Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, ishte në Kosovë. Përveç bisedimeve, ajo u shtrua në një darkë me presidenten Vjosa Osmani. Folën për të njëjtën brengë - rrezikun rus në Europë dhe kërcënimin e Serbisë për stabilitetin në rajon. Mbrëmë vonë arriti në aeropirtin e Prishtinës, Hakan Fidan, njeriu më i pushtetshëm i Turqisë, pas Erdogan, ministër i Punëve të Jashtme të saj. Lajçak, po ashtu është në Prishtinë. Dëshiron që të rikthejë palët në dialog. Por më duket se kot vjen vërdallë. Ndërsa serbët në Serbi kanë vemdosur që prej sot të bllokojnë pikat kufitare më Kosovën. Por nga jashtë, dmth, të bllokojnë serbët e Serbisë e ata të Kosovës të mos komunikojnë midis tyre.
Në Beograd është gjithashtu një panoramë e çuditshme. Vulin është në Rusi për bisedime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sigurisht si i dërguar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për ta “qetësuar” mikun e vjetër, se Serbia nuk e tradhton atë. Është e pamundur në një shtet autokratik si Serbia që vizita e zv.kryeministrit në Rusi të bëhet pa projekt të presidentit të vendit. Megjithatë Christopher Hill e vlerëson lart blerje-shitjen e 12 avionëve Raffalo të Francës nga ana e Serbisë, madje e konsideron si përpjekje të afrimit të Beogradit me NATO-n. Por NATO dhe CIA, thonë lajmet, shohin se midis Serbisë dhe Kosovës do të ketë konflikt. Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe këshillon qytetarët e saj të kenë kujdes kur lëvizin në veri të Kosovës, ndërkohë që ambasada e saj në Prishtinë thotë të kundërtën. Kurse Hakan Fidan thotë se “Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje për konflikt, luftë apo incidente në këtë rajon”!
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, telefonoi sërishmi Aleksandër Vuçiq pikërisht në përpjekje për të garantuar stabilitet dhe orientimin e Serbisë drejt Perendimit. Kjo lloj veprimtarie politike dhe diplomatike “agresive” në Kosovë e në Serbi për Kosovën duket se i ngjan periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar ajo në më shumë se tri dekadat e fundit. I ngjan periudhave pak para nisjes së përplasjeve të dhunshme. Dhe të gjithë këta që lëvizin në linjësn Kosovë-Serbi thonë se “duan paqen e stabilitetin”, se “duan të evitojnë konfliktin” e se “duan bisedime e dialog”! Ura e Ibrit është pika më e nxehtë. Dhe shoh se për ta ndaluar hapjen e saj ka një lloj koordinimi midis protestave të serbëve në territorin e Serbisë dhe disa aktorëve ndërkombëtarë.
Nga një anë kam përshtypjen se dikujt në Perendim i intereson një lloj konflikti në rajon. Ndërsa disa aktorëve si p.sh Turqisë, jo vetëm nuk i intereson një konflikt i tillë, por paralajmërohet që asnjërit të mos i shkojë në mendje kjo. Kam përshtypjen gjithashtu se edhe Londrës dhe Berlinit nuk i konvenon një konflikt qoftë dhe i kontrolluar në veriun e Kosovës. Nuk jam i sigurt se kjo nuk i intereson disa qendrave të tjera të Perednimit, si p.sh Parisit, të cilët me siguri që konfliktin e shohin si mundësinë e plotësimit të interesit serb për aneksimin e dhunshëm të këtij territori të Kosovës. Kjo si kusht për ta ankoruar Beogradin në anën e NATO-s. Nëse keni vënë re, edhe kryeministri i Shqipërisë ka prioritet lidhjen e Serbisë me NATO-n dhe BE-në, jo integritetin territorial të Kosovës.
Shkurt, ata që janë kundër konfliktit bëjnë diplomaci për ta përmbyllur shtetësinë e Kosovës në territorin ekzistues të saj. Të tjerë bëjnë diplomaci e politikë në funksion të një konflikti të kontrolluar. Kjo do të thotë se mund të ketë përplasje jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe Fuqive të Mëdha perendimore pro dhe kundër këtij konflikti. Në këto kushte, nëse ndodhë të ketë trazira dhe konflikt, gjithçka vendoset në terren. Kujtomë Luftën e Vlorës në vitin 1920, kur në Konferencën e Paqes në Paris po diskutohej integriteti territorial i Shqipërisë në jug të vendit. Lufta e Vlorës dhe hedhja e Italisë në det e ndryshoi balancën, mbylli diskutimin në Paris, nëse Gjirokastra dhe Korça i përkasin Shqipërisë apo Greqisë. Shqipëria u njoh përfundimisht në kufijtë e përcaktuar nga Konferenca e Londrës e vitit 1913.
I njëjti skenar po tentohet në rastin e veriut të Kosovës. Një vrap politik e diplomatik që duhet të përfundojë me fitoren përtfundimtare të Kosovës në katër komunat e saj të veriut. Kjo do të thotë se Kosova duhet ta fitojë vetë luftën, sigurisht me përkerahjen e miqve të saj. Miqtë dhe armiqtë e Kosovës tashmë dihen e njihen. Por në këtë konflikt që mund të nisë në veri të Kosovës do të kualifikohen edhe njëherë miqtë e saj. Aty do të shohim se kush është e kush jo plotësisht në mbrojtje të shtetit dhe të integritetit territorial të Kosovës. Kush ndihëmon Serbinë, ai do të kualifikohet përfundimisht si armik i Kosovës. Kush rri neutral, do të dyshohet për qëndrimet e veta. Kush e ndihëmon Kosovën, ai do të emërtohet përfundimisht si mik i çmuar i saj. Ndoshta është momenti i fundit, kur do të ndahen përfundimisht konceptet e mikut, jo mikut dhe të armikut të Kosovës. Së paku Francën, edhe pse Albinit, ndoshta për shkaqe diplomatike, i pëlqen ta quajë vend mik, mos e llogaritni te miqtë e Kosovës. Kosova është në këtë situatë kryesisht për shkak të rolit të saj në Perendim si Kalë Troje për Kosovën.