Rrenat e Serbisë dhe servilizmi i Francës ndaj BE-së janë unike!

Opinione

Rrenat e Serbisë dhe servilizmi i Francës ndaj BE-së janë unike!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 3 shtator 2024 Në ora: 06:08
Emmanuel Macron dhe Aleksanda Vuciq

Presidenti francez, Macron haptazi  zbulon fyfyrën e politikës Franceze duke hequr dorë nga “të gjitha shqetësimet”, për lidhjet e Serbisë me Rusinë. Ai nënshkruan marrëveshje fitimprurëse për avionët luftarakë dhe energjinë bërthamore….)

Kjo është koka e vërtetë e kryeshtrigës plakë të Europës e cila përherë ishte pa sy dhe pa vesh për gjenocidin e Serbosllavisë ndaj neve shqiptarëve në Ballkan. Sot Franca vlon përmbrenda nga islami i importuem nga vendet koloniale, këtë vlim e dëshiron edhe Serbia për shqiptarët, sepse i duhet sikurse ajri për të vërtetuar teorinë e plasuar për shqiptarët aty ku janë. Si duket  eksperti i politikës së vjetër serbe Vuçiq, ngushëllon rrjedhshëm Marconin dhe shtriganët e tjerë të Europës me dinakërinë e tij, se ai dhe tanë Serbia e “mesjetës”,sot ndjehet në mes të kullës Amerikane dhe qekanit të shtetit tonë, Kosovës. Ndërsa serbët që jetojnë në Kosovë i viktimizon në emër të politikës ruso-serbe dhe ëndrrës për hakmarrje ndaj shtetit tonë! Në të kundërtën sikur nuk kuptohet politika e Serbisë e cila financon “besimin musliman ndryshe” nëpër viset e shqiptarisë. 

Ndalimi i dinarit serb është goditja në e rëndë, kjo është thembra e Akilit për të gjitha financimet e pista. 

Ai i cili mundet me hy në botën e dinakërisë dhe bashkëpunimit të Serbisë, gjegjësisht Rusisë me shtetet më të njohura muslimane, lehtësisht dokumenton platformën antishqiptare në vazhdimësi për më pak se  150 vjetë! Këta nuk kursyen as një  gur pa lëvizë, përdorën të gjitha forcat e veta, “intelektuale”, “shkencore të falcifikuara”, ushtarake dhe policore të dhunës dhe terrorit, por fatmirësisht shqiptarët mbijetuam suksesshëm  dhe u ngritën në këmbë, falë gjakut të derdhur për liri dhe ndihmës pa hile nga bota demokratike!

Mereni me mend, kur ambasadorin francez në Suedi, Etienne De Gonneville e pyetën në vitin 2020 nga programi shtetëror Axhenda, nëse ekziston rreziku i konfliktit midis Francës dhe botës myslimane franqeze pas heqjes së kokës në mënyrën më barbare të mësuesit Samuel Paty në Paris më 16 tetor 2020, ai përgjigjet kështu:

“Para së gjithash, Franca është një vend mysliman, Islami është feja e dytë më e madhe në Francë me rreth 

4-8 milion”, ai minimizon numrin prej 5 milionësh sa ishin në fillimin e viteve 2000, kurse NRK e Norvegjisë vjen me një vlerësimin se 7 milionë ishin pas tetorit 2020, vlera këto mjaftë realiste, shkruan….) Hege Storhaug

Kthehemi te tema dhe raportet e Serbisë me Francën  dhe “Markonat” tjerë të të njëjtës Europë, të cilët llogariten si mbështësit  më të madhenjë të Serbisë, prandaj kur kjo mbështetet për muri nga disa vende demokratike europiane dhe Amerika, këto i dalin në ndihmë. Mjafton të  kujtojmë muajin maj të këtij viti, kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të Kosovës!

Franca ishte e para e cila bllokoj  votimin përfundimtar në këtë Këshill të Evropës, duke përfaqësua dëshirën e Serbisë, se përpjekjet “joadekuate të Prishtinës”për të krijuar një Asociacion të Komunave Serbe, një organ politik i cili në mënyrë (të hapur) synon të përfaqësojë pakicën serbe në Kosovë, por jashtë ligjeve dhe kushtetutës së vendit.

Nëse kthehemi mbrapa në vitin 2019 mund të përkujtojmë euforinë e kësaj miqësie të vjetër serbo-franceze nga goja e Marconit:

“ Franca të do ashtu siç e ke dashur atë!” shprehet Marcon gjatë vizitës së tij të parafundit në kryeqytetin serb në esenë e tij, me një theks të lartë në gjuhën serbe. Ai ndërprehet disa herë nga brohoritjet e zjarrta të turmës së mbledhur përpara Monumentit të Mirënjohjes për Francën, në kala-parkun e Kalimegdanit.

Kurse në këtë herën e fundit , ofensiva e sharmit ishte edhe më e përhapur. Marcon, përpara vizitës së tij dy-ditore në vend, dërgoi një letër me 1,400 fjalë për të gjitha gazetat  e përditshme serbe, duke u shprehur atyre lirikën për "fortësinë dhe vitalitetin e lidhjeve që bashkojnë francezët dhe serbët" dhe duke thënë se vizita kishte për qëllim "të ushqejë dhe thellojë miqësinë tonë kaq të çmuar".

“Ne shpesh pajtohemi, por edhe kur nuk pajtohemi, gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin”, tha Macron në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë. “Kjo është baza për miqësinë midis dy kombeve tona, e cila u krijua përmes luftës dhe luftimit së bashku për Evropën tonë, “të ndërskambëzave, mendoj unë”! Kombet tona kanë qëndruar gjithmonë së bashku”….) që nga kohërat mesjetare, me mbretërit serbë që martoheshin me fisnikërinë franceze. Lidhja e tyre u thelluan gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa ata luftuan krah për krah në frontin e Selanikut, (Lufta e Parë Botërore (1914-1918) Dje ishte kështu, kurse  sot mbi 80 për qind e investimeve franceze në Ballkan janë në Serbi, ndërsa mbi 100 kompanitë franceze në Serbi punësojnë rreth 12,000 punëtorë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat