Pse sipas së drejtës ndërkombëtare, Serbisë i jepet e drejta të mbrojë serbët jashtë kufirit të Serbisë, kurse jo Edi Ramës për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë?

Opinione

Pse sipas së drejtës ndërkombëtare, Serbisë i jepet e drejta të mbrojë serbët jashtë kufirit të Serbisë, kurse jo Edi Ramës për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 shtator 2024 Në ora: 21:50
Sulejman Mehazi

Sipas konventës ndërkombëtare, Serbisë i jepet e drejta që serbët anekënd botës të jenë nën mbrojtje dhe ombrellën e Serbisë, t'i mbrojë të gjitha pakicat serbe nëpër shtetet dhe kontinentet e botës, gjersa Edi Rama me fodullëkun e tij të gjumosur fare nuk është përpjekur e interesuar që kombetarisht, politikisht, ekonomikisht ndërkombëtarisht të mbrojë shqiptarët nëpër botë ku jetojnë ata.

Prandaj, Edi Ramë fodulli nuk e hap gojën për Kosovën, shqiptarët e RMV-së, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe diasporës për shkak se Shqipëria nuk ka aplikuar për të marrë të drejtën e përkujdesjes së shqiptarëve në botë.

Prandaj, sipas së Drejtës Ndërkombëtare presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, i lejohet të ju dalë zot serbëve në Kosovë, në Bosnjë-Hercegovines, në Malit të Zi e gjetiu në botë, kurse Edi Ramës nuk i jepet kjo e drejtë për shkak se Shqipëria nuk është anëtarësuar në këtë konventë boterore për mbrojtjen e shqiptarëve jasht kufijve administrativ të Shqiperisë.

Është e turpshme për Shqipërinë që nuk është anëtare e mbrojtjes të shqiptarëve në këtë konvente ndërkombëtare. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor gjithë kombet rrethepërqarke Shqiperisë janë anëtare në konventën nderkombetare mbrojtëse, përveç Shqiperisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në këtë konventë mbrojtëse ndërkombëtare janŕ edhe maqedonasit e RMV-së, turpi nuk ka brirë sikurse Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat