Masat e Vuçiqit pas 72 orëve

Opinione

Masat e Vuçiqit pas 72 orëve

Nga: Milazim Maraj Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:14
Milazim Maraj

Presidenti i Serbisë edhe një herë u kërcënua me masa ndaj Kosovës. Këtë e bëri pas mbylljes së institucioneve ilegale dhe kriminale në veri të Mitrovicës. Në këto qendra krimi bëheshin pastrim parash dhe qarkullim kriminal i tyre. Krimet të llojeve të ndryshme të cilat i udhëheqtë, mbikëqyrte dhe shfrytëzonte krimineli në kërkim Radojqiq, por që natyrisht pjesën e vet e kishte edhe vet Presidenti serb. Ju deshtë 72 për të qëndisur një gënjeshtër serbisht, por edhe pse është e ndërtuar serbisht nuk e kuptuan as serbet. Çka ju deshtë Serbisë kjo e ashtuquajtur masë me 7 pika. Gënjeshtër me 7 pika.

Por nga pritja 72 orë nuk doli asgjë e re 7 pikat ishin të vjetra. Të gjitha këto që ishin shkruar në këto pika ishin të përsëritura shumë herë madje deri në monotoni. Masa konkrete provojë në shtatorin e vitit të kaluar por përfundoj turpshëm. E këto, jo që shqetësuan kënd por dolën shumë qesharake, ndoshta i bënë nervoz bashkëpunëtoret e Vuçiqit. Dolën ende më qesharake se letra e Bernabiqit që e dërgoj dhe pas sa kohe e tërhoqi nga ndërmjetësuesit e ashtuquajtur për” lehtësimin e dialogut”.

Serbia një herë ende pa dal regjistri më këto masa pas 72 orëve u deklarua së nuk do të merr pjesë në takim për të vazhduar dialogun me përfaqësuesit e Kosovës. Pastaj disa orë më vonë tërheq fjalën sikur e tërhoqi letrën dhe lajmëruan së do të merr pjesë në dialog dhe së pjesëmarrës do të jetë Petkoviq. Tani mbetët të tërheq edhe këtë letër pa vlerë politike as diplomatike me 7 masatë që ka vendosë Presidenti i Serbisë. Presidenti serb erdhi në pushtet në mënyrë të kundërligjshme, premtoj gjëra të parealizueshme, më këto arriti përkohësisht të i mashtroj votuesit e vet, pjesën tjetër e vodhi bashkë më kriminelet e vet tani vazhdon të prodhoj masa të tërheq letra, të kërcënohet të tërheq kërcënimet të vlerësoj gabim me qellim apo pa qellim dhe pastaj të planifikoj mbi vlerësimet e gabuara, pastaj të i lë në heshtje apo të i anuloj, të gjitha. Këto shkojnë në vazhdimin e mandatit si President. Kuvendi gjithë serb tregoj jo planin serb por plani rus për botën ruse. Kurse tani pas 45 dite do të nxjerr një ligj që e shpall Kosovën zonë të okupuar. A thua këtë “plan të mençur” e solli Vulin nga Rusia? Kosova e okupuar. Nga kush ishte okupuar Kosova. Në vitin 1912 u okupua nga Serbia- Rusia, jo vetëm Kosova më këta kufij të sotëm, por Dardania e tera.

Që nga ky vit u ndërtuan memorandume që kishin bazë Naçertanijen, ruse, për të shpërngul dhe asimiluar shqiptaret autokton një popull me civilizim të lartë dhe për të ua imponuar kulturën nomade që e kishin vet. Por dëmet që u solli shqiptarëve ishin të mëdha. këta arritën që të shpopulloj nga shqiptarët tërë territorin e Dardanisë deri në kufijtë e sotëm së Kosovës të mbetur kësaj pjese Dardane. Por tani sharra i ka hasë në gozhdë. Në shekullin e kompjuterave ka rënë tregu i gënjeshtrave, këto nuk po shitën më. Shkalapurdhjet që i bënë Vuçiq herë duke luajt luanin e herë kukuvajkën nuk po shitën më as në tregun ambulator të rrugëve. Mbështjellja e tij me flamurin serb në KS. OKB nuk e shtini në gjynah askënd. Ishte një skenë teatrale e luajtur shumë dobët dhe mund të shpërthenin në vajë popat dhe ndonjë miop në Serbi, të tjerët qeshën.

Një kriminel po mbështillej më flamurin që priu në krime në Kosovë, Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni. Mbajtja e gjendjes së tensionuar nuk i duhet Serbisë, por Vuçiqit, ky do që edhe vet të dëmtohet për të penguar investimet ndërkombëtare në Kosovë, pranimin e Kosovës në KE dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Kontrata për 12 aeroplanët luftarak francez që do të dorëzohen pas 12 viteve janë një reklamë për të emituar të fortin dhe mikun e të fortit. Çdo gjë kthehet në origjinë, edhe krimi do të kthehet në origjinë. Politika ruse e serbe nuk njeh humanizëm ajo mbështetët në krime ja sikur tani në Ukrainë. Shkatërron çdo gjë, vret njerëz të pafajshëm, në shtëpitë e tyre, në çerdhe dhe shkolla, në spitale e në rrugë. Të gjitha këto i arsyeton më projektin e sajë për “Botën ruse”. Këtë e provoj të realizoj në Gadishullin Ilirik për mes të Serbisë, por nuk arriti. Bota demokratik e ndali. Do ta ndal edhe Rusinë tani. Por për Vuçiqin nuk ka gjë, sa humb sepse humbje për këtë është humbja e postit të presidentit të Serbisë. Bota do të analizoj, që të mos lejoj më bomba të kurdisura ruse në Evropë sikur që ishte Serbia ky shtet makabër i ardhur me çadra, pranuar nga Evropa për interesa ruse, që krijoj kaq shumë tragjedi në këtë gadishull të bukur dhe të pasur dhe në botë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat