Populli iliro - arbëro - shqiptarë është më i lashti në Gadishullit Ballkanik dhe në Evropë që ndërtoj shtetin më të fuqishëm - Mbretërinë Dardane e cila u krijua në shek. IV para Krishtit. Të gjithë ne mburremi me lashtësinë dhe trashëgimin kulturore - historike, me prejardhjen, me autoktonin, me pastërtinë racore, me historinë e lavdishme dhe me personalitete të shquara historike dhe patriotike. Shqiptarët kudo që janë i dallon dhe bashkon bujaria, fisnikëria, mikpritja, trimëria, mendjemprehtësia, toleranca fetare dhe e mira e përbashkët. E mira e përbashkët është vlerë e pa kontestueshme e jona që na bënë të krenohemi para gjithë botës.
Çfarë po ndodh sot me ne shqiptarët? Pse punët nuk na shkojnë si duhet? Pse nuk po bëhemi rehat? Në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri për Evropën shqiptarët shihen si dele të zeza që nuk i përshtatën kopesë?! Në sy të Evropës së zhvilluar, jemi popull i prapambetur. Bota na shikon si zogjtë e qyqes që nuk dinë të ndërtojnë fole. Pse kërkojmë raste për ta sharë dhe nënçmuar tjetrin thuajse pak na shajnë e na nënçmojnë të tjerët? Kujt i konvenon kjo ndarje? Pse jemi i vetmi vend pa perspektiv të qartë integruese evropiane? Pse bëhemi e zeza vetes? Ku jemi nisur kështu?
Jemi popull më i çuditshëm në botë. Mburremi duke lavdëruar veten se jemi shqiptarë, kurse në anën tjetër sulmojmë dhe shkatërrojmë vetveten dhe kombin brenda përbrenda si krimbi që brenë lisin e madh derisa ta rrëzoj përtokë! Pse kështu? Ku jemi sot? Thënë më mirë, sa mbrapa kemi mbetur - shumë larg popujve të zhvilluar dhe të qytetëruar. Dhe, fatkeqësia më e madhe na vjen nga vetvetja. Të ndikuar nga kulturat e huaja jemi ngritur kundër vetit dhe atdheut.
Shqiptarët pesëqind vjet kanë jetuar nën Turqi, shumë vite nën Serbi, viseve tona kanë kaluar italian, gjerman, bullgarë dhe pushtues tjerë. Është e pa mundur ky popull gjatë kësaj “bashkëjetese” të mos e ketë përzier gjakun me sundimtarët me dëshirë ose me dhunë. Mjerisht, nëpër trup të shumë shqipfolësve qarkullon gjak i huaj, gjak turko - arabi, e jo gjak i pastër arbërori - gjak Kastrioti. Një Zot i madh e di se me cilin pushtues jemi shartuar duke përzier gjakun nëpër shekuj me grupe të ndryshme racore. Në mesin tonë kemi plotë trupa që ecin me kokë të huaj në qafë. Të tillë kemi nëpër parti politike, institucione të shtetit, universitete, mjete të informimit etj. dhe mund ti shohim kur flasin dhe shkruajnë. Herët a vonë me këtë kategori njerëzish mund të kemi problem në të ardhmen lodhur me Atdheun tonë të dashur. Dhe, e gjithë kjo përçarje me popullin shqiptar nuk ndodhë krejt rastësisht edhe në ditën e sotshme. Si duket gjakun e kemi të prishur nga “miqtë” dhe armiqtë si popull trim, liridashës dhe i besës. Ky është problemi më i madh që prekë shpirtin e çdo shqiptari të vërtetë që nuk na lë të ngrihemi në këmbë e të rrugëtojmë me popujt e qytetëruar.
Jemi në një situatë paradoksale sepse po rrezikohet identiteti kombëtarë shqiptarë me të gjitha vlerat e saja. Aty - këtu ndonjë intelektual ngre zërin sa për të shprehur habinë për rrezikimin e kombit. Si ta kuptosh situatën kur shqiptari i deklaruar si shqiptarë, vëlla e shpall të huajnë kurse jo vëlla shqiptarinë që nuk është mysliman?! Nuk po i rrezikohet feja e askujt në Kosovë, por kombi. Kosovës sot i duhet tru dhe gjak i pastër shqiptari dhe atdhetari për të dalluar të mirën nga e keqja, të bukurën nga shëmtia dhe robërinë nga liria.
Pa ia vënë gishtin kokës, pikërisht në këtë kohë kur po ndërtohet shteti i Kosovës, sulmohen themelet e kombit, përdhosën figurat më të ndritura të kombit tonë shqiptarë si Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Gjergj Fishta, Nënë Tereza, Pjetër Bogdani etj., hedhen poshtë në mbeturina simbolet kombëtare, flamuri dhe çdo gjë që është shqiptare si psh.“Në vitin 1912 u ngrit flamuri i pavërtetës – flamuri i qafirit” (Hoxhë Jakup Asipi); Kërcënohet shkatërrimi i varrezave dhe memorialëve të dëshmorëve të Kosovës sepse “ata vdiqën për shqiponjën e jo për Islamin” (Hoxhë Mazllum Mazllumi); “Gjaku i qafirëve është pija më e mirë për ne” (Imam Zekria Qazimi) dhe shumë klerik tjerë të fesë islame. Madje kërkohet ndërrimi historisë, i kulturës (kultura e veshjes etj.), futja e sheriatit, ndërtimi i xhamive si për inati etj. Si mund të jemi popull kaq naiv që punon kundër vetvetes? Pse duam të jemi turq ose arab e jo shqiptarë i Dardanisë? O tempora o morës (O kohë të mjera, o njerëz të mjerë) thoshte Ciceroni kundër tradhtisë dhe pabesisë. Ndaluni, o njerëz, ndaluni, kaluat çdo kufij duke u bërë e zeza e kombit shqiptarë. Shqiptarët e vërtetë asnjëherë nuk e ndërruan identitetin kombëtar, ishin besnik gjithmonë ndaj kombit.
Feja duhet të na bashkoj e jo të na ndaj; të na ofroj e jo të na largoj; të na bëj më të mirë dhe më të dashur, e jo të na bëj ta urrejmë njeri – tjetrin; të na fisnikëroj e jo të na hasmëroj. Çdo predikues fetarë duhet të jetë i vetëdijshëm se çka flet e çka predikon, të jetë i përgjegjshëm për fjalën e thënë në publik, jo të mbjell ndasi e përçarje.
Nëse i godas klerikët destruktiv (shkatërrues) nuk po e godas fenë Islame. Na duhen klerik që janë në shërbim të paqes dhe dashurisë e jo përçarës. Mu për këtë duhet të ruhemi prej tharmit të farisenjve (të ndarët – besimtarë dyfytyrësh ) të kohës sonë. Njerëzit mund të flasin sa të duan për religjionin e tyre, por nëse ai religjion nuk ofron dashuri, nëse nuk i liron nga e keqja dhe mashtrimi, nëse predikuesit e tyre nuk i mësojnë besimtarët të jenë të mirë, të sjellshëm dhe të dashur me njerëzit, atëherë është thjesht një mashtrim. A mund të quhet shqiptarë ata që shajnë dhe nënçmon çdo gjë që është shqiptare?
Shqiptarin trim, luftëtar, artist dhe punëtor në histori e ka penguar vetvetja. Shumë beteja të pareshtura në luftë me armikun i ka fituar dhe humbur vetë duke u bërë armik i vetvetes. Këto janë plagët tona të hapura. Respekt për të gjithë ata që mendojnë dhe besojnë ndryshe. Por, nuk ka shqiptarë të vërtetë pa identitet kombëtarë. Kombi nuk shitet as nuk ndërrohet për fenë. Kur s’ke identitet kombëtarë s’je vetvetja, s’ke sovranitet as shtet dhe s’je askush! Mu për këtë gjithkush luan me neve. Shqiptarët e vërtetë asnjëherë nuk e ndërrua identitetin kombëtar. Madje nëse shqiptarit ia prek dhe ia shanë kombin është sikur me ia sharë fenë.
Identiteti kombëtar shqiptar është i rrënjosur në lashtësinë ilire, shumë përpara ndikimeve osmane apo sllave. Shqiptarët janë një komb me një kulturë dhe gjuhë të veçantë, të cilat kanë mbijetuar përkundër sfidave të shumta.
Mbi çështjen e konvertimit
Feja është ndjesi tejet individuale dhe përkushtim personal, i vetëdijshëm dhe i lirë ndaj Zotit dhe të vërtetave fetare të një bashkësie të caktuar fetare. Konvertimi (kalimi nga një fe në një tjetrën), është çështje normale, ka ndodhur gjatë gjithë historisë, ndodh edhe sot në të gjitha fetë e botës
Njeriu sipas vullnetit të tij të lirë mund të ndërroj fenë e vet kur të dojë, sa herë dojë dhe askush nuk mund ta ndaloj. Secili prej nesh mund të besojë në cilin do fe apo të mos besojë, por fundja ne mbetemi shqiptarë. Të gjithëve na ka krijuar një Zot dhe kemi vetëm një Zot, një gjuhë, një kulturë, një traditë, një histori, një gjak dhe një atdhe. Fenë mund ta ndërrosh, por kombin jo. Beso në çfarë të duash se bindjet e tua janë personale dhe të garantuara me ligje! Feja është një gjë, dhe kombi është tjetër, prandaj, unë nuk mund të jem gjë tjetër veçse një shqiptarë.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, parashikon të drejtën e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë për të gjithë qytetarët, përfshirë të drejtën për ta ndërruar fenë, për ta shprehur apo për të mos e shprehur besimin fetar, për ta ushtruar apo për të mos e ushtruar fenë, dhe për t’iu bashkuar apo refuzuar për t’iu bashkuar një bashkësie fetare.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut thotë: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht”. Fetë janë universale për të gjithë dhe nuk janë monopol i askujt. Askush nuk ka monopol mbi fenë - mbi të vërtetën. E vërteta është Zoti i cili thotë: “Unë jam Udha e Vërteta dhe Jeta” (Gjn14, 6).
Konvertimi në fenë e krishterë është një proces normal dhe i natyrshëm që ka filluar nga koha apostolike dhe ka vazhduar gjatë gjithë historie deri me sot e kësaj dite. Në predikimin e Shën Pjetrit apostull, u tronditën të gjithë dhe thanë: “Çfarë duhet të bëjmë ne. Pjetri u dha përgjigje: Kthehuni dhe secili prej jush le të pagëzohet...Atë ditë u pagëzuan rreth tre mijë vatë” (Vap 2, 37- 41).
Kisha në fillimet e saja përgatiti rrugën e Fjalës së Zotit të përhapet deri në skajet e tokës. “Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë njerëzve. Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besoj do të dënohet” (Mk 16,15).
Njeriu është qenie religjioze (homo religiosus) që nga zanafilla e tij. Njeriu është religjioz jo pse këtë e kërkon dikush, por për arsye se në shpirtin e vet është i tillë. Religjioziteti është hapja e njeriut ndaj Absolutës (Zotit) dhe ndaj vlerave absolute si e vërteta, dashuria, liria, mirësia etj. Të gjitha kulturat dhe qytetërimet njerëzore janë të mbushura thellë me religjiozitet. Besimi pranohet me vetëdije dhe lirisht. Besimi është përgjigja e njeriut ndaj ofertës së Zotit për dashuri. Zoti është i pari që e thërret njeriun në dialog dhe njeriu i përgjigjet Zotit me besimin e tij. Të besosh do të thotë të shikosh jetën dhe botën me sytë e Zotit, pra siç e sheh Zoti. Zoti krijoi qëllimisht fise, kombe dhe forma të ndryshme shoqërish. Zoti krijoi njerëzit e të gjitha nuancave të ngjyrës së lëkurës dhe ata janë të gjithë njëlloj të dashur prej Tij.
Edhe para shfaqjes së ideve fetare të njëmendta ka ekzistuar një farë kulti për të panjohurën: në lidhje me objekte, gjallesa a dukuri natyrore; ky kult kishte si shkak frikën, habinë e admirimin në drejtim të së panjohurës në natyrë e në jetën e njerëzve. Kësaj kohe i përkasin forcat e pakuptueshme e idetë magjike në përgjithësi; e po kështu fetishizmi, si cilësi të mbinatyrshme të objekteve të botës reale. Në rrënjë të tyre më të lashta, edhe totemizmi e disa përfytyrime magjike për të vdekurit shpjegohen si të natyrës magjike para fetare. Janë përfytyrime të mjegulluara të foshnjërisë së njerëzimit. Me zhvillimin e mëvonshëm të shoqërisë njerëzore, këto forca të lashta magjike marrin veti animistike e bëhen pjesë përbërëse e religjioneve të ndryshme, të lashta politeiste.
Mirëpo, përpara se t’i përkasim dhe të zgjedhim një religjion të caktuar, fillimisht jemi shqiptarë. Religjionin mund ta ndërrosh, por kombin nuk mund ta ndërrosh. Shqiptari nuk është katolik apo musliman para se të jetë shqiptarë. Kemi lindur shqiptarë dhe vdesim shqiptarë.
Disa të tjerë mendojnë që nëse je mysliman, atëherë duhet të jesh patjetër turk ose arab. Ose, nëse je katolik, duhet të kesh kombësinë gjermane, angleze, franceze apo amerikane. Ose, nëse je ortodoks, duhet të kesh kombësinë greke, serbe, bullgare apo ruse.
Ta zëmë një amerikan i përket fesë myslimane, kjo nuk do të thotë se ai të jetë detyrimisht turk apo arab. Sepse, edhe në shtetet arabe ekziston pakica të krishtera, por kombësia e tyre është prej atij shteti arab që vjen, pavarësisht se është katolik. Ose një arab që i përket fesë katolike, kjo nuk do të thotë të jetë anglez apo amerikan!
Unë (D.P.) jam shqiptarë katolik, jetoj dhe punoj si katolikë, rregullisht shkoj në Kishë, por asnjëherë nuk dëgjova një thirrje të vetme për konvertim dhe asnjë sulm apo fyerje të vetme ndaj religjioneve tjera, e lërë më për vëllezërit e besimit Islam.
Pse u formua lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame?
Nisma për Braktisjen e Fesë Islame është shenj pakënaqësie dhe revolte lidhur me sulmet ndaj figurave kombëtare shqiptare. Kjo nismë u ndërmarrë nga shqiptarët si protestë dhe reagim ndaj atyre klerikëve islam të cilët sulmuan dhe fyen rënd kulturën dhe historinë tonë kombëtare shqiptare. E gjithë kjo kaloj pa u penalizuar nga shoqëria dhe shteti. Madje as Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës nuk reagoj ndaj këtyre sulmeve të ulta. Historianët e Deçanit e gjykuan lëvizjen e Deçanit, po ku ishin këta historian kur sulmohej dhe fyhej kombi shqiptarë?
Pse në një situatë të tillë inteligjenca shqiptare po hesht, po fle! Nuk po bëjnë zë as ata intelektual dhe akademik që veprat kryesore të tyre ua kanë kushtuar rilindësve dhe që përplot entuziazëm kanë përhapur idetë dhe idealet e tyre! Ruajtja e identitetit kombëtar shqiptar, nuk është sulm ndaj asnjë feje. Bashkësia Islame e Kosovës, as autoritetet shtetërore nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë mjaftueshëm për parandalimin e sulmit anti -shqiptarë dhe anti- kombëtarë?
Nisma për Braktisjen e Fesë Islame, nuk është lëvizje kundër fesë islame. Kombi dhe feja shkojnë paralel si dy binarë të trenit që ndihmojnë njëri - tjetrën por nuk bëhen bashkë, janë të lidhura si trupi dhe shpirti të pandashëm që plotësojnë njëra – tjetrën. Nuk mundem të jam besimtarë i mirë pa e dashur kombin dhe vatanin tim. Fetari i mirë është edhe kombëtarë i mirë.
Nuk ka Zot vetëm të shqiptarëve, arabëve, italianëve etj. por ka Zot të krijesave dhe qenieve njerëzore. Nga kjo mund të kuptojmë se Zoti dhe fetë nuk mund të nacionalizohen dhe të absolutizohen.