Reforma në drejtësi të bëhet sa më parë, të shkundet nga korrupsioni

Opinione

Reforma në drejtësi të bëhet sa më parë, të shkundet nga korrupsioni

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 gusht 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Njëra ndër pikat e dobëta të shtetit nëse vazhdon të jetë sistemi i drejtësisë. Faktikisht drejtësinë e ka pasur nën sqetull gjatë këtyre viteve politika. Këtë askush nuk mund ta mohojë. Andaj, nevoja për reformë mezi e pret të instalohet shumica e shqiptarëve që prej kohësh kërkon ndëshkimin e shumë gjyqtarëve, prokurorëve e një fluksi të madh administratorësh vjedhës e hajdutësh.

Të gjithë shqiptarët e dinë se aktualisht rreth 80 – 90 për qind e gjyqtarëve e prokurorëve janë të implikuar në vepra të ndryshme jashtëligjore, që kanë mundur të ngrenë një pasuri disa fish më të lartë se mundësitë që të jep puna e ndershme. Është kjo arsyeja që tashmë shqiptarët janë të dëshpëruar dhe më ngul kërkojnë drejtësi.

Pa Vetting nuk mund të ketë shtet ligjor dhe drejtësi. Vetting-u është proces i domosdoshëm për Kosovën, si i vetmi proces që e dekriminalizon sistemin e drejtësisë dhe politikës. Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është bazament për të ndërtuar një shtet të së drejtës. Kosova nëse synon të ecë tutje duhet të çlirohet nga bandat që e kanë kapluar sistemin e drejtësisë dhe që s’po munden të lejojnë shtetin të zhvillohet. Vetting-u i drejtësisë dhe politikës duhet të bashkërendojë veprimet në proces të shkapjes së shtetit.

Pa vetting s’ ka as zhvillim ekonomik, pasi askush nuk investon në një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Gjithashtu as Kosova s’mund të inkuadrohet në proceset euroatlantike.

Prandaj, duhet me çdo kusht që Vetting-u të bëhet sa më parë, ndryshe rrezikojmë të tretemi në errësirën e fundosjes.

Reforma në drejtësi është emergjente, të shkulët përgjithmonë korrupsioni nga të gjitha nivelet e shtetit ku është prezente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat