Të paditen Serbia gjenocidale, kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Veljko Odaloviq

Opinione

Të paditen Serbia gjenocidale, kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Veljko Odaloviq

Nga: Rexhep Torte Më: 15 shtator 2024 Në ora: 17:09
Autori Rexhep Torte

Parafytyroni faktin si do të ndihej krimineli Aleksandër Vuçiq-presidenti i Serbisë gjenocidale, dhe sa i poshtëruar, i denigruar, i shqetësuar, i frikësuar dhe i disiplinuar do të ishte në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe para ndërkombëtarëve, po qe se Kosova të kishte ngritur aktpdi kundër këtij krimineli serb e për këtë të ishte informuaredhe opinioni ndërkombëtar.

Këtë e dëshmoi aktpadia e ngritur ditë më parë ndaj sulmit terrorist serb te Manastiri Orthodoks Banjskë në Zveçan, që e tmerroi në palcë Serbinë gjenocidale, kriminelin Aleksandër Vuçiqn dhe tërë terroristët e kriminelët serbë, që u dëshmua me areagimet e tyre përplot me nervozizëm dhe shizofreni nacionaliste.

Mund të flasim e të shkruajmë sa të duam se Serbia gjenocidale ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99, por vula dhe dëshmia e këtyre krimeve është vetëm ngritja e aktpadive, qofshin ato edhe në mungesë të autorëve të krimeve. Me rëndësi është që të përgatiten aktpaditë, sepse pastaj gjenden mundësi për paraqitjen dhe realizimin e tyre.

Terroristët dhe krimnelët e kanë zemrën frikacake të lepurit dhe inkurajohen e trimërohen kur ndaj veprimeve të tyre terroriste e kriminale nuk ka aktpadi, por kur ngritet aktpadia punët ndryshojnë rrënjësisht dhe frika u troeket të dera.

Ngritja e aktpadive i identifikon kryerësit e krimeve, i shqetëson kriminelët dhe i frikëson ngjashëm sikur qengjit t’ia lidhësh ujkun te dera e stallës.

Tashmë kanë kaluar 25 vite nga çlirimi i Kosovës dhe se në aspektin e përgatitjes dhe të ngritjes së aktpadive ndaj Serbisë gjenocidale jemi të vonuar, por megjithatë duhet t’i përveshim mangët e të punojmë maksimalisht për të arritur maksimumin në ngritjen e aktpadive.

Ngritjen e akpadive kundër krimineleve serbë ua kemi borxh moral e jetësor 8 mijë dëshmorëve luftëtarë të UÇK-së të cilët e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ua kemi borxh 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që u vranë dhe u masakruan nga ushtarët, paramilitarët dhye policët e Serbisë gjenocidale. Ua kemi borxh motrave tona 20 mijë femrave autoktone të pafajshme shqiptare, të cilat u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale. Ua kemi kemi borxh 1500 fëmijëve që Serbia gjenocidale i vrau mizorisht, në mesin e tyre edhe foshnjet duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Ua kemi borxh ndaj 1600 djelmoshave shqiptarë që u rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Ia kemi borxh Kosovës që u bë shkrumb e hi nga Sebia gjenocidale.

Organet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ministria e Dretësisë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera relevante të prokurorisë duhet të angazhohen maksimalisht në përgatitjen dhe ngritjen e aktpadive ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbë për ta kompensuar sadopak kohën e humbur.

Mendojeni faktin si do të ndihej krimineli Aleksandër Vuçiq-presidenti i Serbisë gjenocidale, dhe sa i poshtëruar dhe denigruar do të ndjehej në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe para ndërkombëtarëve po qe se Kosova ndaj këtij krimineli të kishte ngritur aktpadi dhe për këtë do të ishte i informuar edhe opinioni ndërkombëtar. Aktpadi duhet ngrituer edhe kundër Ivica Daçiqit, Alleksandër Vulinit, Veljko Odaloviqit, Zoran Veselinoviqit dhe tërë kriminelëve tjerë serbë.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 e informoi opinionin publik se ka ngritur aktpadi ndaj 45 terroristëve serbë si edhe dhe ndaj kryeterroristit Millan Radojçiq për sulmin e armatosur te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren aktpadi fillimisht kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriinelit Sllobodan Millosheviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngen aktpadi kkundër Veljko Odaloviqit, i cili gjatë gjatë viteve 1997-1999 ishte Naçelnik i Qarkut të Kosovës, ndërsa sot është kryetar i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren aktpadi kundër Zoran Angjelkoviqit, i cili në vitin 1998 ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të përkohshem në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren akpadi kundër gardianit serb Komatina në burgun e Dubravës, i cili e shoqëroi Mr. Ukshin Hotin, të djelën më 16 maj 1999 duke dalur nga Burgu i Dubravës, dhe prej atij çasti u humb çdo gjurmë e Mr. Ukshin Hotit.

Qeveria e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës moti është dashur t’ia dërgojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë padinë Kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren akpadi për dhunimin shtazarak të 20 mijë femrave autoktone të pafajshme shqiptare të dhunuara nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren aktpadi ndaj Serbisë gjenocidale për 1600 djelmoshat autoktone të pafajshme shqiptare që u rrëqmbyen në Kosovë, fati të itë cileve ende nuk është zbardhur.

Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren aktpadi për eksodin e më shumë mse 1 milion shqiptarëve autoktonë të pafajshëm nga Kosova të cilëve ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale gjatë rrugës për eksod ua plaçkitnin stolitë e arit dhe paratë.

Prokurpria Speciale e Kosovës është dashur moti të ngren aktpadi kundër Serbisë gjenocidale për dëmet e mëdha të shkatuara matëriale, e cila e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe vodhi sa mundi nga Kosova.

SHBA-të është dashur moti të ngrenë aktpadi kundër serbisë gjenocidale për vrasjen në vitin 1999 të vëllëzërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas të SHBAve, të cilët i rrëmbeu policia serbe, i plaçkiti dhe i vrau mizorisht.

Qeveria, Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës duhet të gjejnë mënyrën se ku duhet dhe nëpëmjet kujt duhet të paditet Serbia gjenocidale ne BE, OKB, ose kudo që është e mundur, në mënyrë që Serbia gjenocidale të detyrohet t’i hapën arkivat e luftës ku ekzistojnë skenërët dhe planet e detajuara të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Haram u qoftë qumshti nënëve fisnike kosovarehqiptare, haram u qoftë buka e gatuar me lot e me djersën e mërgatës, haram u qoftë sakrifica e dëshmorëve të Kosovës që e dhane jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës, haram u qoftë flijimi i të gjithë shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë që pësuan nga agresioni gjenocidal i Serbisë, haram u qoftë të gjithë udhëhheqësve të derisotëm të Presidencës së Kosovës, udhëheqësve të Qeverive të Kosovës, të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të Ministrive të Drejtësisë së Kosovës për vonesat e derisotme në ngritjen a aktpadive kundër krimeve serbe në Kosovë.

Naim Miftari ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut tashmë disa vite ne vazhdimësi ka paralajmëruar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që përballen me akuza të rënda në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, por edhe Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kanë instaluar sekserët e tyre në prokurori, drejtësi dhe në gjykatat e Kosovës, sekserët që sot po e sabotojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në të gjitha institucionet për të hecur dhe forcuar Kosova ekonomikisht, juridikisht dhe shtetërisht.

Nuk ka mëkat e. tradhti më të madhe kombëtare e njerëzore se sa ta fitosh lirinë dhe pavarësinë me gjak, e t’i lash 25 vite Serbinë gjenocidale dhe kriminelët serbë pa ngritur aktpadi dhe pa u ndëshkuar.

Kjo po ndodh në Kosovën martire, si pasojë e tradhtisë, keqqeverisjes dhe papërgjegjësisë të ish udhëheqësve nga PDK, LDK, AAK NISMA dhe AKR.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli gjatë qeverisjes së tyre në 20 vitet e kaluara, në vend që të angazhohen manksimalisht për ta paditur Serbinë gjenocidle dhe për t’i vënë prapa grilave kriminelët serbë, këta ish udhëheqës u dhanë pas tradhtisë, vëllavrasjeve për pushtet, vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë, u dhanë pas hajnisë, korrupsionit dhe pasurisë multi milionëshe.

Detyra e parë dhe borxhi moral ndaj tërë viktimave të Kosovë, duhej të ishte përgatitja e sa më shumë aktpadive kundër kriminelëve serbë, gjersa janë plagët e freskëta dhe derisa një pjesë e e dëshmitarëve janë ende gjallë.

Sabotimin që po I bëhet sot Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij së miri e dëshmon Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilën pas miratimit në Parlamntin e Kosovës, PDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, dhe që kjo Gjykatë pas më shumë se një viti e dha mendimin dhe sugjeimin se çka duhet plotesuar. Kjo tregon se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e stërkapur nga sekserët e PDK-së, LDK-së e AAK-së, Nismës dhe AKR-së, sepse ish udhëheësit nga këto parti me hajni e korrupsion u bënë multi milionerë të pas luftës, e tani po mundohen me kësi zvarritjesh t’i shpëtojnë Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Jashtëligjshme.

Kosovës i nevojiten veprime konkrete e jo qëndrime defetiste

Të rikujtojmë se “Bota Sot” e dates 27 qershor 2023 në WEB faqen e saj të lajmeve shkruan se “Përgatitja e padisë ndaj gjenocidit serb në Kosovë, njohësit thonë se është e pamundur”.

“Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë, informoi se, ”institucionet e Kosovës janë duke punuar në përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid”, duke shtuar se, ”ekspertët do t’i elaborojnë të gjitha aspektet në mënyrë që padia të fitojë”.

Por njohës të çështjeve juridike thonë se është e pamundur që të dorëzohet kjo padi për shkak të pamundësisë së Kosovës që t’i kalojë pengesat formale që kanë të bëjnë me pranueshmerinë e kësaj dosje për për shkak të barieave juridike.

Bekim Blakaj që e udhëheq Fondin për të Drejtën Humanitare, thotë se, “Përpilimi i padisë së këtij lloji është punë që kërkon kohë dhe që ka bariera juridike për Kosovën”.

Gëzim Shala-që punon në Isntitutin e Kosovës për Drejtësi , thotë se, ”Kosova e ka të pamundur të bëjë një padi të tillë në Gykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shkruan në WEB faqen e “Bota Sot”të dates 27 qershor 2023.

Këta ekspertë të sipër theksuar me qëndrimet e tyre defetiste Kosovës ia humbën edhe një vit, dhe harrojnë faktin se Kosova duhet ta pëgatitën sa më pare aktpadinë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë, sepse ekzistojnë shumëmënyra dhe mundësi tjera që Serbia ta merr ndëshkimin e merituar për gjenocidin e kyer.

Kosovës dhe ngritjes së aktpadive nuk nevojitet t’ua mbajmë dertin dhe tu shesim filozofi, por duhet të punojmë parreshtur e të mos ngurojmë të pëgatisim e të ngremë sa më shumë aktpadi ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbë, ndryshe do të na ndëshkojë mëkati ndaj viktimave të pafajshme shqiptare, do të na dënojnë gjeneratat e ardhëshme, do të na dënojë edhe histroia e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat