Paraqitja para mediave dhe masat e propozuara nga A. Vuçiqi, janë vazhdimësi e hegjemonisë serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve!

Opinione

Paraqitja para mediave dhe masat e propozuara nga A. Vuçiqi, janë vazhdimësi e hegjemonisë serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 14 shtator 2024 Në ora: 08:31
Rexhep Elezaj

Përveç disa qëndrimeve dhe masave të reja në interes të serbëve që jetojnë në Kosovë si dhe disa kushteve të njohura për vazhdimin e dialogut me Kosovën, paraqitja e presidentit serb, A. Vuçiq sonte para mediave, rezultoi të ishte një vazhdimësi e retorikës së tij shoviniste dhe armiqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, me theks të posaçëm, në mos pranimin në asnjë mënyrë të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Me këtë rast ai paraqiti 7 masa të reja, të cilat regjimi i Serbisë fashiste do t’i implementojë, siç tha, me qëllim të ruajtjes dhe mbetjes së popullit serb në Kosovë, duke filluar me;

1.), Shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),

2.), Formimin e Drejtorisë rajonale të policisë serbe në veri,

3.), Kthimin e gjyqtarëve serb në të gjitha institucionet në veri,

4.), tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga "bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme" në veriun e Kosovës,

5.), Formimi i menjëhershëm i Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

6.), Lirimi i menjëhershëm i 86 serbëve të burgosur dhe ndërprerja e maltretimeve dhe provokimeve ndaj tyre,

7.), Qarkullimi i lirë e transaksioneve të pagesave, i akorduar në marrëveshjen e Brukselit, të pagesave postare si dhe të ardhurave mujore për serbët në veri.

Po ashtu, propozoi miratimin e masave të veçanta për mbrojtje sociale për serbët në Kosovë, duke nxjerr ligj të veçantë për këtë qëllim, si dhe ndarjen e ndihmave për punësimin e 14 mijë serbëve të papunë në Kosovë, ndihmave për 2300 fëmijë serbë, materiale ndërtimore falas, punësimin e 41 mjekëve, dhënien e rrogave për 5800 serbët që kanë ngelur pa punë pas mbylljes së komunave paralele nga autoritetet e Prishtinës, ndarjen e 200 milion eurove për shkolla, çerdhe, sport, etj., ndihma këto që do vlejnë vetëm për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe jo ata në Serbi.

Serbia, tha ai, do ndërton në veri edhe disa zyra lokale administrative vetëm për serbët, ku ata do mund t’i nxjerrin çertifikatat e lindjes, kunorizimit, vdekjes, si dhe dokumente tjera personale, ku do themelojë po ashtu organe paditëse serbe (gjykata) që i do përndjekin gjithë ata të cilët do i shkelin të drejtat e serbëve në Kosovë, të policëve (shqiptarë) që ndjekin dhe provokojnë serbët, nëse këto ndodhin jashtë dakordimeve që janë bërë në Bruksel. Do nxjerrin edhe vendime që i anulojnë vendimet e organeve të përkohshme të Kosovës, të cilat bien ndesh me marrëveshjet e Brukselit, pra vendimet e Prishtinës do jenë të pavlefshme për serbët dhe Serbinë.

Ndërsa, lidhur me mos marrjen e vendimit për shpalljen e një pjese të Kosovës të okupuar, tha se pas konsultimit me juristët më të mirë të Serbisë, jemi pajtuar që mos ta bëjnë një akt të tillë, në mënyrë që mos t’i japim legalitet ushtrisë së Kosovës, e cila në këtë rast do ishte pala okupuese, ngase okupimi i një territori me luftë i jep të drejtë si dhe nënkupton ekzistencën e një shteti tjetër përballë nesh, prandaj ne nuk e bëjmë këtë gabim, sepse nuk e pranojmë Kosovën si shtet në asnjë mënyrë të mundshme.

Foli edhe për përgatitjen e një kampanje globale diplomatike të Serbisë në botë, sidomos në tetor në AP të OKB-së, meqë rast mbi 60 vendeve të botës do ua shpërndajmë një mori materialesh për gjendjen e terrorit ndaj serbëve në Kosovë nga ana e Albin Kurtit, për shkeljen e të drejtave të tyre, hapjen e stacioneve të reja për policinë shqiptare në veri, burgosjen e 4 të rinjve serbë, etj. Tha, se ne serbët nuk do ndalemi dhe as që duam të lirohemi nga barra e Kosovës, derisa ta gjejmë përgjigjen e duhur për zgjidhjen e kësaj kauze, ndërsa shqiptarët nuk i ndalon askush që të ëndërrojnë çdo ditë për pavarësinë e saj..!?

një fjalë, skenarët e regjimit hegjemonist dhe fashist të Serbisë, në krye me racistin dhe “Sllobën e vogël”, A. Vuçiqin, për rikthimin e Kosovës nën pushtimin e saj nuk kanë të ndalur, pa asnjë ndryshim në përmbajtje dhe as në strategjinë e tyre antishqiptare, e cila vetëm sa vjen dhe merr trajta të reja kriminale dhe fashizoide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat