Prishtina po lulëzon!

Opinione

Prishtina po lulëzon!

Nga: Nuha Zolufi Më: 26 gusht 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Me ardhjen e Perparim Ramës si kryetar i Prishtinës, qyteti kishte filluar të merrte pamjen e qyteteve evropiane, me hapësira, parqe, rregullime dhe nënkalime. Perparim Rama, si duket, erdhi si shpëtues për banorët e Kalabrisë dhe Emshirit, pasi për vite të tëra banorët e Emshirit kishin vuajtur nga era e keqe që sillnin ujërat e zeza nga lumi që vjen nga Spitali dhe përshkon lagjen.

Afër lumit është edhe shtëpia ime e ndërtuar me material të fortë dhe me plan gjerman. Tani që rruga ka filluar të rregullohet dhe lumi të mbulohet, shtëpia ia shton bukurinë asaj lagjeje pranë rrugës së asfaltuar.

Shtëpinë e kam ndërtuar në vitin 2008 (vitin e Pavarësisë), dhe në balkonin e katit të dytë, në gilindera, shkruan: "RAVARËSIA 2008"! Sa vite mbush Pavarësia e Kosovës, aq vite mbush edhe shtëpia ime në Emshir! Edhe pse me vonesë, prapë, Perparim Rama po e lulëzon Prishtinën. Atëherë, afër po ndërtonte edhe një shkollë fillore, ku do të përfshinte 700 nxënës të lagjes dhe përreth.

Sado që Tirana ishte ndërtuar, Prishtina kishte një gjallëri të madhe, mall sa të duash dhe gjithçka që doje e gjeje. Sa herë që vij në Prishtinë, shtëpia ma kujton Pavarësinë, për të cilën u flijuan shumë njerëz dhe që shumë prej tyre vdiqën me mall për ta parë Kosovën e lirë dhe të pavarur!

Me mbulimin e lumit, banorët e lagjes nuk do të jetojnë më nën ankthin e rrezikut nga një epidemi nga ato ujëra të zeza që kundërmonin erë të keqe helmuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat