Shqipëria ende nuk ka një sistem real që të lidhë qeverinë me tregun e mallrave. Dhe kjo është dobësi e sistemit, sepse Shqipëria aktualisht ka vetëm prodhim bujqësor.
l.
Dhe ky fakt e ka dëmtuar shumë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe mirëqenien shoqërore të shqiptarit, si populll i thjeshtë që jeton me rrogën që merr nga puna e tij.
Dhe rrogat janë ende të ulëta, kurse qeveria Rama ka deklaruar se këtë vjeshtë do të ketë rritje pagash.
Të shohim...
Por, është fakt ekonomik se të gjitha mallrat me prodhim industrial në tregun shqiptar, vijnë me import. Në një kohë kur prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë është 15 miliardë euro, që i takon të jetë 5000 euro për frymë.
Por Shqipëria ende sot, pavarësisht rritjes, mbetet të jetë shteti më i varfër i Evropës.
Shqipëria eshtë një vend me pasuri të shumta minerare, por shumica e kryeministrave, që nga viti 1992, e kanë dëmtuar shoqërinë shqiptare në funksion të interesit të tyre personal.
Korrupsioni i lartë shtetëror ka qenë një gjëmë kombëtare në funksion të mirëqenies së shqiptarëve dhe të zhvillimit ekonomik e social në Shqipëri: kështu do ta quajë historia këtë periudhë të paskomunizmit në Shqipëri.
Duhet ta theksojmë se korrupsioni në 5 vitet e fundit, është në rënie.
Por korrupsioni, megjithatë, ende po mbijeton.
Të shohim, a do ta vijojë me rreptësi drastike luftën antikorrupsion qeveria aktuale Rama?
ll.
Gjithkush duhet ta ketë të qartë se armiqtë shekullorë të Shqipërisë, si antishqiptarizëm ekstrem, kanë nxitur korrupsionin e qeverive shqiptare në këtë periudhën e saj paskomuniste. Dhe, në katër vite rresht, në vitet 1992-1996, i çuan në skrap të gjitha pajisjet teknologjike industriale të Shqipërisë, në një kohë kur në ato fabrika e uzina ishte derdhur mundi i shqiptarëve të mjerë, të varfër e të izoluar, në 40 vite rresht.
Në këtë histeri antikombëtare kanë shkuar në skrap 500 uzina dhe fabrika.
Ky është një krim i lartë antikombëtar...
Po SPAK-u, ku është? Pse nuk e heton këtë çështje të rëndë penale ekstremisht antikombëtare?!
Dhe dëmi që kanë bërë këta banditë është shumë i madh, dhe ky dëm kolosal përqendrohet në të dy aspektet shoqërorë: ky ka qenë një dëm i madh ekonomik për Shqipërinë dhe shqiptarin; por edhe një dëm i madh historik për shqiptarinë në Ballkanin Perëndimor.
Me aktet e tyre antikombëtare, këta kryeministra, me bllokim, kanë ndaluar zhvillimin ekonomik të Shqipërisë që ta zbehnin njëherësh edhe zhvillimin ideor e shpirtëror të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, që jetojnë në mijëra vite në Gadishullin Ilirik.
Por, dalja e SPAK- ut në pahun tonë historik, shpresojmë të jetë zgjidhja ideale në zhvillimin e një shteti të drejtë në Shqipëri.
Dhe socialistët sigurisht që kanë meritën e tyre parlamentare në formulimin ligjor të SPAK-ut, sipas idesë profesionale të ardhur nga aleanca e lartë me Perëndimin.
III.
Vetëm të kujtojmë që, me urdhër te Beogradit, në vitet 1992 - 1996, sipas vet-deklarimit në parlamentin e Serbisë, politika serbe me 40 milionë dollarë ka shkatërruar në Shqipëri 500 uzina e fabrika.
Një akt i tillë në funksion historik është krim antikombëtar në një krah, por edhe një dëm i madh historik në funksion të zhvilimit të Shqipërisë si mirëqenie, si punë dhe si kapital prodhues.
Por, na duhet të theksojmë se:
Shqipëria e ka tokën bujqësore me vlerë shumë të madhe, të njohur në rrafsh botëror.
Prandaj realisht duhet të vëmë në dukje se është tashmë e provuar që bimësia e tokave të Shqipërisë, në funksion të cilësisë dhe shijes, është në elitën e bujqësisë botërore.
Por, gjithashtu...
Shqipëria ka 450 kilometra bregdet, ka tri porte të nivelit ndërkombëtar dhe një klimë të veçantë në funksion të jetës. Dhe kjo është arsyeja kryesore që ndërkohë turizmi po rritet me hapa galopante, sepse dhe vetë ekspertët e kësaj fushe janë të habitur.
Por, me gjithë këtë,...
Shqipëria ende nuk e ka një skemë profesionale të zhvillimit industrial. Dhe kjo e ka dëmtuar, në një sens, pavarësisht rritjes së madhe të turizmit.
IV.
Sipas kësaj, nga propaganda e qeverisë aktuale po kuptojmë që plani i socialistëve në pushtet, duket se është zhvillimi integral i turizmit.
Nuk kemi pse t'i biem ndesh kësaj skeme. Edhe turizmi masiv, në sensin e ekonomisë moderne, një lloj prodhimi industrial është, nëse e sheh që është shtimi i ndërtimit i hoteleve modernë ajo që po e sjell këtë rritje.
Nëse kjo është studiuar realisht në nivele të larta të ekspertëve, duhet të pritet rritja e shpejtë e rrogave në Shqipëri.
Të shohim.
A do ta sjellë realisht këtë ngritje pagash, fakti i rritjes së madhe të turizmit gjatë vitit 2024 në Shqipëri?
Kryeministri aktual e ka deklaruar rritjen e pagave në këtë kohë.
Të shohim...
Shqiptarët po presin...