Nëse Kosova, nuk e pranon procesin e Berlinit, mund të bëhët viktimë e «Ballkanit të hapur» të cilin e projektoi Vuçiqi, dhe e miratoi Edi Rama, e cila avanturë ishte shumë e rrezikshme për Kosovën, mos të themi edhe për rajonin, sepse gjithçka ishte e projektuar për të udhëhequr Ballkanin perëndimor, Serbia, me përfitimet e saj dhe me daljen në ujrat e detit shqiptar dhe më gjerë.
Dhe kurrsesi nuk do të ishte në përfshirje të një eskalimi të debatit në mes qeverisë Kurti dhe zyrtarit gjerman për Ballkanin, por siapas zyrtarit gjerman kërkohet nevoja e domsdoshme, që Kosova, me çdo kusht të hapë kufirin e tregëtisë së lirë të mallrave me Serbinë, duke e sygjeruar Kosovën, që mos të bëhët pengesë e procesit të Bërlinit, dhe kundër marrëveshjes së CEFTA-s.
Mirëpo, qeveria Kurti, dhe vetë Kosova, e ka shpjeguar mirë dhe qartas se, në këtë proces të këtij projekti të «Ballkanit të hapur» do të futëshin edhe armë të ndryshme të kontrabanduara nga Serbia, në teritorin e Kosovës, dhe sikur nuk mirren parasysh këto rrethana, por sipas zyrtrit gjerman Serrazin, do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset e të dyja palëve.
Përndryshe, sipas zyrtarit gjerman, nëse Kosova, nuk e shfrytëzon këtë shans dhe nuk bindet ndaj proceseve të tilla, mund të ketë pasoja dhe kërcënime nga pala gjermane, ndonëse vendet tjera do të ecin përpara, ndërsa Kosova, do mbetët mbrapa dhe do të paguaj shtrenjtë këto ngecje, të cilat do të ishin në dëm të saj.
Prandaj, janë të rëndësishme këshillat e zyrtarit gjerman dhe gjithë atyre që kanë konsideratë ndaj shtetit të Kosovës, dhe do të ishte e rëndësishme, kur për herë të parë një zyrtar gjerman e bënë të ditur se «Open Ballkan» ka qenë një projekt i përgaditur kundër Kosovës, dhe këtë e ka projektuar enkas Aleksandër Vuçiq, kundër Kosovës, i cili përkrahet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, edhe pse e ka ditur fare mirë se çfarë është përmbajtja e këtij projekti.
Dhe për të vënë pikën këtij kërcënimi të politikanit gjerman, konstatojmë se këto kërcënime nuk janë kundër shtetit të Kosovës, por janë angazhime të lidershipit gjerman në favor të saj, por edhe një sqarim ndaj atyre që po punojnë dhe angazhohen kundër proceseve të rëndësishme nda Kosovës, siç janë angazhimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në bashkëpunim me Vuçiqin.