Vetëm një i çmendur do e shpallte një vend sovran si të pushtuar!

Opinione

Vetëm një i çmendur do e shpallte një vend sovran si të pushtuar!

Nga: Dedë Preqi Më: 13 shtator 2024 Në ora: 09:37
Dedë Preqi

Vetëm një i çmendur dhe njeri primitiv, do të shpallte një vend sovran dhe demokratik, siq është Kosova, si një teritor të pushtuar, siq pretendon sot Aleksandër Vuçiq, duke bërë lajm nëpër mediat e Serbisë, si një opsion i tij propagandistik të shpalljes së okupimit të një pjese të Serbisë, që do të shkakëtonte pasoja të mëdha, jo vetëm për Kosovën, por për Ballkanin dhe tërë rajonin.

Sipas këtij primitiviteti ekstremist të Vuçiqit, ndaj Kosovës së pavarur, është një lojë e këtij lidershipi serb, që grumbullon rreth vetës edhe ekstremistë të tjerë të këtij lloji, për të krijuar një bindje dhe përshtypje se po lufton për të drejtat e popullit serb në Kosovë, që në realitet nuk po ua cënon askush të drejtat e tyre, por ky është derigjenti i tyre, të cilëve ua ka devijuar taktin dhe të ardhmën njerëzore, duke i shdërruar në vegla për interesa politike.

Askund nuk ekziston një botë thjeshtë profane, edhe kur një dëshirë kryeneqe arrinë me forcë të krijojë diçka të ngjajshme, ajo kurrsesi nuk mund të funksionojë, sepse do të ishte një sajim dhe pa fuqi të brendshme, e cila qëndron pas arsyes racionaliste dhe bindëse, duke u bazuar në mite.

Përshtypjet e njerëzve të tillë, që u besojnë miteve dhe përsonifikojnë zotërat e tyre, përkundrazi bien në mashtrime të një zotërimi nga një forcë e mistershme, aty ku mosbindja që nuk na bënë të ngjajshëm me njeriun e vërtetë, sepse brenda llojit të tillë udhëhiqet me tiparin e veçantë dhe përvojën historike të të qenit i zhveshur në konceptin e «njerëzores», dhe fare nuk ndjehet i turpëruar para botës.

Mjafton të përmendim mitin serb mbi Kosovën, që është i lidhur aq ngushtë me termin si «djep» i Serbisë, edhe pse në thelb ky term nuk ka saktësi teorike as praktike dhe as shkencore, por qasja ndaj saj është ndërtuar në përllogaritjet e miteve që i ngatërrojnë gjërat me të vërtetën dhe që shkakëtojnë komplekse funksionale dhe konflikte me realitetin ndërnjerëz, në këtë rast sikur është çështja në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Procesi i gjithë kësaj fantazie nuk pushon së ekzistuari mbrapsht edhe sot e kësaj dite, dhe në këto rrethana përvijohet nga pala serbe të ndërvarura edhe nga politika shofeniste e saj, që ndihmohet edhe nga kishat ortodokse serbe, e cila prodhon gjithnjë e më shumë konstrukte të tilla tipike, duke i shërbyer me këto dokrra edhe gjeneratat e reja dhe duke shpikë aparatura të kësaj natyre edhe më përqarëse në mes këtyre dy popujve.

Zbatimi praktik dhe koha bashkëkohore e vërteton e hedh poshtë dhe e korigjon atë që është e gabuar dhe e bërë në mënyrë instiktive, apo duke supozuar sipas miteve, se Kosova është «djep» i Serbisë, pa dyshim se nuk duhet supozuar, sepse për çdo nevojë të kërkuar është gjetur një vegël e përshtatshme, që të ndihmon dhe të sqaron të vërtetën, kur dihet se Kosova, është sot shtet i pavarur dhe sovran, të cilën e kanë njohur vendet më të fuqishme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat