Vuçiqi përmes shtatë pikave po kërkon kthimin e veriut, siç ka qenë në kohën e Hashimit dhe Isës

Opinione

Vuçiqi përmes shtatë pikave po kërkon kthimin e veriut, siç ka qenë në kohën e Hashimit dhe Isës

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:05
Faton Mehmeti

Paralajmërimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për masa ndaj Kosovës, nuk rezultoi asgjë veç se pranimi i kapitullimit të Serbisë në veri të Kosovës.

72 orëshi i famshëm i Vuçiqit ishte i pritur se s’do të prodhonte asgjë, me dokumentin ku Serbia kërkon “heqjen e pasojave kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes shtatë pikave, Vuçiqi kërkon kthimin e gjendjes para se Kurti të vjen në pushtet, diçka e pamundur dhe krejtësisht jashtë realitetit. Në fakt, Vuçiqi disa herë ka kërkuar nga KFOR-i kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, iluzionet e tija vazhdojnë edhe me veriun.

Largimi i Policisë së Kosovës, si kusht nga Serbia është qesharak. Është njësoj si Kosova me i kërku Serbisë me i largu policinë serbe nga Nishi apo diku tjetër në Serbi.

Sado që duket paradoksale, realisht ashtu ka qenë gjendja derisa Albin Kurti nuk erdhi në në pushtet. Ata që indirekt po i kërkon Vuçiqi prap në pushtet në Kosovë, Isa e Hashimi, nuk e llogaritnin fare veriun si pjesë të Kosovës. Këngët çetnike, kudo terroristë e policë serbë kishte në veri, ishte faktikisht njësoj si në Nish. Por, kjo pjesë e Kosovës u kthy në normalitet, për këtë Vuçiqi është tërbuar.

Të shtatë pikat e Vuçiqit nuk kanë asnjë vlerë, dhe as që mund ta ndryshojnë realitetin në veri, së paku jo derisa Albini është në pushtet. Kosova, ka ecur para dhe nuk do të ndalet. Vuçiqi ende kujton me nostalgji kohën kur Thaçi dhe Isa ishin në pushtet, krimi në veri lulëzonte e Vuçiqi ishte i qetë në negociata. Ajo kohë më nuk kthehet, fatkeqësisht për Vuçiqin e fatmirësisht për shqiptarët në Kosovë dhe kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat