Ultimatumi kërcënues i Aleksandër Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës!

Opinione

Ultimatumi kërcënues i Aleksandër Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 14 shtator 2024 Në ora: 20:58
Ismail Muçiqi

Opinioni i gjerë e përcolli dje fjalimin paranoik të Vuqiqit para mjeteve të informimit në Beograd i cili i shpalosi kushtet ultimative karshi Institucioneve të Kosovës. Ky despot i politikës Serbe është bërë qesharak dhe ka humbur kontrollin duke e shfaqur veten si aktor të tragjikomedisë, duke e rrezikuar sigurinë e Ballkanit dhe më gjerë. Vuqiqi nuk u skuq fare për rolin e tij propagandues që e mbajti më shumë se tri dekada në shërbim të nacionalizmit dhe shovinizmit Serbë karshi popujve dhe shteteve fqinjë të cilat kaluan nëpër furtunat e luftës për tu shkëputur nga hegjemonia Serbomadhe.

Vuqiqi i malltretoj plotë dy or gazetarët në Beograd duke treguar përralla dhe (kashelashe), kundër institucioneve të Republikës së Kosovës përkatësisht “therr në sy” ju është bërë Kryeministri Albin Kurti. Ai nuk u morr fare me strukturat paralele Serbe të cilat që nga pas lufta i ka instaluar dhe financuar në pjesën Veriore të Kosovës. Ai nuk e përmendi fare aksionet dhe veprimet kriminale dhe bllokadat e rrugëve që i organizuan strukturat parapolitike të cilat ai i formoj dhe i përdori për interesat e tija karrieriste. Asnjë fjalë nuk e foli apo nuk kërkoj falje për sulmin që e organizuan kriminelët në krye me Radoiqiqin kundër ushtarëve të KFOR-it një vitë më parë. Nuk e përmendi fare trenin rusoserb i mbuluar me ikona nacionaliste dhe shoviniste kundër Shtetit të Kosovës. Ai nuk u morr fare me agresionin e krimineleve ne Banjsk. Paradoksi edhe më i madh i tij ishte se ky nuk e përmendi fare vrasjen e Policit të Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagosjen e kolegut të tij po nga këta kriminelë Serbë të cilët ky i financon.

Vuqiqi kërkoj largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga Veriu!... Kërkoj shpalljen e zgjedhjeve për Komunat Serbe në Veri të Kosovës të cilat ai vetë i suprimoj duke i lëshuar institucionet të cilat ishin dalur nga ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Tani kur koha po tregon se veprimi i tij ishte katastrofal në dëmë të Serbëve të Kosovës tani ky Vuqiqi i pafytyrë po kërkon që të bëhen zgjedhjet e jashtëzakonshme me qëllim që në krye të pushtetit lokal të kthehen strukturat të cilat do të bëheshin marionet e pushtetit të tij. Se me të vërtetë Republika e Kosovës dhe Institucionet e saja po përballen me sfida më të ndryshme të politikës fashiste Serbe nuk donë koment.

Kabineti i Vuqiqit përkatësisht Qeveria dhe Ministritë kanë marrë detyra operative që kanë prioritet në rrafshin ndërkombëtarë që qdo ministër të zhvillojë luftë propagandistike kundër Pavarësisë së Kosovës në të gjitha kontaktet diplomatike dhe ato ndërkombëtare. Vuqiqi publikisht deklaroj se deri në fund të këtij viti do të vej kontakte me liderët apo qeveritë e 60 shteteve të Botës për të lëbuar kundër Shtetit të Kosovës. Të gjitha këto janë lajme të (kobshme) të cilat paraqesin rrezikë për stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi.

Koha po dëshmon se Shqiptarët e Kosovës bashkë me komunitetet tjera të cilat ja dojnë të mirën këtij vendi duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë, për të qenë të gatshëm ndaj qdo kërcënimi që mund të vijë nga Serbia. Andaj uniteti i liderëve politikë, partiak, e institucional është i domosdoshëm në këto momente ma shumë se asnjëherë më parë. Bota po përballet me rreziqe më të ndryshme, me luftra, konflikte të sferave të interesit Global. Dhashtë Zoti që të shpëtojmë nga lufta e tretë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat