LDK duhet të bëjë një VETING politik real t’u ndarë nga e kaluara titisto-komuniste, për t’u ndarë nga elita e vjetër dhe e diskretuar politike e këtyre 25 viteve dhe duke u ndarë nga korrupsioni dhe nga kapja e saj prej disa individëve që nuk kanë as guxim e as brum kombëtarizmi e përgjegjësie; LDK duhet ndarë edhe nga ata që si meritë kanë pasur vetëm mbledhjen dhe vjedhjen e 3% -ëshit.
Znj. Osmani mos ta ëndërrojë më një mandat tjetë si Presidente Vjosa gjithmonë kishte pas thënë se “do të bëhem presidente”.
Por Vjosa nuk u bë Presidente por atë e bënë Presidente Parlamenti i Kosovës sic do ta bëjnë edhe pasardhësin e saj. Për t‘u bërë Presidente Vjosa përdori me aftësi të gjitha akrobacitë politike, ku spikaste si mbështetëse e“rugovizmit”, dhe më së miri shfrytëzoi kryesinë e LDK-së për t’u afirmuar si politikane, më pastaj shfrytëzoi gjëndjen e rëndë ku kishte degraduar LDK-ja në bashkëqeverisje me PDK-në, shfrrytëzoi diskreditimin e LDK së si satellite e PDK-së dhe e marrëveshjeve shumë të dëmshme për Kosovës. E shfrytëzoi mjaft mirë mbështetjen e Albin Kurtit dhe të LVV.
Mirëpo kohët evolojnë dhe politika ndryshon dhe nuk mbetet ne status quoe.Tani për Vjosën nuk ka më nevojë as LDK, dhe as LVV dhe ajo i ka humbur edhe ata intelektualë e mbështetës që I kishte dikur sepse është treguar shumë mosmirënjoëse karshi tyre pasi realizoi ëndrrën për presidente. Këtë Vjosa e di shumë mirë, sepse koha të konsumon politikisht.
LDK-së i ka mbetur koha te e shkuara. Këta të sotmit që e drejtojnë LDK-në e pas Ibrahim Rugovës tani dihet se këta nuk kanë asgjë më nga rugovizmi, por mundohen që të spekulojnë duke e përdorur akoma rugovizmin sa për pikë politike, pasi të gjithë këta që sot janë në krye të LDK-së pothuajse kanë dështuar, dhe prej këtyre edhe LDK ka rënë në këtë pikë të hallit. Deri aty mbërritei LDK-ja “djathtiste” sa që kërkon mbështetje politike nga kreu i Partisë Socialiste të Shqipëisë, të cilin LDK e ftoi në një aktivtetet kushtuar Ibrahimn Rugovës.Pra LDK e “harroi” kështu Berishën dhe PD të Shqipërisë. LDK-së aktuale i ka mbetur koha politike te e shkuara e saj, dhe këta të sotmit mundohen që të mashtrojnë elektoratin sikur me demek këta janë rugovistë besnikë , kur realiteti ua ka cjerrur maskën dhe përballë realitetit ata janë të diskredituar nga korrupsioni dhe për ato akrobacira politike të pandershme dhe të pasinqeta dhe tradhtare që ata kanë bërë karshi antarësisë së sinqertë dhe të vërtetë të LDK-së. Gjithmonë dështakët në politikë dhe në pushtet i referohen të së shkuarës, përsonazheve dhe personaliteteve historik të së shkuarës me qëllim që të marrin pak shkëlqim prej tyre.LDK duhet të bëjë një VETING politik real duke u ndarë nga e kaluara titisto-komuniste, duke u ndarë nga elita e vjetër dhe e diskretuar ppolitike e këtyre 25 viteve dhe duke u ndarë nga ata që si meritë kanë pasur vetëm mbledhjen dhe vjedhjen e 3% -ëshit.
Edhe Presidentja Vjosa Osmani gjatë fushatës e ka përdorur rugovizmin për të marrë besimin dhe votat e antarëve të zhgënjyer të LDK-së por jo se ka pasur ndonjë meritë personale,ku kryesisht ajo vetëm sa e ka mirëshfrytëzuar gjëndjen mjerane të LDK-së për interes personal.
Por kjo nuk mund t’i shërbejë më asaj për karrierë apo për ëndërrën e vazhdimësisë si presidente ,sepse dhe koha ndryshon edhe politikën. Vjosa duket si presidente më mirë se paraadhësi i saj,por kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë shumë më të mirë se sa Vjosa. Presidentja zbaton kushtetutën, dhe të zbatosh Ligjin dhe Kushtetutën e shtetit është detyrë dhe përgjegjesi shtetërore dhe nuk është atribut personal, sepse posti i presidentit dhe kryeministrit janë detyra shtetërore dhe jo biznese private
Vjosën presidente e ka bërë Lëvizja Vetevendosje. Mirëpo Vjosën nuk duhet ta gënjejë veten duke ëndërruar përsëri se ajo detyrimisht dhe patjetër duhet të jetë përsëri Presidente e Kosovës, kur ajo thotë se :”nuk më heqin qafe dhe aq lehtë”. Por i duhet kujtuar asaj që të mos harrojë se ashtu sikurse që edhe u bë presidente aq “lehtë, aq lehtë edhe mund ta heqin atë.
këtë besoj se e di Vjosa, nëse ajo e njeh ligjin e demokracisë, që për gjithcka vendos vota dhe që presidentin e zgjedh parlamenti sepse Kosova është republikë parlamentare.
Nëse Vjosën nuk do e mbështesë më LVV, cfarë mendon ajo se do ta mbështesin për presidente antarët e LDK-së, fanatikët dhe ata që kanë qenë ne kualicion me PDK, AAK e Nisma, apo mos mendon se do e mbështesin ata ish-mbështëtësit e saj karshi të cilëve ajo është treguar mosmirënjohëse. Vjosa duhet ta dijë dhe nëse nuk e di po ia them unë se Vjosa pa mbështetjen e LVV kryesisht, ajo dhe “Guxo” do përfundojë si ishpresidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-LSI e tij.