Akademia e Kosovës dhe Akademia e Shqipërisë të paafta as edhe sa SANU i Serbisë

Opinione

Akademia e Kosovës dhe Akademia e Shqipërisë të paafta as edhe sa SANU i Serbisë

Nga: Rexhep Torte Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:10
Rexhep Torte

Libri “Gjenocidet shekullore serbë ndaj shqiptarëve“që domosdo duhet të botohet dhe të shpërndahet nëpër botë,do të ketë efekt të fuqishëm dokumentues tepër të nevojshëm dhe shumëdinensional për ta dëshmuar të vërtetën e gjenocideve shekullore serbe ndaj shqiptarëve,për ta treguar egërsinë gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve,për t’i treguar botës sa të jetojnë njerëzit mbi tokë për fisnikërinë trimërinë dhe bujarinë shqiptare,sepse shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj,karshi vrasjeve,masakrimeve dhe okupimeve të trojeve shqiptare nga hordhitë e egra serbe të ardhutra nga Karpatet që edhe sot në shekullin e 21 nuk kanë ndryshuar në mendësine e tyre vrastare okupuese dhe hegjemoniste.

Jam tejet i zemëruar dhe i zhgënjyer sepse tashmë katër vite kohë pas kohe nëpërmjet shrimeve të mia të botuara në rubrikën Opinione në “Bota Sot” kam kërkuar dhe sugjeruar,që Akademia e Shkencave,Arteve dhe e Kulturës e Kosovës dhe Akademia Shkencave,Arteve dhe e Kulturës e Shqipërisë sëbashku të marin nismën ta përgatisin dhe botojnë librin me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”,si përgjigje ndaj librit mashtrues me titull “Gjenocidet shqiptare ndaj serbëve në shekullin e 20-të”,që Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë (SANU) e botoi në vitin 2020,libër në anglisht përplot me rrena dhe falsifikime të historisë që Serbia e shpërndau nëpër botë.

Më habit fakti si është e mundur që Serbia gjenocidale,përkatësisht SANU me mashtrime dhe falsifikime e botoi dhe e shpërndau nëpër botë tashmë 4 vite librin skandaloz “Gjenocidet shqiptare ndaj serbëve në shekullin e 20-të”,ndërsa akademitë tona në Prishtinë e në Tiranë i ka kapluar gjumi dimëror dhe as që shqetëqsohen për një gjë të tillë,kaqë të rëndësishme mbarë kombëtare shqiptare.

Akademitë tona në Prishtinë dhe në Tiranë kanë në dispozicion mijëra argumente,materiale,të dhëna,dokumente dhe fotogarafi dhe kanë në dispozicion një numër të madh akademikësh,histotorianësh profesionistë duke përfshirë edhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare,që paraqesin një potencial të shkëlqyer për përgatitjen dhe botimin e shpejtë dhe me sukses të librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”.

Është e mirëpritur që kjo gjeneratë aktuale e akademikëve tanë ta realizojë nxjerrjen ne dritë të këtij libri tejet domethënës për kombin shqiptar,që do të ishte tapia dhe vulla dokumentuese e mbarë kombit shqiptar para botës.

Është e pafalshme,antikombëtare,është mëkat dhe tradhti kombëtare shqiptare,është mëkat e tradhti ndaj heroizmit të trimave shqiptarë që e dhanë jetën për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare,është mëkat e tradhti kombëtare ndaj të gjitha viktimave të pafajshme shqiptare gra pleq e fëmijë që u sakrifikuan,u vranë e u dogjjën masovikisht gjatë gjenocideve shekullore serbe,që të mos botohen dhe t’i tregohen botës këto mizori serbe ndaj shqiptarëve..

Kjo si përgjigje ndaj Serbisë gjenocidale e cila në vitin 2020 e botoi në gjuhën anglishte dhe e shpërndau nëpër botë librin përplot me rrena e falsifikime të historisë me titull “Gjenocidet shqiptare ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Apelojmë që Qeveria e Shqipërisë sëbashku me Akademin e Shkencave dhe të Arteve në Tiranë dhe Qeveria e Kosovës sëbashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Prishtinës me një bashkëpunim të ndërsjellë ta marrin nismën për tu hartuar,përgatur e botuar urgjentisht libri “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”,sidomos në këto kohë të vështira që po përjeton kombi shqiptar nga aspiratat hegjemoniste serbe.

Botimi i këtij libri do të ishte përgjigja më e mire dhe e efektshme ndaj librit serb “Gjenocidet shqiptare ndaj serbëve në shekullin e 20-të,që është fund e krye propagandë mashtruese e Serbisë gjenocidale kundër shqiptarëve.

Botimi i këtij libri do të ishte përgjigja më e mirë ndaj politikës gjenocidale të Serbisë së sotme e cila edhe sot po udhëhiqet nga mentaliteti mesjetar okupues dhe gjakpirës.

Botimi në gjuhën anglishte i librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” dhe shpërndarja te ambasadorët e OKB-së,te ambasadoët në KE dhe PE,si edhe në shtetet e tjera të botës,do të ishte mënyra më e efektshme dhe më e sukseshme për ta demaskuar propagandën mashtruese serbe ndaj shqiptarëve,e cila edhe sot vazhdon me arrogancën më të madhe të diplomacies së pistë serbe.

Fakti që Serbia gjenocidale nuk e pranon se në vitet 1998/99 kreu gjenocid në Kosovë,në të cilin u vranë dhe u masakruan mizorisht më shumë se 15 mijë shqioptarë autoktonë e të pafajshëm,në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë,në mësin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënëvë shqiptare.Fakti që Serbia gjenocidale nuk e pranon se ka dhunuar në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktonë të pafajshme shqiptare.Fakti që Serbia gjenocidale nuk e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët,. Fakti që Serbia gjenocidale nuk e zvbardh fatin e 1600 djelmoshave shqiptare që i rrëmbeu nga familjet shqiptare në Kosovë.Fakti që Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shujmë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit,duhet të jetë një motivim shtesë për qeveritë dhe akademitë tona,që libri “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” të jetë prioritet i prioriteteve.

Bota është e madhe dhe shumë shtete nga kontinentet mbase edhe e kanë harruar gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99,gjenocid të cilin Serbia me të gjitha mënyrat e pista mundohet ta mbulojë për ta mashtruar botën dhe për të mos ia paguar Kosovës reparacionet e dëmeve të gjenocidit në Kosovë.

Botimi  librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”do të jetë një godatje e fuqishme ndaj propagandës mashtruese të Serbisë gjenocidale dhe do t’i informojë e vetëdijësojë shumë shtete të botës për ta kuptuar[C1] vërtetën[C2] e gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve.

Libri është misioneri më i mirë dhe më i sigurtë për pasqyrimin dhe bindjen për të vërtetën e Shqipëtarëve dhe të Kosovës,sepse libri në mënyrë konstante qarkullon dorë më dorë dhe e përçon mesazhin dometënës të shqiptarëve fisnikë e paqedashës që me shëkuj kanë qenë viktimë e gjenocideve të Serbisëdhe të serbëve gjenocidalë.

Akademitë shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë paraprakisht lypset që të hartojnë një projekt për botimin e librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”,ndërsa ana financiare mund të sigurohet nga qeveritë respektive të Kosovës dhe të Shqipërisë ose edhe nga biznesmenët dhe mërgimtarët tanë.

Vlera e këtij libri nuk do të humbas kurrë,sepse pa marrë parasysh ndryshimet e gjeopolitikës,është e domosdoshme që e vërteta e shqiptarëve të qarkullojë nëpër botë për t’ju kundërvënë propagandës fliqane gjenocidale serbe.

Të shpresojmë se Akademitë e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kryejnë me sukses dhe urgjentisht këtë obligim mbarë kombëtar shqiptar,që do t’i nderojë brez pas brezi,sepse ky libër do të jetë në vazhdimësi inspirim dhe frymëzim i ruajtjes së identitetit,trimërisë dhe frymës liridashëse shqiptare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat