Hebrenjtë në Shipëri?! Edi Rama i fton me “krahë hapur”!

Opinione

Hebrenjtë në Shipëri?! Edi Rama i fton me “krahë hapur”!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 17 shtator 2024 Në ora: 15:38
Autori Prof. Dr. Enver Bytyçi

Para pak ditësh e vizitoi Shqipërinë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Turi i tij përfshinte edhe Beogradin, jo vetëm Tiranën. Nuk dihet misioni i tij në këtë udhëtim. Megjithatë askush nuk do të kishte arsye të besonte për ndonjë prapavijë të kësaj vizite, nëse nuk do të kishim një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë rreth lidhjeve Shqipëri-Izrael. Kryeministri Rama deklaroi, sipas medive, në konferencën e përbashkët për shtyp se "Ne jemi këtu me krahë hapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin ata turistë, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë. Qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë ose ata që janë në moshë më të madhe që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në në mes të Evropës.”.

("We are here with open arms to welcome all Israelis who want to come, be they tourists, entrepreneurs, artists, writers. Be it people who deal with high technology or those who are of an older age who want to have their home here in the middle of Europe. " said Rama). https://www.voxnews.al/english/politike/presidenti-i-izraelit-ne-tirane-shqiperia-ne-anen-e-duhur-te-historise-i74158

“Jemi këtu me krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë... edhe për të blerë shtëpi këtu në mes të Europës”, thotë Edi Rama. Ndërkohë ne e dimë se Izraeli është në një luftë të gjatë me palestinezët dhe ndoshta edhe me vendet e tjera të Lindjes së Mesme nesër. Një luftë e tillë mund të shkaktojë masa të mëdha migrimi dhe Rama i fton ata të vijnë në Shqipëri. Pa asnjë pengesë, madje me vullnetin e padishahut të Shqipërisë, sikur vendi ynë të ishte pronë private e Edi Ramës. Ndoshta kjo qe arsyeja pse presidenti izraelit u detyrua të japë konferencën e tij të përbashkët me kryeministrin dhe jo me homolugn e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në këtë ftesë të Edi Ramës për ardhjen e hebrejve në Shqipëri ka dy rreziqe. Së pari kthimin e Shqipërisë në një vend të hebrejve, siç kishte një Plan B para Luftës së Dytë Botërore. Dhe së dyti, rrezikun e përjetësimit të regjimit të kreut tonë të ekzekutivit për interesa të të huajve, qofshin këta edhe miq e aleatë të vendit tonë. Synimi i Ramës nuk është solidarizimi me hebrejtë në luftë me palestinezët. Nuk është as “humanizmi” i tij internacional. Eshtë pushteti dhe vazhdimi i narco-shtetit. Duke iu adresuar presidentit të Izraelit, ai beson se do të marrë përkrahjen e hebrejve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe jo për të mobilizuar Amerikën kundër Serbisë, por pro Serbisë dhe kundër Shqipërisë e kundër Kosovës.

Se Edi Rama është kategorik kundër Kosovës, këtë e dëshmoi një politikan gjerman, kur para dy ditësh tha se “Open Balkan” u krijua për izolimin e Kosovës. Në fakt Gjermania konfirmoi ato që kishim thënë

që në vjeshtën e vitit 2019, kur u krijua Minishengen në Novi Sad. Se Edi Rama punon për Beogradin, ne nuk na duhet të citojmë të gjitha deklaratat e tij, deri te ajo e para një viti, kur tha se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”! Apo kur më 14 qershor 2023 thoshte se “Ka ardhë koha që Serbisë t[i japim atë që ka arritur në dialog”, dmth asociacionin dhe ekstra-territorialitetin e kishave serbe. Nuk ka nevojë ta dimë tashmë se veç Open Balkanit, ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, Edi Rama gjithnjë përqafohet me presidentin e Serbisë, ndërkohë që e urren kryeministrin e Kosovës.

Ndërkohë që Shqipëria shpopullohet me shpejtësi, Shqipëria popullohet me marrëveshje speciale të Edi Ramës me Melonin, për të sjellë në këtë vend emigrantët afrikanë. Ajo është populluar me afganë, iranianë dhe shumë kombësi të tjera. Fakti që së fundmi edhe Britania e Madhe po kërkon të ngrejë kampe refugjatësh në Shqipëri, si dhe deklarata e Edi Ramës për të sjellë hebrejtë në vendin tonë e për ta bërë Shqipërinë atdhe të tyre, dëshmon se shpopullimi i shqiptarëve po realizohet sipas një projekti të caktuar ndërkombëtar, koordinator i të cilit është kryeministri anti-shqiptar i Shqipërisë, Edi Rama! Shqiptarët duhet ta pyesin kryeministrin e tyre kudo që ta takojnë:

- Pse po shpopullohet Shqipëria? Deri kur dhe deri në çfarë mase do të pakësohet popullsia shqiptare, sipas projektit që atij ia kanë dhënë?

- Pse ai ka një sjellje prej arroganti ndaj shqiptarëve dhe prej servili ndaj çdo të huaji? Pse shet çdo tre muaj një copë Shqipëri? A e bën këtë për të garantuar pushtet të përjetshëm, apo se ka marrë përsipër ta rrënojë e zhdukë kombin shqiptar?

- Pse i ftoi hebrejt të vijnë të blejnë shtëpi e të jetojnë në Shqipëri? Për të zevendësuar shqiptarët e shpërngulur? Apo për të krijuar një mundësi për shitjen e rrokaqiejve të ndërtuar me para të pista droge e trafiqesh?! Pse jo edhe për t’u thënë shqiptarëve të emigruar se ju kurrë nuk do keni më të drejtë të ktheheni në vendlindjen tuaj?

- Pse është vënë kundër Kosovës dhe institucioneve të saj? Pse bën thirrje që Kosova të falë territore Serbisë? Pse merr iniciativa rajonale që e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës? Pse hesht kur presidenti i Serbisë kërcënon Kosovën me luftë?

- A mos ndoshta projekti që është hartuar dhe po e zbaton Edi Rama përfshin edhe zhdukjen e Kosovës nga harta politike, ashtu si edhe Shqipërinë?!

-O popull shqiptar! Kryeministri yt po na le edhe pa atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat