A është lufta speciale në Kosovë më agresive tani apo ishte para lufte?

Opinione

A është lufta speciale në Kosovë më agresive tani apo ishte para lufte?

Nga: Milazim Maraj Më: 26 gusht 2024 Në ora: 18:51
Milazim Maraj

Në shumë raste duket të jetë shumë më burimore, shumë më e financuar dhe e sofistikuar, shumë e shpërndarë në të gjitha poret e jetës së shqiptarëve, kundër shqiptarëve sipas projekteve ruse dhe serbe. Kjo është një luftë para se cilës duket së janë përkulur të gjitha subjektet politike.

Dikur kësaj lufte i përballonte LDK dhe PSHDK si parti më vonën si qeveri nën okupim. Sot, po të gjitha janë të heshtura, duke rënë në grackën e klientelizmit. Tani janë ngritur në këmbë ish udbashët me tregimin e gjëja spiunëve nga AASHK, Institutin i Albanologjik, Institutin i Historisë, Universiteti i Kosovës etj dhe nëse kjo do të i ketë sukses do të vazhdoj deri në çerdhet e fëmijëve edhe pse atëherë kishte shumë pak. Këto lista vazhduan të shpjegohen edhe të burgosurit politik.

Por shumë nga emrat e agjentëve të UDB nuk përmendën fare sikur ka edhe ata që nuk janë fare, madje edhe ata që më shumë përgjegjësi kanë mbrojtur nxënësit shqiptarë nga njësit speciale serbe-Jugosllave.

Po të u besohet kësaj klike që edhe sot është aktive, madje hiq më pak se në kohën për të cilën flasin, del se në Kosovë nuk ka pasë atdhetarë të edukuar dhe të ngritur që dinë të orientojnë politike çlirimtare të Kosovës,që edukojnë student që nuk pranojnë padrejtësi, që edukojnë nxënës që nuk ndalën para taksave serbe, por këtë e paskan bërë këta nga UDB. Ju njohim; nuk na keni bindur atëherë dhe nuk po na bindni as tani do të ishte mirë tani të pushoni nën peshën e gabimeve tuaja.

Pajtimi i gjaqeve është kryer një herë dhe përgjithmonë, ju tani po kërkoni edhe njëherë të riinstaloni hasmëritë në mes të shqiptarëve. Pas lufta u përcoll më peripeci jo shumë më të vogla se paralufta.

Filluan me lista për aktivistet e LDK-së. Shumë u vranë, disa u plagosën, disa mbetën më nevoja të veçanta tërë jetën, por nuk u zbuluan deri tani. Këta të vrarë ishin veprimtar dhe luftëtarë për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Filluam më Lista famshme për gradime në gjeneral që nuk ishte fare reale e as e vërtetë, pësuam vite të tëra më ata që nuk dinin çka është ushtria.

U anashkaluan akademiket ushtarak shqiptarë që bënë luftë profesionale përkundër pengesave nga elementet që bënin luftën speciale në Beograd -Tiranë kundër ushtrisë dhe shtetit të Kosovës. Por pranuan këto posta si ”kompromis” që të pajtohen më Amerikën ani pse nuk e deshën, duke e tradhtuar kështu Fatos Nanon.

Pasuan listat tjera të veteranëve të luftës dhe ky numër u ngrit nga 13.500 në 60.000. duke ua marrë kafshatën e gojës veteranëve të vërtet të cilët nuk arrijnë të i sigurojnë as barnat për një muaj, më ato 170 euro që u jap shteti për të cilin kanë luftuar dhe kanë deponuar jetën e tyre. Shumë veteran bën vetëvrasje pas lufte duke mos arritur të u përballojnë kërkesave elementare të familjes, as për të arsyetuar vetën për sakrificën e tyre dhe të familjes së tyre. Shumë veteran u kthyen në shtetet e perëndimit prej nga erdhën për ta çliruar vendin pas lufte u kthyen atje dhe nuk aplikuan për të mos e ngarkuar buxhetin e shtetit të vet.

• Vazduan listat e të burgosurve politik në kohën kur për dhimbje dhe respekt që kishte populli ndaj këtyre, këta të burgosur fituan votën e popullit dhe ishin mjaftueshëm në Kuvendin e Kosovës për ta votuar (dëmshpërblimin) për burgun që e mbajtën, dikujt i kishte rënë ndërmend të komprometojë edhe këtë kategori ani pse nuk ishte dëmshpërblim.

Këto lista i kishin të gatshme, ata që i bënë në vitet e 80-ta,për nacionalistë, ata që i lexonin në mbledhje të PKJ dhe LSJ për të leçitur nga fshati e lagja, kishte edhe lista që i kishin hartuar për ata që shkonin familje, pas leçitjes që nuk e respektonin vendimin e partisë.

Kjo listë e të burgosurve u bë edhe më tragjikomike, në listë ishin ata që ishin burgos me ata që i kishin burgos, duke filluar nga Komiteti i Partisë Komuniste në Kosovë duke përfshirë edhe kryetarin e Komitetit e tutje. Këtu të burgosurit tonë harruan për një moment idealin e tyre për Republikën e Kosovës, në listë u futën bashkë me ata që donin Autonominë e vitit 1974 dhe ishin më këmbëngulje kundër Republikës, kundër atyre shkronjave (KR) Kosova Republikë për të cilat shumë njerëz pësuan.

Për të kundërshtuar këtë Republikë për të cilën vëllezërit e tyre derdhën dhe derdhnin gjak, përdorën çdo masë; diferencime, largime nga puna, leçitje, burgosje, vrasje nëpër bugje, në fund edhe njësitë speciale të Jugosllavisë për të vrarë dhe shtyp shqiptarë e të pa fajshëm dhe duar thatë, për të i shtypur nxënës, student, pastaj për të i helmuar 7400 nxënës shqiptarë në shkolla. këtë listë nuk aplikuan të gjithë të burgosurit politik. Arsyetimi i tyre ishte ky: po të padiste Kosova Serbinë që na kishte burgosur në ndonjë gjykatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe atë, ta fitonte, do të aplikonim me faqe të bardh. Por nga buxheti i Kosovës nuk duam para nga se shqiptarët nuk kishin shtet dhe nuk na kanë borxh. Kosova nuk ka buxhet për të ngritur institucionet e duhura për shtetin tonë.

• Pas lufte burim shumë antishqiptarë doli edhe BIK, atëherë ishte bashkë më popullin e vet. Kurë kishte në krye Dr. Rexhep Boja, që shkonin bashkë me Dom Lush Gjergjin, të gjithë hoxhët dhe priftërinjtë shqiptar ishin bashkë në pajtim të gjaqeve dhe kudo në aktivitete humanitare, në të mirë të kombit të vet. Ishte kjo kohë kur hoxhë Sadri Zekaj mbante lartë flamurin shqiptarë edhe pse i përgjakur nga policia kriminele serbe.

Sot nga BIK vlerësohet një serb i konvertuar në islam me i mirë së çdo shqiptarë që është i kësaj feje. Sipas këtij pohimi fare pa logjikë; shqiptarët duhet të behën serb për të u bë islam të mirë. Serbia pretendon që përmes kishave tona ortodokse të okupuara dikur ta okupojë përsëri Kosovën; BIK nuk behët i gjallë për këto veprime!? ndërsa tepër agresiv ndaj Kishës Katolike edhe pse kjo është kishë shqiptare, në të cilën besojnë vëllezërit tonë. Feja tani ka marrë rrugën e dreqit.

Pretendon të realizoj projektin e AASHS. Që kurrizin e nacionalizmit shqiptarë ta thyejnë me islamizëm. Pra BIK, punon sipas misionit të Dudiqit, që në Xhaminë e ndërtuar mbi varrezat e dëshmorëve shqiptarë të rënë në vitin 1912, në luftë kundër ushtrisë turke. Ky misionar pro rus e pro iranian haptas tregon se programi i tij është për të islamizuar shqiptarët. Ai tregon së nuk është shqiptarë por sllav dhe ju flet serbisht. Madje dy ditë më vonë pritet në Serbi nga krimineli Vuciq.

Luftë tjetër behët kundër historisë së popullit shqiptarë. Pse ju pengon kultura e juaj shqiptare, humanizmi shqiptarë, cilësia e jetës së të parëve tuaj,të arriturat e shqiptarëve në shkencë, në art, në punë, nga bota lavdërohen për guxim dhe shumë cilësi. Bota e pranon gjuhën shqipe si nënë të gjuhëve indoevropiane pse ju që flisni këtë gjuhë të ëmbël e urreni, nuk e flisni. Zoti i do shqiptarët por nuk ju do juve që përbuzni dashurinë zotit duke bërë argatin e dreqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat