Jo eksperimente me Kosovën: jo liri e as pavarësi të kushtëzuar!

Opinione

Jo eksperimente me Kosovën: jo liri e as pavarësi të kushtëzuar!

Nga: Skënder Kapiti Më: 1 shtator 2024 Në ora: 13:28
Skënder Kapiti

Askush nuk mundet që t’ia imponojë lirinë dikujt  ashtu sic dëshiron dhe impon tjetri. Kjo është e pranuar dhe e mbështetrur moralisht dhe është liri dhe e drejtë njerëzore individiuale, demokratike dhe e drejtë kombëtare e një kombi për të pasur pavarësinë, shtetin,ligjin dhe kushtetutën e vet.

Këtë të drejtë e ka edhe Kosova.

Askush dhe asnjë shtet e asnjë politikë e huaj nuk mund t’i vërë kushte e t’i beje presion dhe as t’i vendosë kushte shtetit tjetër për pavarësinë, lirinë  dhe për zbatimin e pavarësisë dhe të legjitimitetit shtetëror.Në rast se kjo në demokraci  i imponohet një shteti atëhere ky do të ishte kolonializëm modern.Prandaj ndërkombëtarë jo eksperimente me Kosovën: jo liri e as  pavarësi e kushtëzuar për të. Ndërkombëtarë respektoni lirinë, pavarësinë , demokracinë, ligjin dhe kushtetutën e Kosovës dhe mos impononi e mos i bëni presion Kosovës për cfarë dhe pse ashtu dëshiron Serbia në dëm dhe kundër Kosovës.

Jo “paqe” me pazare në dëm të shtetit dhe të territoreve shqiptare të Kosovës.

Ndërkombëtarë mos i impononi Kosovës ato që ju kurrë nuk do i bënit për shtetet dhe për pavarësitë në  shtetet tuaja.Kosovës për zot gjithmonë asaj i kanë dalë shqiptarët dhe ju ndërkombëtarë respektoni lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës. Ju Perendimi  mos impononi SOT ndarjen dhe coptimin e Kosovës, sepse atëhere lind pyetja se ku ndryshoni ju nga ajo Europa e vitit 1913 që bëri tragjedinë dhe  krimin më të madh kundër shqiptarëve, atë të coptimit të Shqipërisë.Asnjë kombi në Europë nuk i është bërë krim dhe padrejtësi se sa shqiptarëve  nga kjo Europa. Por e keqja më e madhe Kosovës po i vjen nga tradhtarët dhe nga tradhtia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës prej shumë politikanëve, intelektualëve, mediave dhe gazetarëve shqiptarë. Këtyre nuk do ua falë historia atë se cfarë ata vepruan e bënë në dëm të sovranitetit dhe legjitimitetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat