Kosova u çlirua me vendimet dhe kontributin e Bill Clintonit,Madeleine Albriht,Richard Holbrooke,Havier Slana dhe Wesley Clark,pas kësaj çuditërisht gjërat po ndryshojnë.
Kërkesa e SHBA-ve dhe e BE-së që për çdo vendim legjitim Kosova duhet të koordinohet me ndërkombëtarët,dhe se çdo vendim duhet të merret nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi,don të thotë që Kosova duhet të merr leje nga Serbia gjenocidale,e cila synon hapur gllabërimin e Veriut të Kosovës.
Kosova aktualisht për të drejtën dhe të vërtetën e saj nuk ka partnerë ndërkombëtarë besnike dhe shpresa e saj e vetme është Zoti Krijues,i cili është mbi tërë njerëzimin,pa i përjashtuar edhe SHBA-të e BE-në,të cilët deklarojnë se po e mbrojnë Kosovën,ndërsa nga ana tjetër po e tolerojnë e ndihmojnë Serbinë gjenocidale.SHBA dhe BE duhet ta kenë të qaertë se pa marrë parasysh se çfarë besimi fetar i takojnë Zoti Krijues është Një dhe se ai vendos për çdo gjë.
SHBA dhe BE nuk duhet ta mashtrojnë veten me kryeneçësi,sepse Zoti Një tërë njerëzimit ia ka caktuar jetën dhe gjatësinë e saj,sepse askush nuk mund t’i shpëtojnë as tragjedisë,as sëmundjes dhe as vdekjesqë mund t’I godasë!
SHBA dhe BE,pse nuk lejoni në shtetet t’uaja të ekzistojnë struktura paralele ilegale,grupe kontrabandistësh dhe terroristësh ilegalë të organizuar ngjashëm me ato të Serbisë në Veri të Kosovës?!
Pse nuk lejoni në shtetet t’uaja incidente siç po i shkakton Serbia gjenocidale në Veri të Kosovës që kanë për qëllim copëtimin apo ripushtimin e Kosovës?!
Pse nuk lejoni që në shtetet t’uaja të themelohen Asociacione të ngjashme me Asociscionin serb që këmbëngulni të themelohet në Kosovë e që ka për qëllim t’ia bashkohw Serbisë gjenocidale Veriun e Kosovws sëbashku me minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit?!
Pse tashmë 25 vite nga çlirimi i Kosovës nga agresioni gjenocidal i Serbisë nuk arritët t’i pengonit dhe shkatërronit kontrabandistët dhe terroristët ilegalë serbë në Veri të Kosovës?!
Pse nuk po e detyroni Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq t’i hapën arkivat e luftës gjenocidale në Kosovë që shkaktuan vrasjen e masakrimin e më shumë se 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshem,në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve,në mesin e tyre edhe të foshnjeve duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare?!
Në arkivat e luftës së Serbisë gjenocidale janë regjistruar një për një krimet e tmerrshme serbë në Kosovë,dhunimet shtazarake të 20 mijë femrave autoktone e të pafajshme shqiptare,janë regjistruar edhe rrëmbimet e 1600 djelmoshave autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë që ushtarët, para militarët dhe policët e Serbisë i rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare,fati i të cilëve ende nuk është zbardhur?!
Në arkivat e luftë së Serbisë gjenocidale janë shënuar planet dhe skenarët e varrosjes së mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar e varrosur në varreza masive në Serbi për t’I fshehur Serbia krimet e luftës!
Pse nuk e detyroni Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq ta zbardhën vrasjen mizore të vëllëzërve Yli, Agron dhe Mehmet Bytyqi-shtetas të SHBA-ve,të cilët në vitin 1999 u arrestuan,u plaçkitën dhe u vranë nga policët e Serbisë gjenocidale?!
Pse po heshtni,pse po bëheni të shurdhër e të verbër karshi Serbisë gjenocidale,a keni zemër e shpirt njeriu?!
Për çfarë dialogu të lehtësuar nga BE-ja po flisni kur i dini shumë mirë dhe e keni shumë të qartë se dialogu Kosovë-Serbi u imponua nga BE-ja dhe Barak Obama-president i SHBA-ve fillimisht si dialog teknik dhe u shndërua në dialog politik,i cili po zhagitet tashmë 13 vite pa asnjë rezultat konkret,por vetëm për ta fajësuar Kosovën viktimë dhe për ta favorizuar Serbinë gjenocidale?!
Për çfarë dialogu të lehtësuar nga BE-ja po flisni kur derisot nuk e keni detyruar Serbinë gjenocidale ta ndryshojë Kushtetutën e saj dhe ta heq nga Kushtetuta serbe e kriminelit Sllobodan Millosheviq formulimin ku figuron se Kosova është pjesë e Serbisë,sepse heqja e këtij formulimi hegjemonist nga Kushtetuta e Serbisë,është çelësi i suksesit të dialogut Kosovë-Serbi?!
Për çfarë dialogu të lehtësuar nga BE-ja po flisni,kur në këtë dialog u angazhuan diplomatët më skandalozë,të pamoralshëm dhe të njëanshëm që kanë qenë në krah të serbisë gjenocidale dhe në dëm të Kosovës viktimë,duke filluar nga Ketrin Eshton,Johans Hahn,Frederika Mogherini,Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe John Bolton,Richard Grenel,Mathew Palmer,Gabriel Escobar,Antony Blinken dhe James O’Brien nga SHBA-të?!
Reagime absurde dhe të padrejta të SHBA-ve dhe të BE-së ndaj Kosovës
Qeveria e Kosovës më 30 gusht 2024 i mbylli komunat paralele ilegale serbe që vepronin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në Mitrovisën e Veriut,Zubin Potok,në Zveçan dhe në Leposaviq.
Ndaj këtij veprimi legjitim të Qeverisë së Kosovës pati një reagim të menjëhershëm,të ashpër,kërcënues e të padrejtë të ndërkombëtarëve.
Jeffrey Hoveniër-ambasadoir i SHBAve në Kosovë në eagim in e tij veç tjerash deklaroi se,“Qeveria e SHBA-ve përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj për veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë,dhe se çeshtja e strukturave paralele duhet të trajtohet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
James O’Brien-Ndihmëssekretar Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e objekteve komunale ilegale në Veri të Kosovës,deklaroi se,“SHBA është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosvës.I bëjmë thirrje urgjente Kryeministrit Albin Kurti dhe Qqverisë së tij që të konsultohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojn ë negativisht në partneritetin tonë”.
Jonathan Hargeaves-ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë,deklaroi se “Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve tjera joshumicë,kërkojmë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë në konteksitin e dialogut më të gjerë”.
Oliver Guerot-ambasador i Francës në Kosovë,deklaroi se,“Veprimet që ndikojnë negativisht në këtë rast ndaj komunitetit serb,nuk janë të pranueshme.Njaanshmëria nuk sjell zgjidhje të përhershmë”.
Peter Stano-zëdhënës i BE-së,deklaroi se,“Hapat e fundit të njëanshme dhe të pakoordinuara në Veri nga autoritetet e Prishtinës po rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm.Kosova është në masa ndëshkuese nga BE-ja për tensionet e vitit të kaluar dhe ato janë aty,dhe ato janë progressive,mund të zvogëlohen,mund të rriten,varësisht nga zhvillimi i situatës”,deklaroi Stano.
Po të ishin të përgjegjshëm e të ndëgjegjshëm diplomatët e sipër theksuar të gjitha këto kërcënime duhet t’ia drejtonin Serbisë gjenocidale,autokrate dhe hegjemoniste,e jo Kosovës demokratike,paqedashëse e besnike pro SHBA,pro BE dhe pro NATO,e cila po zbaton Kushtetutën e saj më demokratike në Evropë.