Shqiptarish’t, me gjak, frymë e gjuhë dhe kulturë

Opinione

Shqiptarish’t, me gjak, frymë e gjuhë dhe kulturë

Nga: Petrit Dibrani Më: 15 shtator 2024 Në ora: 17:50
Autori Petrit Dibrani

Pavarësisht se mund të mashtrohem duke më shpërlarë trurin apo për interes financiar, kurrë s’mund të bëhem më katolik se një kardinal dhe as më musliman se një imam, ngase prejardhja dhe traditat e tyre nuk janë me prejardhje shqiptare.

Imami dhe kardinali erdhën dhunshëm në trojet tona dhe i pranuam pavetëdije apo për qëllime të caktuara.

Me gjak, s’kemi qenë të krishterë, ortodoks e katolik dhe as muhamedan e otoman dhe musliman.

Me frymë e gjuhë në tokën tonë, s’mund të themi se jemi bizantinë e romakë dhe otomanë, ngase të gjithë këta ishin pushtuesit tanë. S’mund të bëhesh asnjëherë si pushtuesi, sadoqë e imiton nga mashtrimi apo tenton të paraqitesh nga interesi.

Duke filluar nga dukja e klerikëve fetarë, me kapela, veshjet dhe lutjet e përkthyera nga gjuhët e huaja, e deri te simbolet e tyre, tregojnë qartazi identitet (JO) shqiptar, sigurisht për ata që e kuptojnë dhe janë në dijeni për trashëgiminë e t’parëve tanë.

Nga mashtrimi i (klerikëve fetarë) me ndjelljen e frikës, i kanë dhe po i turbullojnë ndjenjat, duke i bërë gjërat të duken ashtu si ata i paraqesin me ligjëratat e tyre.

“Pulë s’mund të bëhet asnjë njeri, edhe sikur ti fusësh puplat n’bythë.”

E jona është e trashëguar, gjersa e huaja është e huazuar dhe e imituar.

Dhe përfundimisht, që mos ta zgjas shumë, në çdo moment dhe në çdo rrethanë, ne e kemi forcën mendore për ta ruajtur e përcjellë brez pas brezi trashëgiminë tonë dhe sigurisht për ta jetuar jetën tonë ashtu si duam ne dhe (JO) të dirigjuar apo sipas ligjëratave nga klerikë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat