Ekspertët të njohur ndërkombëtar sa herë që flasin për Trumpin deklarojnë se ai nuk është politikan dhe nuk ka njohuri në politikë, ngase ai është vetëm biznesmen.
Këtë e vërtetoi edhe zëdhënësi i Vuçiqit, zoti Grenell, i cili deklaroi në intervistën e tij se: ne punonim për përparim ekonomik të rajonit që njerëzve t´u sillnim të mira materiale (Kosovë dhe Serbi), punësim dhe zhvillim në mënyrë që ngjallja ekonomike, t´i lehtësoi bisedimet për një marrëveshje të përgjithshme.
Po të njëjtën taktikë e kishte udhëhequr Gjermania dhe EU ndaj Rusisë duke e joshur Putinin me tregti, investime dhe trasetë për importin e gazit nga Rusia, me shpresë se Rusia një ditë do të demokratizohet. Kishte zëra që thoshin se, Rusia do një ditë do t´i bashkohej edhe NATOS. Dhe ç‘ndodhi? Pasojat sot po i ndjen e tërë Evropa dhe Bota. Putini bashkëpunonte me perëndimin me prapavijë dhe në fshehtësi që të forcohej ekonomikisht, kurse përgatiste plane që ta ngjallte perandorinë e dikurshme ruse.
Kur tash të gjithë po e njohin fytyrën e vërtetë të Putinit, agresioni i tij mbi aneksimin e Ukrainës, perëndimi po ashtu me vonesë tash po e zbërthen deklaratat e tij. Ndër vite mes tjerash ai kishte deklaruar se tragjedia më e madhe ruse, ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Pra synimi i tij është ngjallja e kësaj krijese staliniste.
Shtrohet pyetja: si do të reagonte Serbia dhe Vuçiqi po të zhvilloheshin dhe të bëheshin fuqi rajonale. Shumë lehtë për t´u kuptuar: do t´i ndiçte hapat e Putinit dhe Rusisë. Do ta fillonte ekspansionin ndaj fqinjëve.
Pra, nëse Trump dhe Grenell nuk kishin diskutuar mbi ndarjen e Kosovës, (që me arsye dyshohet) do të binim në kurthin tjetër, njëherë zhvillimin dhe përparimin ekonomik të Serbisë, në mënyrë që ajo vullnetarisht të hiqte dorë nga Kosova?!
Këto gjëra Trump dhe Grenell lehtë mund t´ia shesin Ramës dhe Rilindjes së tij, po në Kosovë asnjë shqiptar nuk u beson këtyre përrallave. As opozita e Kosovës nuk beson në gjëra të tilla, po ajo bëhet pjesë e lojës, vetëm që të vij në pushtet. Kjo dëshmon se opozita me një taktizim të tillë, po e fundos fatin e saj në zgjedhjet e ardhshme, që do të ishte për keqardhje.
Vuçiqi pasi po e vëren se si nga gabimi i tij trashanik i humbi pozitat në veriun e Kosovës, duke taktizar me 72 orët e tij, po përpiqet që t´i fitoi këto pozita, në mënyrë që gjendjen në Kosovë sërish ta kthej në Status Quon e mëparshme.
Për fat të keq lojës së tij po i bashkohen edhe kuadrot, tashmë në ikje të EU, Borrell, Lajcak, Stano etj. pa u hyrë analizave dhe qëllimeve të vërteta të Vuçiqit.
Çfarë do të ndodhte, po qe se Kosova do të hynte në këtë lojë djallëzore të Vuçiqit, personaliteteve të tilla të EU, Ramës etj: Do të zhytej në kaosin e programuar nga Vuçiqi, me ndihmën dhe bekimin e ndërmjetësuesve të EU dhe me ndihmën e Kryeministrit të djallëzuar shqiptar, Ramës.
Kosova, qeveria dhe presidenca e saj duhet me mençuri të veprojnë që ta mbrojnë shtetin nga djallëzitë e tilla, duke luftuar në të njëjtën kohë që perëndimin ta bindin për veprimet e drejta të saj.
Opozita në vend që të dalin me program të saj alternativ për shtetin, çështjet politike, Veriun, Ekonominë, arsimin, shëndetësinë, investimet, buxhetin, bujqësinë, gjendjen sociale etj. ata janë orientuar vetëm se si ta sulmojnë dhe dëmtojnë me kritika Albin Kurtin, që do t´u kushtonte shumë shtrenjtë, kur dihen „sukseset e tyre” në 20 vitet e kaluara.