Më në fund më ftuan në BIG BROTHER të BIKU – t në Kosovë. Këtë e kisha merituar edhe më herët, po më mirë vonë se kurrë, tha hoxha.
Mjaftoi një video e imja, në një xhami në Luginë dhe i madh e vogël të flas për mua. U ngrita si një feniks dhe u popullarizova brenda natës.
Në Luginë unë arrita ta përmbushja misionin tim: të pranishmëve u thash se unë nuk jam shqiptar, por mysliman si ju. Këtë të vërtetë ndoshta në Kosovë nuk guxojnë t´ua thonë, po unë jetoj në një vend ku liria fetare gëzon prioritet numër një, e sidomos feja myslimane.
Mjafton që të jeni mysliman u thash, tjetër nuk u duhet asgjë në jetë. Me guximin tim jam i mendimit se edhe klerit mysliman në Kosovë, u dhashë kurajë.
Vitet e fundit në Kosovë ka pasur deklarata sidomos nga Shefqet Krasniqi se Nënë Tereza nuk ishte myslimane, prandaj ajo nuk e ka vendin në parajsë. Po ashtu kishte deklarata se Gjergj Kastrioti nuk është i yni, sepse ai kishte vrarë (turqit) myslimanët dhe kishte luftuar kundër myslimanizmit. Pra ne nuk duhet të identifikohemi nga një figurë e tillë.
Kjo kishte pasur jehonë edhe në Shqipëri dhe derisa shqiptarët, për herë të parë në histori, po dalin dhe falen rrugëve dhe shesheve, përmendoren e Gjergj Kastriotit e kishin mbuluar me çarçafë. Kjo ishte një dëshmi se edhe shqiptarët më në fund, po kthehen në rrugën e zotit dhe rrënjët e tyre myslimane.
Tash, pasi e mora ftesën për BIG BROTHER, shpresoj që aty të debatoi me miqtë e mi, Shefqet Krasniqin dhe Naim Tërnavën, dy figura të shquara dhe përfaqësuesit kryesorë nga Ballkani, për fenë myslimane.
Ne na bashkojnë idealet e larta që ta përhapim dijen islame në trevat shqiptare. Unë u jam mirënjohës këtyre dy personaliteteve të cilët me mund dhe angazhimin e tyre çdo ditë po e ngritin nga një xhami në Kosovë, Luginë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri.
Ne me këto personalitete, çdo ditë po e shtojmë numrin e femrave shqiptare të cilat po e përqafojnë ferexhenë, e një numër i tyre bile po ua kalojnë edhe femrave në botën arabe, duke u mbuluar deri te sytë. Për to ne kemi një fond të posaçëm duke u premtuar ndihmë sociale, po edhe makina të shtrenjta, në mënyrë që t´i joshin edhe femrat e tjera, të mbulohen me ferexhe dhe hixhab.
Zemra më rritet po ashtu kur nga ora 5 e mëngjesit nga minaretet e xhamive në Kosovë dhe vendbanimet shqiptare, hoxhallarët tanë me zërin e tyre deri në kupë të qiellit, edhe shtazët i zgjojnë nga gjumi, e jo më njerëzit dhe të pafetë.
Unë me kontaktet e mia duke filluar nga presidenti Vuçiq, Daçiq, Vulin, Dodik, Bërnabiç – ka dhe ato ndërkombëtare : Putin, Lawrow, Kadyrowin e Çeçenisë, personalitetet nga shtetet arabe etj. do të angazhohem që të punoni dhe veproni pa u penguar, në mënyrë që myslimanizmin ta shtrijmë dhe zgjerojmë në mbarë botën.
Nuk më besoni sa e adhuroi dhe e pëlqej punën e BIKUT, e sidomos të Shqefqet Krasniqit i cili përmes TV – ve po e loz rolin jo vetëm të predikuesit nga punëdhënësit e tij, por edhe të mësuesit, profesorit, edukatorit, gjinekologut, psikiatrit, psyhoterapeutit, këshilltarit, prindit, dashnorit, jaranit, frajerit, etj. dhe nuk pajtohem me ata të cilët e quajnë të çmendur, idiot, mashtrues, manipulues, udbash, antikombëtar, tradhtar, të paguar nga Serbia, Rusia, shtetet arabe, Turqia etj. apo të tillët që thonë se pjesëmarrjen në UÇK e ka shfrytëzuar, për të punuar kundër shtetit dhe i ka rekrutuar të rinjtë për Xhihadin islamik, ku të rinjtë shqiptar të arabizuar po e terrorizojnë Evropën dhe perëndimin etj.
Pra unë i falem BIKU -t, Naim Tërnavës, Shefqet Krasniqit dhe Shefqetëve të tjerë, me të cilët në BIG BROTHER do të këmbejmë mendime dhe do t´i caktojmë detyrat që shqiptarët, të heqin dorë nga mashtrimi se janë me komb shqiptar, kur ne myslimanët e kemi myslimanizmin dhe Allahun.
Mars – Rover (Satirë)