me Greqinë nga Maqedonia në Maqedoni Veriore?, thanë po;

- Pastaj shqiptarët ju thanë maqedonasve, se a doni që me ndihmën e partive shqiptare t'ua sigurojmë shtetin e RMV-së me anëtarësimin në NATO?, thanë po;

- Tani ju themi maqedonasve se a doni me ndihmën e shqiptarëve ta zgjidhni problemin e kombit e gjuhës suaj me Bullgarinë me propozimin e Makronit për t'u anëtarësuar  RMV-ja e juaj dhe e jona në BE?, për fat të keq të gjitha të mirat tona shtetërore shoveni Bogojevski i ka harruar dhe në vend që të pajtohet me shqiptarët e me propozimin francez ky marrëzisht na shanë, ofendon dhe na urren tmerësisht neve shqiptarëve. Bullgaria i mohon maqedonasit, kurse shoveni Bogojevski ofendon, nënçmon e na sulmon neve shqiptarëve.

I themi shovenit Bogojevski, kurrë s'keni parë një të keqe nga shqiptarët, por ju i keni mbushur me të këqija shqiptarët me mosfutjen e gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV, shqiptarët i keni futur në rangun e pakicave të romëve, turqëve, serbëve etj., keni mbushur burgjet me shqiptarë, keni vrarë shqiptarë sa keni dashur vet: Brodec, Luboten, Sopot, Kumanovë, Shkup etj.

Me gjithë këto padrejtësi e të këqija që na keni bërë, ne, përsëri ju përkrahim për shkak se nga vetë ju i kemi përjetuar këto sulme e padrejtësi, ua njohim psikologjinë e shpirtit tuaj identitar, gjuhësor, kombëtar e shtetëror. Sikurse ju që silleni me popullatën shqiptare në RMV,  ashtu sillen bullgarët me ju, prandaj ju kuptojmë mirë e ju përkrahim sinqerisht.

Si nuk e mendon shoveni maqedonas Bogojevski se fjalori i tij nacionalist do ushqejë edhe shqiptarët për të kërkuar edhe ata të drejtat kushtetuese për një asociacion të llojit të Republikës Shqiptare që me përqindje do jetë shumë më e madhe sesa asociacionet 4% serbe në Kosovë.

Nëse për një grusht të vogën 4% në tërë Kosovën gjuha serbe është zyrtare edhe në vendbanimet ku nuk ka kokë serbi, pse edhe në RMV gjuha shqipe mos të jetë zyrtare me 30% të popullsisë? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat