Tani po e mësojnë në Shqipëri se paska pasur komuna paralele antishtetërore serbe në Kosovë,dhe tani ashtu si në Kosovë, edhe opinioni në Shqipëri po mbështet politikën dhe veprimet e vendimet e qeverisë Kurti për reciprocitetin dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe të legjitimitetit shtetëror të Kosovës.
Opinioni në Shqipëri i cili nuk ka pasur informacion sa duhet, sepse këtë nuk e kanë bërë mediat në Tiranë, tani opinioni patriotik dhe në shumicën e tij opinioni në Shqipëri po cuditet se si ka mundësi që ndërkombëtarët e paskan lejuar një gjë të tillë, krijimin e funksionimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, kur ndërkombëtarët e cliruan Kosovën ,por jo për ta ndarë atë, dhe tjetrën: si e paska lejuar KFOR-i edhe pastrimin etnik të Veriut të Kosovës.
Por ajo që cudit më shumë është kjo se si ka mundësi që kundër Albin Kurtit pse i mbylli këto komuna paralele, pse Albini shpartalloi bandat terroriste serbe, pse Albini kërkon Bashkimin e Mitrovicës, pse Kurti po e cliron Veriun Kosovës dhe po mbron legjitimiteti shtetëror të saj, dhe si ka mundësi që kundër Kurtit të jenë jo vetëm Serbia, por ka edhe ndërkombëtarë kunder, por janë kundër Kurtit edhe opozita politike në Kosovë, qeveria në Shqipëri dhe shumica e mediave shqiptare.
Tani që po e mëson të vërtetën, edhe opinioni në Shqipëri, ai tashmë gjithnjë e më shumë po i jep të drejtë Kurtit për gjithcka cfarë ai ka veprruar sipas ligjit dhe kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës, sepse tashmë Kurti po plotëson sovranitetin e Shtetit të Kosovës.