LDK e pareformuar do të pësojë debakël në zgjedhje

Opinione

LDK e pareformuar do të pësojë debakël në zgjedhje

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:21
Faton Mehmeti

Zgjedhjet e reja, LDK e vjetër me veprimet.

Partia, dikur më e madhe në vend, po shpërfaq shenjat e para të fushatës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit të vitit 2025. Në tre mujorin e fundit të vitit aktual, partia e Lumir Abdixhikut nuk po shfaq shenja të këndelljes e cila do të prodhonte rezultat sa më të favorshëm, potencialisht për të rrëmbyer vendin e dytë. As deri këtu nuk duket se ka punuar, mos të flasim për vendin e parë të betonizuar nga Vetëvendosje. Ndonëse ka pasur kohë të mjaftueshme për reflektuar me reforma të nevojshme, z. Abdixhiku ka ngecur.

Si hap i parë për t'u kthyer në rrugën e duhur është nxjerrja e partisë nga agonia ku është futur tani e disa vite, respektivisht që nga koha kur Isa Mustafa mori primatin e partisë në premtimet për të dërguar partinë dtejt pushtetit pa PDK-në. Kjo nuk ndodhi, për më keq LDK u shndërrua në patericë të Hashim Thaçit.

Ende, edhe pas tre viteve që Isa u largua, LDK nuk po arrin të këndellet. Pa u kthyer në realitet duke marrë përspiër të gjitha mëkat e së shkuarës me një kërkim falje të sinqertë, e shoh shumë të vështirë rikthimin elektoratit rugovian në partinë që vetë Presidenti Historik e themeloi.

Fatkeqësisht ende s’ka reflektim të sinqertë nga ana e LDK-së, manovrimet në emër të reformave nuk sjellin rezultate. Elektorati e nuhat shumë mirë sinqeritetin nga falciteti, me zgjedhjet e 9 shkurtit që do i japin edhe një shuplakë më shumë partisë që s’po arrin dot të këndellet. LDK mbahet ende në këmbë nga emri i Rugovës, përndryshe do të ishte zhdukur nga mëkatet e shumta ndaj qytetarëve që i besuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat