Emmanuel Macron-Presidenti i Francës gabon kur Serbinë gjenocidale po e ndihmon

Opinione

Emmanuel Macron-Presidenti i Francës gabon kur Serbinë gjenocidale po e ndihmon

Nga: Rexhep Torte Më: 30 gusht 2024 Në ora: 09:36
Rexhep Torte

Kur NATO në pranverën e vitit 1999 e dëboi Serbinë gjenocidale nga Kosova dhe kur Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur,Franca e vendosi KFOR-in francez te Ura e Ibrit dhe e ndau Mitrovicën në dy pjesë.

KFOR-i francez më 2-3 shkurt të vitit 2000 në bashkëpunim me Serbinë gjenocidale lejoi që bandat kriminale të krijuara dhe të armatosura nga Serbia në Mitrovicën e veriut të kryejnë masakrën ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm duke vrarë dhjetëra,duke palagosur qinndra shqiptarë dhe duke detyruar me dhunë të shpërngulen 15 mijë shqiptarë,të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshërore.

Emmanuel Macron ishte nismëtari që edhe pse Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për pranim në Këshillin e Evropës e e vuri kushtin absurd plotësues themelimin e Asociacionit serb në Kosovë,gjë që ndikoi që pranimi i Kosovës në KiE të mos vihet në rend të ditës së mbledhjes së Ministrave të jashtëm të BE-së.

Emmanuel Macron më 29 gusht 2024 e filloi vizitën e tij dy ditore në Serbi,ku u prit përzemërsisht nga krimineli Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet Parisit dhe Beogradit më fushën ekonomike,shëndetësore dhe ushtarake që imundësoi Serbisë gjenocidale blerjen e 12 avionë të rinj luftarak francezë Rafaile.Kjo gjithnjë me arsyetimin gjoja për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina dhe për ta tërhequr kah Perëndimi?!

Emmanuel Macron para gazetarëve në Beograd deklaroi se,”BE-ja ka nevojë për një Serbi të forte e demokratike”.

Kjo deklaratë shpërfaq hipokrizinë e Emmanuel Macronit,sepse Serbia për fat të keq po armatoset nga të gjitha anët,por për fat tëkeq aspak nuk po demokratizihet dhe është shteti më autokrat e hegjemonist në Ballkan,e për këtë fajtorë janë SHBA-të, BE-ja dhe NATO që po e lazdrojnë e tolerojnë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, të flirtojë edhe me Moskën, edhe me Kinën edhe me Perëndimin.

Kjo strategji tradhtare u dëshmua edhe në deklaratën e Emmanuel Macronit dhënë dje se “Franca është në pritje edhe të themelimit të Asociacionit serb në Kosovë dhe se do ta monitorojë nga afër gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë”,që është një absurditet dhe rrenë e kulluar,kur botërisht dihet se pakica serbë në Kosovë i gëzon tgë drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në Evropë dhe në Botë të garantuara me Kushtetutën më demokratike që ka sot Kosova.

Kjo tradhti bëhet edhe më e madhe kur Emmanuel Mcron deklaroi se,“dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme pë normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,që nuk është aspak e vërtetë sepse pikërisht BE-ja për ta favorizuar Serbinë gjenocidale këtij dialogu tashmë 13 vite i ka bërë shantazhe të njëpasnjëshme në favor të Serbisë.

Emmanuel Macron e këmbënguli shpresën edhe në Propozimin franko-gjerman dhe Aneksin e Zbatimit,që krimineli Aleksandër Vuçiq në Bruksel dhe në Ohër me arrogancë e mospërfillje refuzoi t’i pranojë dhe t’i nënshkruajë.

SHBA,BE dhe Emmanuel Macron deklarojnë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij po ndërmarrin veprime të njëanshhme,edhe pse Kosova veprimet e saj i mbështet në legjitimitetin që ia japin Kushtëtuta dhe ligjet e saj demokratike.Këto deklarata të SHBA-ve,BE-së dhe Emanuel Macronit i dëshmojnë favorizimet e njëanshme që po i bëhen Serbisë gjenocidale karshi Kosovës viktimë.

Kosova përkundër kritikave të padrejta që ia bëjnë SHBA dhe BE me veprimet e saj mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës demokratike demokratike synon ta shtrijë sovranitetin edhe në Veri të Kosovës,ku deri dje lulzonin kontrabanda,institucionet ilegale serbe dhe krimi i organizuar.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij me veprimet legjitime arriti që ta ndërpret kontrabandën,krimin e organizuar dhe veprimtarinë e strukurave ilegale serbe qw funksiononin tashmë 25 vite.Serbët që jetojnë në Kosovë tashmë po i zëvendësojnë targat e automjteve serbe me targa të Kosovës.Albin Kurti dhe Qeveria e tij arritën që valutë shtetërore në Kosovë të jetë euro e jo dinari serb,i cili futej me thasë dhe në mënyrë të pakontrolluar duke e dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës.Arritën që t’i mbyllën pompat e benzinës dhe degët postare në Veri të Kosovës që vepronin pa liçencë,dhe arritën që në Mitrovicën e Veriut ta hapën edhe postën e re të Kosovës,ku serbët mund t’i kryejnë tq gjitha shërbimet e nevojshme.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij po i kryejnë të gjitha para përgatijet edhe për hapjen e Urës së Ibrit për qaerkullimin edhe të automjeteve që është në të mirë të të giithë banorëve të Mitrovicës dhe të Kosovës.

SHBA dhe BE kërkojnë që Kosova të mos ndërmerr asnjë hap pa dfakordimin e pakicës serbë në Kosovë,edhe pse dihet se pakica serbë në Kosovë është e dirigjuar nga Beogradi e Moska dhe se asnjëherë nuk do të dakordohet për një Kosovë unike,sepse qëllimet e Serbisë gjenocidale hegjemoniste janë që nëpërmjet reagimeve të padrejta të pakicës serbe në Kosovë të arrijnë ta shkëpusin Veriun e Kosovës sëbashku me minierat e Trepças dhe Liqenin e Ujmanit.

SHBA,BE dhe Franca nuk po shqtësohen fare për faktin se Serbia gjenocidale në Kushtetutën e saj edhe sot Kosovën e konsideron territor të Serbisë.Nuk po shqetësohen fare se kjo Serbi gjenocidale e kriminale sot udhëhiqet nga bashëkpunëtarët e ngushtë të ish kriminelit Sllobodn Millosheviq.Nuk po shqetësohen fare se Kjo Serbi gjenocidale nuk po i përfill për asgjë dhe gjithnjë e më shumë po i forcon marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën,dhe tashmë 2 vite Serbia nuk po i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale.Kjo Serbi gjenocidale po mashtron dhe nuk po i zbaton as marrëveshjet e arrituira në dialogun Kosovë-Serbi.Kjo Serbi gjenocidale refuzon ta pranojë edhe Propozimin franko-gjerman dhe Aneksin e Zbatimit,e çuditërisht edhe SHBA edhe BE edhe Franca këtë Serbi po e tolerojnë,po e ndihmojnë financiarisht dhe po e favorizojnë padrejtësisht,ndërsa padrejtësisht po e kritikojnë e sanksionojnë Kosovën paqedashëse pro SHBA-ve e pro BE-së.

SHBA-të dhe BE-në,nuk i dëgjuam derisot ta kritikojnë dhe sanksionojnë Serbinë gjenocidale e kriminale për të gjitha ato bllokime të rrugëve në Veri të Kosovës,për të gjitha ato incidente dhe sulme ndaj policiesë së Kosovës,ndaj paqeruajtësve të KFOR-it dhe EULEX-it,e sidomos për sulmin e armatosur terrorist vitin e kaluar kundër sovranitetit të Kosovës te Manastiri Orthodoks serb në Banjskë te Zveçani,ku u konfiskuan auoblinda dhe një sasi maramendëse armatimi dhe municioni baskëkohor.të future nga Serbia.

SHBA dhe BE dhe Franca,në vend që ta demaskojnë dhe kritikojnë Serbinë gjenocidale për krimet e kryera në Kosovë,në vend që ta detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i hapën arkivat e luftës,në vend që ta detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i nxjerrën para drejtësisë kriminelët që i kryen tërë ato krime në Kosovë,ato jashtë çdo logjike të shëdoshë njerëzore kërkojnë që Kosova të shkelën mbi dinjitetin e tërë viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

SHBA-ve,BE-së,NATO-s dhe Emmanuel Macronit po ua rikujtojmë se gjenocidin e viteve 1998/99 në Kosovë e nisi Serbia gjenocidale nën udhëheqjen e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe me ndihmën e bashkëpunëtotëve të tij Aleksandër Vuçiq,Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin,të cilët për fat të keq po lejohen që edhe sot ta udhëheqin Serbinë gjenocidale!

SHBA-ve,BE-së,NATO-s dhe Emmanuel Macronit,po ua rikujtojmë se gjenocidi i Serbisë në Kosovë kishte për qëllim dëbimin e tërë shqiptarëve autoktonë në Kosovë dhe mbushjen e Kosovës me serbë nga të gjitha anët.Serbia gjenocidale në vitet 1998/99 në këtë gjenocid në Kosovë kreu me shumë se 400 masakra ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të cilat janë të inçizuara në 2000 kaseta dhe CD,inçizime që i ka bërë Esat Shala me shokët e tij,dhe këto inçizime filmike ndërkombëtarët mund t’i shikojnë në çdo moment.

Njëra nga këto masakra ishte edhe masakra e Reçakut të cilën e konstatoi në vend edhe Wilijam Walker,asokohe ambasador i OSBE-së në Kosovë,i cili tronditur nga kjo slkenë e tmerrshme e informoi selinë e OSBE-së,dhe pas kësaj informate Bill Clinton-Presidenti i SH BA-ve i dha urdhër NATO-s që të kryejë sulme ajrore ndaj caqeve serbë në Kosovë,Serbi dhe në Malin e Zi,sulme që pas 78 ditëve e detyruan Serbinë gjenocidale të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur.

Ushtarët,paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale gjatë këtij gjenocidi në Kosovë vranë e masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm,në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë,në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.Dhunuan mizorisht 20 mijë femra automtone të pafajshme shqiptare,rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1600 djelmosha autoktonë të pafajshme shqiptare,fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshë të marrin rrugën e eksodit.

Kjo është e vërteta dhe e drejta e Kosovës viktimë të cilën po synojnë ta shkelin e mbulojnë udhëheqësit dhe diplomatët aktualë të SHBA-ve,BE-së sëbashku me Emmanuel acron-Presidentin e Francës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat