Albin Kurti tog me CIA-n do ia humbë karrierën politike Vuçiqit

Opinione

Albin Kurti tog me CIA-n do ia humbë karrierën politike Vuçiqit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 28 gusht 2024 Në ora: 20:59
William Burns

Ardhja e Shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë dhe takimi me dyer të mbyllura me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe buajtja 24 orëshe e Drejtorit të CIA-s në Prishtinë, japin sinjale rrënjësore se qendra e CIA-s në Ballkanin Perëndimor do jetë Prishtina për të mposhtur UDB-en serbe-ruse.

"Gospodin" Vuçiqit i kemi thënë disa herë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është Hashim Thaçi i dëshirave të tij për ndryshime  të kufijve, nuk është Edi Rama i Ballkanit të hapur të pjellës së tij, i kemi thënë se me Kurtin gozhda politike do t'i stagnojë në sharrën e debaklit të tijj politik, se Albin Kurti është në një horizont të përtejmë të intelektualizmit politik, diplomatik e shtetëror, se Albin Kurti  do ia humbë karrierën politike pasardhësit të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqit.

Atë që UÇK-NATO ia bëri Millosheviqit me luftë, Albin Kurti tog me CIA-n është duke ia bërë Vuçiqit me politikë.

Mbani mend "gospodine Vuçiqe", Albin Kurti jo që do ua humbë juve karrierën politike, por edhe do ju turpërojë keq e rëndë para serbëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat