Sot mbushen 96 vite që Shqipëria ju bashkua kontinentit evropian, dhe faktorit ballkanik në një moment historik për kombin shqiptar, konsakrimi juridik e kushtetues, vendosja e sistemit në qeverisjen e vendit, sistemi monarkist me 2 shtator 1928 për ndërtimin e shtetit modern shqiptar.
Mbretëria shqiptare do të kishte një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern shqiptar , progresiv, ekonomik e kulturor. Mbi të gjitha mbrojtja konsekuente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan , mbas padrejtësisë evropiane që i bëri kombit tonë, copëtimi i trojeve në konferencën e Londrës në vitin 1913.
Okupimi i Vlorës nga italianët, dhe viset e veriut nga serbo-malazezët, e vunë në pikëpyetje pavarësinë e shtetit shqiptar të 1912. Dhe ishte domosdoshmëri kombëtare mbajtja e Kongresit të Lushnjës, por dhe vetë ekzistencën e kufijve të vitit 1913, si dhe lirinë e kombit.
Mbretëria Shqiptare e themeluar 96 vite ma parë ishte shprehej e vullnetit të popullit shqiptar për liri , bashkim të trojeve etnike, në një shtet në rrugën e civilizimit e prosperitetit.
Mbretëria Shqiptare lindi si domosdoshmëri evropiane e kohës, dhe si simbol i unitetit të Shqiptarëve që ishin copëtuar në disa shtetet ballkanike, duke u shkëputur nga toka mëmë.
Në atë Evropë, të trazuar dhe aspak dashamirëse ndaj shqiptarëve, Shqipëria nxori një personalitet të shquar politik, e historik, të shekullit njëzet shtet formuesin e madh Ahmet Zogun që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin mbretëror Zogu i Parë. Ai vinte nga një familje fisnike nga më të vjetrat e kombit dhe me kontribute ndaj vendit të tije për më shumë se pesë shekuj. Gjyshi i tije Xhemal Pashë Mati ishte një ndër protagonistët e drejtimit të Lidhjes së Prizrenit, dhe një atdhetar e patriot që rreshtohej me Abdyl Frashërin, Imer Prizerenin, Sulejman Vokshi, e Iljaz Pashë Dibra.
17 vjeç në emër të krahinës së Matit Ahmet Zogu do të firmoste në Vlorë, aktin e pavarësisë së Shqipërisë dhe garantoi Ismail Bej Vlorën babain e pavarësisë se do të bëjë beteja, pa kompromis në mbrojtje të sajë. Ky atdhetar i shquar do të organizonte Kongresin e Lushnjes, do ta mbronte atë kongres nga sulmet e pushtuesve që kishin ndarë Shqipërinë në copa.
Mbas marrjes së detyrave nga ai kongres ky shqiptar i madh, me guxim e trimëri të pashoq do të nisej drejt Tiranës duke e bërë Kryeqytet të Shqipërisë, dhe duke i siguruar Qeverisë së Sulejman Delvinës që të zbatonte programin e Kongresit të Lushnjës.
Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante , betejat e tija shtet formuese me aksionet politike, ushtarake, ai arriti që autoriteti i qeverisë të shtrihej në të gjithë territorin e vendit , duke shtypur lëvizjet separatiste, të organizuar e paguar nga shtetet fqinje që nuk ja donin të mirën Shqipnisë, dhe garantoi kufijtë shtetërorë, duke e detyruar Lidhjen e Kombeve të njihte shtetin shqiptar
Ministër i Brendshëm, 1920, Kryeministër, në vitet 1922-1924, President i Republikës 1925-1928 dhe Mbret i Shqiptarëve 1928-1939 ka gjurmë të ndritura e të pashlyeshme në historinë moderne shqiptare.
Është anti historike që përdorin bolshevikët e Enver Hoxhës, se Ahmet Zogu kishte ambicie të shfrenuara karrieriste dhe donte të bëhej Mbret me çdo çmim.
Mbreti Zogu i Parë e përdori sistemin monarkist me orientimin e Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës me vendet e civilizuara të Evropës perëndimore.
Fatkeqësisht diktatura, dhe ideologët bolshevik shqiptarë, kan anatemuar dhe shtrembëruar për gati 80 vite me propagandë antishqiptare, duke ngritur si heroizëm rebelimin antikombëtar të Haxhi Qamilit, një mbeturinë e falangave filoturke, dhe duke i shërbyer tradhtisë së qeverisë së Durrësit që kishte qëllim anti shqiptar të krijonte një shtet vetëm si Shqipëri e mesme.
Lartmadhëria e tije Zogu i Parë Mbreti i Shqiptareve!
Parimi: Atdheu mbi të Gjitha!
Historia e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që trumbetojnë falangat e diktaturës Komuniste . Qëndrimi i tije në përkrahje të Princ Vidit, dorëheqja e tij si Kryeministër në vitin 1924 me grushtin e shtetit të bërë nga admiruesit e bolshevizmit të atyre viteve të ashtuquajtur revolucion demokratik, me pikëpamje ideologjike që dëmtonin shtetin e sapoformuar shqiptar.
Sjellja e tij prej politikani , patrioti e burrështetasi të madh u tregua kur ju ba atentat në parlament kur me qetësinë dhe largpamësinë e tije tregoj qartë , se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte di shembull i shtetit komb.
Ai gjatë gjithë karrierës politike nuk ka marrë pushtete me dhunë dhe armë siç banin kundërshtarët e tije, por vetëm me votë dhe me ligje demokratike perëndimore.
Me 24 dhjetor 1924 ai diti ti jap fund rebelimit majtist dhe më të drejtë fitoi epitetin shpëtimtar i kombit.
Stabiliteti i plotë politikë , progresi i shpejtë ekonomik e kulturor që pati gjatë periudhës presidenciale, koha e thirri atë si personalitetin më të shquar të ulej në fronin mbretëror.
Me të drejtë kundërshtarët e tij politikë, si Fan Noli, Faik Konica, e mbi të gjitha Sejfi Vllamasi, do ta çmonin kontributin e tij, dhe do të deklaronin se po mos të ishte Ahmet Zogu ekzistenca e shtetit shqiptar do të ishte në pikëpyetje! Prandaj ai rreshtohet me figurat e ndritura të kombit, si Skënderbeu që na dha emrin dhe dinjitetin si Shqiptar. Drejtuesit e lidhjes së Prizrenit që mbrojtën dhe ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare në Ballakan,
Pamvarsinë e Shqipërisë që e udhëhoqi plaku i Vlorës Ismail bej Vlora, dhe ndërtimin e shtetit shqiptar nga i madhi dhe i pavdekshmi Ahmet Zogu.
Mbretëria shqiptare, jetoi vetëm një dekadë, e la vulën e vetë të pashlyeshme historike.
Mbretëria moderne parlamentare e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit por dhe e mbështetur në statusin juridik. Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike , por si një mbretëri moderne dhe i detyruan fuqitë e mëdha ta njihni si një pricipatë e pavarur neutrale dhe nga aktetet e Kongresit të Lushnjes, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Shtetit me atribute e një Regjence mbretërore që fuqitë e mëdha i njohën që vitin 1913.
Mbretëria shqiptare i tregoi botës se çfarë është në gjendje të bëjë një kombe i lirë kur thyen prangat e robërisë, ndërtoi shtetin e së drejtës sipas modelit më të përparuar europian:
Arsim Kombëtar mbi baza laike.
Kodi Penal dhe Civil që garantonte barazinë e shtetasve para ligjit.
Legjislacion model për komunitetet fetare .
U garantua me ligj të drejtat e gruas. Një administratë shtetërore model.
U krijua Banka Kombëtare dhe garantimi i monedhës kombëtare me lingota ari.
Të gjitha këto arritje historike u ndërtuan për një dekadë 10 vjeçare. Sot klasa politike që e përbuz mbretërinë, pasardhëse e barbarëve komunistë, ka mbi tre dekada që nuk ndërton shtet të së drejtës dhe nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme.
Prandaj shqiptarët janë krenare për mbretërinë e tyre dhe për Mbretin Ahmet Zogu. Me të drejtë shkrimtari i madh Ismail Kadareja do të deklaronte për mbretërinë shqiptare se po mos ta pushtonte fashizmi Shqipërinë, Ahmet Zogu do ta bënte Shqipërinë një Zvicër të dytë të Evropës.
Qëndrimi ndaj Mbretërisë është një vijë demarkacioni mes patrioteve dhe atyre që e duan atdheun, dhe sunduesve që e duan Shqipërinë për ta zhvatur.
Besim NDREGJONI