Populli im, bagëtia ime

Opinione

Populli im, bagëtia ime

Nga: Lis Bukuroca Më: 15 shtator 2024 Në ora: 12:03
Lis Bukuroca

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij tha: „Dëgjo dhe beso populli im, baglëtia ime.”

Ai, pas 72 orësh pritjeje dhe tensioni, atë ditë deklaroi se qëndron pas marrëveshjes së Brukselit dhe shtesës së Ohrit, nënshkrimin e së cilës e pat refuzuar, duke e arsyetuar me dhimbje dore. Gjithashtu, ai tha se nuk dinte asgjë për anulimin e pjesëve të marrëveshjes së Brukselit nga kryeministrja e tij, Ana Bërnabiq.

Ajo pohoi se nuk e dinte për cilën letër fliste Lajçaku dhe se ajo nuk kishte tërhequr mospranimin e pjesshëm të marrëveshjes. Në anën tjetër, Vuçiqi nuk dinte gjë për pendimin e kryeministres së tij. Pra, nuk dinin as Vuçiqi, as Bërnabiqi, por dinte vetëm Lajçaku; “Populli im, bagëtia ime!”.”

Vuçiq kërkoi kthimin e 700 policëve që kishte përjashtuar vetë nga shërbimi (pse i duhet katër komunave ajo armatë nuk dihet). Po ashtu, kryetari serb kërkoi kthimin në punë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët duhet të betohen në Kushtetutën e Kosovës, edhe pse Vuçiq e konsideron si krahinë të Serbisë. Këtu ai pranon shtetin e Kosovës.

Ai kërkoi zgjedhje të lira, të cilat dy herë i bojkotoi. Vuçiqi nuk di gjë për sulmin terrorist dhe kërkon të lirohen nga burgu "denazifikuesit" e KFOR-it dhe „denazifikuesit“ e policisë së Kosovës, për të cilët mbajti tri ditë zie.

"Popullim im, bagëtia ime.”

Fatkeqësisht, Serbia, tash e mbi 40 vjet, udhëhiqet nga nacionalizmi ekstrem. 

Ai fjalim, që si titull meritonte mendimin e ultra-nacionalistit Nikola Pashiqit (5 herë kryeministër i Serbisë, 3 herë i Mbretërisë SKS), iu kushtua vetëm popullit serb për ta manipuluar më tej, për ta shpërqendruar nga çështjet e brendshme, veçanërisht në lidhje me nxjerrjen e litiumit për Gjermaninë, por edhe për të vazhduar mbijetesën e politikanëve kriminelë dhe të korruptuar, pinjollëve të Millosheviqit.

Vuçiqi, me shumë siguri, nuk di se Vulin ishte te Putini e Daçiqi te Ksi Xhinpingu!

Nga Kosova kërkon kthimin e administratës së Serbisë dhe një Republikë Serbe! 

I duhet edhe një Babadimër në Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat