Derisa në Kosovë po bëjnë luftë për pushtet, Serbia po siguron dominim ushtarak në rajon

Opinione

Derisa në Kosovë po bëjnë luftë për pushtet, Serbia po siguron dominim ushtarak në rajon

Nga: Ejup Berisha Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:58
Ejup Berisha

Në Kosovë forcat politike duke lakmuar për pushtetin si duket egziston mundësia që ta humbin shtetin. Pra këto forca është e dukshme dhe e qartë që më primare e kanë vetëmse pushtetin e jo edhe ruajtjen e shtetit. E pa shtet çfare ju duhet këtyre pushteti. Dhe jo vetëm forcave politike kosovare por edhe qytetareve te Kosovës asgjë nuk ju duhet pushteti në rast se eventualisht e humbin shtetin. Forcat politike opozitare kosovare janë përqëndruar më shumë në tentimin që me çdo kusht ta marrin pushtetin duke e neglizhuar fatin apo me saktë thënë egzistencën e çështjes më të rëndësishme apo më parësore të shtetit.

Kuptohet se lufta e opozitës për pushtet është veprim  legjitim por mos interesimi i tyre për ekzistencën e shtetit është çasje absurde dhe e pakuptimtë posaqërishtë në kohën e sotme dhe në kushte e rrethana  kur Republika e Kosovës ndodhet para shumë sfidave të vështira dhe rreziqeve të shumta të sigurisë që vijnë nga Serbia. Ky shtet që ndodhet në kufi me Kosovën ka kohë që po armatoset ushtarakisht duke blerë armatim të rëndë dhe tejet të sofistikuar që kushton miliarda euro.

Ndërsa elitat politike te Kosoves si të pushtetit por edhe të opozitës këtë jo vetëm që po e shohin por edhe po e pëjetojne me shumë gjakftohtesi, pa interesim si dhe pa ndonië brengë apo të njëjtat po sillen sikurse nuk po ndodh asgjë e veçantë apo e rrezikshme. Jo jo të nderuar ju duhet të jeni jo vetëm të brengosur por edhe të shqetësuar sepse shteti Kosova është në rrezik të madh apo në situatën të jetë apo të mos jetë dhe dikush duhet ta mbaj brengën dhe kujdesin për sigurinë apo në shkallë të fundit për egzistencën e shtetit. Serbia është mëse e vërtetë që është armatosur shumë viteve të fundit por dhe ajo po vazhdon të armatoset edhe më tej. Së fundmi shteti serb ka vendosur të blej aeroplan ushtarak nga Franca të tipit Rafale. Dhe Serbia do të blej disa prej tyre në vlerë prej 3 deri më 4 miliardë euro. Dhe çfare po bëjnë elitat politike në Kosovë asgjë pra këto vetëm po rrinë të qetë e shumë të pushuar. Pra këta duhet jo vetëm të brengosen por edhe të shqetësohen dukshëm lidhur me situatën e armatosjes së Serbisë pasiqë do të rrezikohet në radhë të parë siguria por dhe do të vehet në pikpyetje egzistenca e shtetit të Kosovës. Këta le të bëjnë luftë për pushtet por edhe le të mbajnë llogari por dhe brengë edhe për egzistencën e shtetit.

Sepse Serbia atë armatim që po e blen do të tentojë që ta përdor në Kosovë por dhe në rajon.Pasiqë Serbia me armatimin e blerë parqet rrezik jo vetëm se për Kosovën por edhe për shtetet e rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat