Pse shefi i CIA-së amerikane William Burns vizitoi tri vendet e Ballkanit perëndimorë?

Opinione

Pse shefi i CIA-së amerikane William Burns vizitoi tri vendet e Ballkanit perëndimorë?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 26 gusht 2024 Në ora: 20:30
William Burns

William Burns është drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (Central Intelligence Agency-CIA) amerikane, e themeluar në vitin 1947 nga presidenti Harry Truman, e cila merret me zbulimin, marrjen, tubimin dhe analizën e informacioneve për qeveritë e huaja, organizatat e ndryshme dhe ato terroriste, për personat e veçantë, etj., dhe e cila vepron si "dorë e fshehtë" e shtetit në organizimin e operacioneve të fshehta, përfshirë sigurinë personale të presidentit amerikan.

Selia qendrore e CIA-s gjendet në Washington, D.C. e që është pjesë e Sistemit shtetëror të zbulimit amerikan, që udhëhiqet nga drejtori i zbulimit kombëtar (Director of National Intelligence-DNI, në krye të cilës aktualisht gjendet diplomati me karrierë të gjatë, z. William Burns, i emëruar në këtë post në vitin 2021 nga presidenti aktual, Joseph Biden, si dhe i zgjedhur unanimisht nga Senati amerikan.

William Burns ka shërbyer si zëvendës-sekretar i shtetit kur znj. Hillary Clintonin ishte nënkryetare e shtetit, ka shërbyer si ambasador në Jordani (1998 – 2001), në Rusi (2005 – 2008), ndërsa në pension doli në vitin 2014 pas një karriere 32-vjeçare. U lind më 11 prill 1956 në Fort Liberty, Karolina e Veriut, ka studiuar historinë në Universitetin La Salle, ndërsa ka doktoruar në Oksford në vitin 1981. Ka shkruar librin me kujtime, “The Back Channel: Memoir of American Diplomacy and the Case for It-Renewal” në vitin 2019, siç ka marrë edhe shumë çmime dhe mirënjohje ndërkombëtare. Është i martuar me Lisa Carthy, një ish-diplomate dhe zyrtare e lartë e OKB-së, dhe kanë dy vajza, flet gjuhën angleze, frënge, ruse dhe arabe.

E bëra këtë hyrje të shkurtër rreth biografisë dhe karrierës së tij të pasur, prej një diplomati dhe figure të shquar politike në Amerikë, për faktin, sepse kur një zyrtarë kaq i lartë amerikan dërgohet për vizitë jashtë shtetit, posaçërisht si z. William Burns, nga posti i shefit të CIA-s, në duar te të cilit gjendet siguria nacionale dhe shtetërore e Amerikës, pa asnjë dyshim, se kemi të bëjmë me një mision të veçantë diplomatik, një detyrë të rënd si dhe situatë komplekse në Ballkanin perëndimorë, e cila, shikuar nga aspekti i politikës amerikane, pa dyshim se kjo përbën interes nacional për SHBA-të

Unë mendoj se vizita e z. W. Burns në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, ka bartur me vete disa shkaqe dhe faktorë, të cilët e kanë shtyrë që ai personalisht të vije në vendin e ngjarjeve, ose, ka qenë i ftuar nga ambasadorët e vetë në këto tri shtete, dhe atë për arsye të caktuara, ose rajoni i Ballkanit perëndimorë ka qenë në agjendën e Agjencisë që ai udhëheq, si një pikë ku situata ka disa vite që po vlon, kryesisht për shkak të politikës fashiste të Serbisë në rajon, siç ishte “Sabori gjithserb”, ku “elitat” serbe morën disa vendime nacional-fashiste, siç është krijimi i “Botës serbe”, e që paraqet rrezik potencial ndaj Bosnjës dhe Kosovës, dhe jo vetëm. Pra, kjo situatë e brishtë shumë shpejtë mund të shpërthen në konflikt rajonal, qoftë në Republika Srpska, për shkak të tentimit të saj për shkëputje nga Federata e Bosnjës, qoftë në veri të Kosovës, për shkak të tentimit të saj për ta okupuar ushtarakisht, me qëllim për t’ia bashkëngjitë pastaj Serbisë.

Pra, përveç lojës perfide të regjimit të Beogradit në krye me racistin A. Vuçiq; mirë me Perëndimin, edhe mirë me Rusinë, pranë shtrirjes së ndikimit gradual rus në Ballkan, mendoj se zyrtarët amerikan kanë qenë të vetëdijshëm për këtë rrezik potencial, mbase edhe do ta kenë kuptuar, se hegjemonia serbe ndaj territoreve të Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, jo që nuk ka pushuar, veçse e njëjta është në mobilizim e sipër, që në një moment të volitshëm ta ndezë edhe njëherë luftën në Ballkan, duke sulmuar këto tri shtete ushtarakisht, krejtësisht me synimin dhe prapavijë djallëzore të ndryshimit të kufijve në Ballkan, gjithnjë sipas serbëve, që do të ishte në favor të krijimit të Serbisë së madhe, ndryshe “Botës Serbe” nga Mostari në Gjerdap, nga Prizreni në Bitol.

Ndërsa, sa i përket vizitës së z. W. Burns në Kosovë dhe takimi i hapur me presidenten dhe kryeministrin e vendit, jam i mendimit, se për qëllim ka pasur shkaqe dhe arsye krejt tjera, ndër më kryesorët dhënien e sinjalit të qartë Beogradit zyrtar, se Kosova mbetet pikë strategjike për SHBA-të, se sigurua dhe pavarësia e saj janë dhe do mbesin të pacenueshme, se miqësia shqiptaro-amerikane është e paluhatshme, dhe se cenimi i kufijve të saj nënkupton cenim të sigurisë dhe strategjisë amerikane në rajon, gjë të cilën besoj se ia ka bërë të qartë shefit të BIA-së serbe, por dhe A. Vuçiqit, të cilin sipas mediave e ka takuar fshehtë diku në Beograd.

ashtu, mendoj se kryeministrit Kurti do ia ketë bërë me dije, se çdo vendim dhe ndërmarrje në veri të Kosovës pa koordinim paraprak me amerikanët do të ketë pasoja për të dhe qeverinë e tij. Siç mund edhe ta ketë dëgjuar me veshët e tij, zërin, ta ketë parë stilin dhe mimikën e z. Kurti gjatë takimi një orësh me të, kur dihet fakti se në diplomaci nuk ka asgjë të rastësishme, qoftë edhe mbajtja e dorës në xhep, derisa tjetrën dorë ia shtrinë me buzëqeshje ironike bashkëbiseduesit, në nivel shumë më të ulët, se sa një kryeministër i një vendi minorë dhe krejt i parëndësishëm në qarqet e vendosjeve ndërkombëtare, siç është Kosova, një shtet ende i pa përfunduar ndërkombëtarisht sipas Kartës së OKB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat