Atdhetari Ajet Gërguri sypatrembur kundër okupatorit serbo-sllav

Opinione

Atdhetari Ajet Gërguri sypatrembur kundër okupatorit serbo-sllav

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 2 shtator 2024 Në ora: 08:16
Ajet Gërguri

Atdhetari Ajet Gërguri u lind më 15.12.1905 në fshatin Dubofc, komuna e Prekazit, tashmë komuna e Vushtrrisë, nga babai Fazliu dhe nënë Mihanja. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botrëore (LPB) të vitit 1918, dy vite më vonë kishte ndodhur kryengritja e shqiptarëve kundër okupatorit serbo-jugosllav në Drenicë, e cila kryengritje u shua me gjak nga kryeçetniku serb Vojvoda Peçani, ku Ajetit i vranë vëllain foshnje në djep, prandaj ai në moshën 15 vjeçare iu bashkuar Çetës Kryengritëse të Azem Bejtës.

Familjarët e Ajet Gërgurit gjatë viteve, 1877-1878, të Krizës Lindore (Lufta Ruso-Turke), nga dhuna serbe si mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë, ishin shpërngulur nga atdheu i tyre, nga qyteti i Toplicës fshati Gërgur, dhe kishin gjetur strehim në Kosovë.

Atdhetari, Ajet Gërguri, kishte qëndëruar në mal deri në vitin 1924, pastaj me dy xhaxhallarët e tij, të cilët edhe ata ishin në arrati, kishin vajtur në Shqipëri dhe ishin vendosur në Shkodër, por që prapë ishin kthyre në Kosovë, ata përsëri nga presioni serbo-sllav shpërngulen dhe vendosen në Turqi, por përmes Ambasadës shqiptare në Turqi ata në vitin 1925 kthehen përsëri në Shqipëri, ku, edhe vendosen në fshatin Dermenas të rrethit të Fierit. Ajeti kishte kryer Shkollën Bujqësore Amerikane të Kavajës.

Atdhetari Ajet Gërguri, në vitin 1942 ishte kthyer prapë në Prishtin, ku më vonë vendoset me familje në Lypjan, ku nga 5 shkurti deri më 23 korrik të vitit 1945 ishte drejtor i bujqësisë në Podujevë.

Veprimtaria politiko-ushtarake dhe patriotike e Ajet Gërgurit shtrihet në një periudhë të gjatë kohore nga viti 1920-1947, por që veçohet periudha e angazhimit të tij në organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH).

Pasi që ishin vështirësuar kushtet për qëndërimin në male nga okupatori serbo-sllavo komunist, Adem Gllavica së bashku me Hysen Tërpezën dhe luftëtarë të tjerë largohen nga Kosova dhe kalojnë në Greqi. Në Greqi Adem Gllavica udhëhoqi organizatën Nr/1 të LNDSH-së, ndërsa Ajet Gërguri që vepronte në Drenicë udhëhiqte organizatën Nr-2 të LNDSH-së, dhe mbante lidhje me Adem Gllavicën. Ajeti nga malet e Kosovës me pushkë në dorë me grupin e luftëtarëve që ishte edhe Gjon Serreqi, mbate lidhje të drejtpërdrejta edhe me Komitetin Qendror të NDSH-së në Shkup. Ajeti vepron me shokë deri më 3 shkurt të vitit 1947, por që në këtë ditë bie në pritë nga OZN-ja dhe arrestohet.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 30 prill 1947 dënon: Ukë Sadikun nga Gjurgjeviku i Madh-Komuna e Klinës, me vdekje/pushkatim,

Ajet Gërgurin nga fshati Dubofc-Komuna e Vushtrrisë, me vdekje/pushkatim, Gjon Serreqin nga Ferizaj, me vdekje/pushkatim dhe Osman Bunjakun nga fshati Samadrexhë-Komuna e Vushtrrisë, me vdekje/pushkatim.

Pas refuzimit ankeave nga okupatori serbo-sllav që bënë të burgosurit shqiptarë, Presidiumi i Kuvendit të Serbisë me vendimin 3202/13 gusht 1947, kishte vendosur në Gjyqin Suprem të Republikës Popullore të Serbisë për të burgosurit shqiptarë vdekje/pushkatim, më 3 korrik 1947,KZH-989/47 në Beograd.

Gjatë ekzekutimit të të përmendurëve ishin të pranishëm Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme K.P.Q. Hashim Mustafa, Nëpunësi i Sektorit të Punëve të Brendshme pranë KAKM, Gllisho Sharanoviq, major, në cilësinë e të deleguarit të Ministrisë të Punëve të Brendshme të R.P të Serbisë, Zëvendësi Prokurorit Publik për Kosovë, Sadri Doçi si dhe Mjeku i rrethit, Dr. Vaso Jovanoviq. Prokuror gjatë gjykimit të këtyre atdherarëve ishte Ali Shukriu.

Pushkatimi është ekzekutuar saktësisht në ora 3:00 të mëngjesit, ku, për ekzekutimin e dënimit ishin të njoftuar në pajtim me udhëzimin e përkohshëm për ekzekutimin e dënimeve, me vdekje/pushkatim, të vërtetuar nga Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme: Hashim Mustafa: Glligorije Sharanoviq: Sadri Doçi dhe Dr. Vaso Jovanoviq.

Lavdi e përjetshme atdhetarit Ajet Gërgurit dhe të gjithë atdhetarëve të rënë për lirinë e atdheut… Pushofshin të qetë në dritën e pashterrshme në amshim, në përjetësi për lirinë atdheut. Lavdi!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat