Në prag të zgjedhjeve të rregullta, dyshimet janë kah shtohen për bereqetin e t’korrave të opozitës!

Opinione

Në prag të zgjedhjeve të rregullta, dyshimet janë kah shtohen për bereqetin e t’korrave të opozitës!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:46
Albin Kurti

Edhe sot, vërehen kahjet e opozitës, sepse si duket këta janë të nxënë nga egjra e asaj kohës kur ishin në pushtet. Është e shëndetshme me pa ëndrra kur je n’gjumë të thellë, por të ëndrrojsh pa bë asnjë sy gjumë është diçka e sikletshme dhe njëherit mund të krahasohet si një sëmundje kronike me pasoja për politikët tuaj. 

Për sa kohë që jeni në opozitë, pse asnjëherë nuk reflektuan ndaj “gabimeve si shtet ndaj Serbisë”, me të cilat gabime duhet të mirren edhe disa qeveri të ardhshme? Nuk u bën përshtypje kacavjerrja e Serbisë, pikërisht nëpër ato gabimet e juaja në raport me bisedimet për çështjen e mbrendshme të shtetit? Ju, vërtetë ishit të durueshëm dhe babagjana, sepse asnjëherë nuk e nervozuet Serbinë me ligje të Republikës, të cilat përherë ia ndalin frymën dhe ia shuajnë ëndrrat për të kthye pavarësinë tonë në pikën zero!  Edhe ndërkombëtarët u “tymosën” nga ato sjelljet e durimit kundër strukturave paralele shtetërore të Serbisë përmbrenda Kosovës. Në anën tjetër, këto sjellje gjentëlmene dhe të përgjumta vetëm sa ia rritën morrin Vuçiqit, kurse vjedhja e kohës ishte ejam i përshtatshëm për lavrën e të njëjtës politikë pansllave. Serbia bëri  shumëçka në prapaskenë, ajo bëri atë që deshti kur opozita e jonë ishte në pushtet, vetëm se këta tanët ndiheshin komod në pushtet nga heshtja e veprimeve të Serbisë. Po, sikur opozita e sotme të kishte filluar me ndalimin e tabelave për vetura, të kishin mbyllë postat, të kishin ndalua dinarin dhe të kishin mbyllë komunat paralele, unë besoj se Albini nuk do të ishte në pushtet! 

Këto masa nuk kishin vend në qeverisjen tuaj, por fatkeqësisht edhe sot kundërshtoni qeverinë e tashme duke rrehë gjoks dhe duke u lavdërua me atë “politikën tuaj largëpamëse të dekadave”! Nuk keni turp fare kur Albin Kurtin e krahasoni me Millosheviçin! Çelu tokë dhe përbi këtë turp të shekullit! Mjafton vetëm një pyetje, për të vërtetua mos efikasitetin të drejtës së ligjshme shtetërore ndaj Serbisë; Pse Serbia jargiset pas të të njëjtës “politikë largëpamëse” të cilën edhe sot e admironi përpara ndërkombëtarëve?

Kush ua ndaloi të veproni sikurse shtet ndaj Serbisë? Pengesat  ishin;  kolltuku, paraja dhe lluksi për të cilat vuani dhe ëndërroni të jeni në pushtet! Të gjithë e kemi kuptue se vërtetë paskeni qenë të nxënë “me punë të tjera”, por shumë pak me veprime të drejta të qeverisë së sotme ndaj ndërskamcave të Serbisë! Egoizmi i juaj, inati ndaj Albinit dhe Vjosës, nuk u lejon asnjëherë të gëzoheni për suksesin e shtetit tonë si shtet, përderi sa nuk jeni në pushtet! Ky turp vaftë në varr me të gjithë juve që nuk ndryshoni për të mirën e vendit. 

Katër vite të Albinit në pushtet janë pak, në krahasim me dekadat e qeverisjes së opozitës. Shtetit i duhen çdo herë qeveri të ndërgjegjshme të cilat përherë nderojnë kushtetutën, lirinë e vendit dhe pavarësinë e përjetshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat