Kosova e varfër fle mbi pasuritë minerale

Opinione

Kosova e varfër fle mbi pasuritë minerale

Nga: Agim Vuniqi  Më: 28 gusht 2024 Në ora: 21:00
Agim Vuniqi 

Historia nuk ka qenë mirëdashëse për Kosovën, me shekuj kanë sunduar zaptuesit që kanë lënë gjurmët e veta në jetën materiale, kulturore, sociale dhe shpirtërore të kësaj treve. Skllavërimi shekullor nga ana e turqëve, si dhe sistemi shtypës i Jugosllavisë së vjetër e të re, por edhe kolonizimi i Serbisë, si dhe lufta për dekolonizim, kanë ndikuar që Kosova pas luftës të gjendet në shkallën më e ulët të zhvillimit ekonomik në rajon.

Industria, përveç asaj ekstrakteve, gjegjësisht të minierës Trepça dhe të dy termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, e para e përbërë prej 5 blloqeve Kosova A1 deri në A5, të ndërtuar viteve të 70-ta, me teknologji të vjetruar dhe dy blloqeve Kosova B1 dhe B2, me kapacitet projektuese gjenerimi 2X330 MW, e ndërtuar viteve të 80-ta, duke paraparë mundësitë projektuese për Kosova C, pasi që projekti ideor ishte kryer dhe finalizuar në fund të viteve të 70-ta, dhe në fillim të viteve të 80-ta deri në 1500 MW, ka mbetur i parealizuar, ka krijuar probleme të reja, edhe për shkak të ndotjes së tashme ekstreme të ambientit, dhe të pamundësisë së ndaljes së lirimit të hirit, ka lënë të hapura mundësitë për ndërtimin e kapaciteteve të reja edhe nga burimet alternative, jo vetëm të thëngjillit. Industria ka pësuar goditje të njëpasnjëshme nga keqmenaxhimi i ekonomisë dhe devijimi i procesit të privatizimit, duke i shkaktuar Kosovës dëme të mëdha jo vetëm në procesin këndellës zhvillimor, por edhe në pamundësinë e krijimit të kuadrove me përgatitje adekuate profesionale dhe industriale, efektet e së cilës veç kanë filluar të ndihen me zhvendosjen e projekteve investive zhvillimore dhe instalimin e kapitalit të jashtëm në vendet tjera të rajonit. Popullsia vendore dhe vendi ka stagnuar në zhvillim, dhe përveç kantiereve të ndërtimit të lartë dhe të autoudhës e cila ka përbirë shumicën e mjeteve buxhetore me një çmim të lart punësimi rreth 0.5 milionë euro për një të punësuar.

Popullsia e përballur me një sistem të çakorduar mësimor, publik dhe privat, i cili është në shpërputhje të plotë me nevojat e ekonomisë, dhe në pamundësi të trajnimit, ka shndërruar ata në të papunë pa profesione, me kushte jashtëzakonisht të dobëta materiale për jetë. Nataliteti në rënie dhe, mortaliteti i lartë i fëmijëve të vegjël, gati pa kurrëfarë mbrojtje shëndetësore, ka për të krijuar në t’ardhmen probleme të reja, edhe demografike. Problemi me prioritete urgjente është ndërprerja e prapambetunisë ekonomike dhe hapja e rrugëve të reja për një ardhmëri më të mirë.

Zhvillimi në saje të begative natyrore. Në përgjithësi është e njohur në teorinë ekonomike se faktorët kryesor të zhvillimit janë resurset njerëzore, resurset natyrore, gjegjësisht burimet e lëndëve të para dhe të energjisë dhe mjetet e punës. Mirëpo kushtet natyrore dhe begatitë natyrore janë supozim themelor për zhvillimin e çfarëdo prodhimi shoqëror. Në të vërtetë, e tëra ajo çka është zhvilluar me shekuj në Kosovë, është bërë duke iu falenderuar begative të saj natyrore. Begatitë natyrore, e veçmas lëndët e para minerore të Kosovës janë komponentë shumë e rëndësishme në të cilën bazohet zhvillimi i Kosovës. vetëm rezervat e mineralit të plumbit dhe zingut paraqitnin më se 52% të rezervave të balansuara të ish-Jugosllavisë. Kosova është e pasur edhe me metale dhe jometale si pak regjione në botë, në një sipërfaqe kaq të vogël prej gjithsejtë 10.902 km2

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat