Të gjithë jemi “Milana” do të thotë kriminela

Opinione

Të gjithë jemi “Milana” do të thotë kriminela

Nga: Dedë Preqi Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:39
Dedë Preqi

Të gjithë jemi «Milana» dhe vëllezër nga Banjska, ju okupator na zgjoni egërsinë, ju presim në veri, «komandant» vetëm na thuaj, fluturojmë si plumbat, duke iu referuar komandantit kriminel serb Milan Radoiçiq, i cili me grupin kriminel dhe terroristet tjerë serb edhe mbas gjithë atij agresioni, që shkakëtuan me 24 shtator të vitit të kaluar, duke ia marrë jetën rreshterit Afrim Bunjaku, akoma autorët gjinden dhe shetisin të lirë nëpër Serbi, thuaj se nuk ka ndodhur asgjë.

Në veri të Mitrovicës, mund të thuhet se në këtë pjesë të vendit, sikur nuk mund të qetësohet kurrë ky vend dhe të rehatohet ky popull, sepse po i ndërsyen çakajt ai çakalli i madh Vuçiq, nga Beogradi, të cilët i bënë me dhunë të dëgjueshëm dhe i urdhëron edhe çka me ngranë e çka me pi, duke i paguar me shuma parash për të destabilizuar Kosovën.

Është e vërtetë se njeriu është i lirë në demokraci dhe mund ta përdor demokracinë e vet si të dojë, por edhe këtu qëndron mundësia e një problemi, nëse bëhët përdorimi i gabuar, i veprimeve dhe skadanleve në kuptimin e së keqës dhe shkatërrimit, kur bënë veprime të prekshme dhe të rrezikshme kundër njerëzore.

Një vëzhgim dhe konstatim duhet ta paraqesim pa paragjykime- që e kemi theksuar edhe më parë ndaj një pjese të madhe të popullatës serbe dhe jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, dhe do arrijmë në përfundim se, këtij populli i mungon formimi karaketerit dhe kultures njerëzore, që do ta bënte të mundur rrugëtimin dhe bashkëjetesën e kësaj shoqërie në një shoqëri multietnike, sëcilës po i jep energji edhe kisha Ortodokse serbe, për ta krijuar një «Serbi të madhe».

Ky rrezik nuk vjen nga kushtet dhe vështirësitë e veçanta njerëzore, të cilat nuk ka arritë shkenca dhe teknika ti zgjidhë deri më tani, por vjen nga një përbërës i një trashëgimie i një shoqërie njerëzore, siq është edhe trashëgimia e mitit të popullit serb, dhe pikërisht ky imazh dallon shumë nga të tjerët, sepse i mungon ajo më e rëndësishmja, që i thojnë «kulturë», në kuptimin më të frytshëm e një të ardhme të jetës dhe kulturës njerëzore.

Pse e thëmi këtë, duke marrë shembëll vetëm luftën e fundit që shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, që shkakëtoi humbjen e mijëra jete njerëzore, dhunime e përsekutime, si dhe shkatërrime e asgjësime materiale, që të gjitha këto janë pjellë e idelogjisë dhe makinerisë së një regjimi të egër serb dhe tani edhe mbas 25 vitëve të mbas kësaj lufte dhe regjimi, nuk kemi nga shteti i sotshëm i «Serbisë demokratike», së paku një «kërkim falje», por në të kundërtën, kemi akoma shantazhe, kërcënime dhe luftënxitje e lloje të ndryshme provokimesh të të njëjtit regjim.

A duhet njeriu normal ti shtrojë pyetje vetëvetës se në cilin shekull po jetojmë, apo njeriu edhe pse ka arritur të shkojë me anije kozmike në hënë, prapë nuk ka bërë asgjë, sepse në tokë qëndron akoma përballë kaosit të vet të egër primitiv, dhe kjo egërsi po e kthen përsëri në gjirin e një primitiviteti të njëjtë, duke e shantazhuar dhe gëlltitë qenjën e vet, dhe më e frikshme, pasi shumica nuk e kupton se çfarë po ndodh edhe pse ka njerëz me një arsimim shkencor dhe autoritet të madh në këtë botë.

Një Serbi dhe një udhëheqës autoritar serb në Ballkan, siq është sot Vuçiqi, po e «shantazhon» një Evropë, të tërë dhe më gjerë, sepse po vihet në diskutim liria dhe demokracia njerëzore dhe nuk po përfillet dhe mirret parasysh realiteti njerëzor, që mund ta vërejmë nga shumë tregues, që po ndodh sot në Kosovë, ku në njërën anë thuhet nga Bashkësia Ndërkombëtare, se duhet të zbatohen ligjet dhe Kushtetuta e shtetit të këtij vendi, ndërsa në anën tjetër thuhet se, ndaj etnisë serbe duhet të përdoren dhe zbatohen kushte dhe ligje të tjera, edhe pse gravitojnë në të njëjtin shtet.

Vetë pamfletet që shpërndahen në gjithë teritorin e Mitrovicës veriore, ku është e banuar më shumë nga pakica serbe, ku thuhet se «Të gjithë jemi Milana» , dhe i bëhët thirrje këtij krimineli, që të jep një urdhër dhe populli serb do të fluturon si plumba, kjo e ka domethënjën se, kush është M.Radoiçiq, i cili është edhe në Interpol dhe kërkim ndërkombëtar si kriminel, duke ia dhënë një populli epitetin e krimit dhe gjenocidit.

Kosova dhe qeveria e saj po e bënë edhe të pamundërën për ta integruar dhe përkrahur me çdo kusht veriun e Kosovës, në veçanti popullin serb të këtij vendi, mirëpo përkundër këtyre aktiviteteve dhe mundimeve të shumta, një gjë e tillë po bie në kundërshtim dhe keqkuptim nga një pjesë e popullatës serbe, për fat të keq një keqkuptim i tillë po vërehet edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

A mund të garantohet liria dhe jeta e banorëve të këtij vendi pa dalim, dhe a mund të garantohet jeta e këtyre qytetarëve që do jetojnë të lirë, do punojnë dhe do rrugëtojnë së bashku në një bashkësi multietnike dhe në harmonike me njeri-tjetrin, ku shpresa dhe vullneti i mirë të kthehehet në një udhëheqje dhe jetë të përbashkët njerëzore, kjo do ta kishte domëthënjen e mirë të harmonisë dhe bashkëjetesës në këtë vend.

Përndryshe, sikur marrëdhëniet e ndërsjella në këto rrethana nuk mungojnë kritikat ndaj palëve , që i kundërvihen edhe shoqërisë së Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila po tregohet indifirente dhe anësore, duke e përkrahur të fortin dhe kriminelin, sepse po i bënë presion më shumës viktimës se agresorit, dhe kjo kritike do ta mohonte të vërtetën dhe realitetin objektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat