Në kohën e PDK-së djemtë e Adem Gravocit i rrahnin policët

Opinione

Në kohën e PDK-së djemtë e Adem Gravocit i rrahnin policët

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 gusht 2024 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Në kohën kur ishte në pushtet, PDK-ja kontrollonte çdo gjë dhe çdo gjë ishte e mundur për ata. Në frymën banditeske u rritën edhe fëmijët e tyre, aq sa kushdo që i dilte para përfundonte në spital. Polici i ndershëm nga Vushtrria, Avni Selaci, për shumë kohë nuk i shëroi plagët që ia shkaktuan dy djemtë e “shefit të shefave”, respektivisht të Adem Grabovcit.

Avniu, bashkë me një koleg të tij, ishte duke patrulluar në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, kur një veturë BMW kishte tejkaluar me shpejtësi të madhe. Polici iu kishte vënë në “ndjekje” dhe e kishte ndaluar veturën në hyrje të Fushë Kosovës. Avniu po e kryente punën siç duhet, por kishte harruar "ligjin e krimit" se nuk duhet ndaluar djemtë e të fortëve. Andaj, duke "zbatuar këtë ligj", djali i Ademit që po voziste veturën xhip, i kishte dhënë policit një grusht në fytyrë.

Polici ishte dërguar në spital, ndërsa djemtë e Grabovcit ishin duke bërë qejf, duke i dhënë leksion të tjerëve që nuk guxojnë të ndalin, se ligji janë vet ata. Kjo është mendësia në të cilën janë rritur dhe keqedukuar fëmijët e atyre që për 20 vjet e kishin shtetin si pronë private. Kjo mendësi ka degraduar shtetin. Fëmijët e tyre, edhe sot janë milionerë, janë ata që "shkelin" të ndershmit dhe që nuk janë si ata të pasur.

Edhe pse tani nuk janë më në pushtet dhe nuk do të vijnë më, pasojat që kanë lënë pas janë të mëdha. Shteti duhet të jetë i të gjithëve, jo i atyre që e përdorin shtetin për interesa personale. Shoqëria duhet të edukojë respektin për shtetin, jo të lejojë që shteti të bëhet pronë e banditëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat