Opozita në Shqipëri duhet pastruar

Opinione

Opozita në Shqipëri duhet pastruar

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 20 shtator 2024 Në ora: 21:23
Skënder Sadri Kapiti

Politika është e pabesë dhe punon për interesa personale, dhe nëse  atë  nuk e vëzhgon pandërprerë demokracia dhe patriotizmi, dhe nëse nuk vepron ligji  demokratik paanshmërisht, jokorruptivisht dhe  jopolitikisht atëhere politika dhe sidomos pushteti bëhen kërcënim.Politikës,sidomos pushtetit mënjëherë sapo realiteti t’ia zbulojë  asaj  mashtrimet, zullumet, krimet,tradhtinë  dhe korrupsionin, asaj politike i duhet bëri gjykimi, i duhet kundërvënë fuqishëm duke e demaskuar mediatikisht e publikisht si dhe menjëherë demokracia duhet që ta ndëshkojë e ta largojë nga pushteti.Dhe duke qenë e tillë politika në Shqipëri shikojeni se ku mbeti Shqipëria sot që prej 30 vitesh tranzicion.

E GJITHË POLITIKA SHQIPTARE DUHET PASTRUAR, POR SË PARI DUHET PASTRUAR OPOZITA POLITIKE NË SHQIPËRI QË AJO TË MARRË BESIMIN DEMOKRATIK PËR TË SJELLË NDRYSHIMIN, DALJEN NGA TRANZICIONI DHE PËR TA CMONTUAR REGJIMIN DHE SISTEMIN KRIMINAL TË KORRUPSIONIT.

Opozita shqiptare duhet pastruar. E vjetra politike e Partisë  Demokratike është vetëkonsumuar aq shume sa që nuk prodhon më jo vetëm as alternativë por as gënjeshtra dhe as fantaalibira shfajësimi për armiq të brendshëm e ndërkombëtarë.Partia Socialiste bën fushatë për zgjedhjet e vitit 2025,kurse Partia Demokratike ka hallin e Berishës. Partia Demokratike, prej vetëm meritës së saj,PD sot është problemi kur në fakt kryeproblemi në Shqipëri  është korrupsioni, droga dhe hajdutëria e pushtetit.Mirëpo PD mjerisht politikisht është  politikë problematike brënda vetes së saj dhe si opozitë pothuajse eshte  mosekzistente  sepse ajo politikisht keqfunksionon dhe po funksionon së prapthi kundër demokracisë, kundër Vetting-ut dhe kundër SHBA-ve. E vërteta në Partinë Demokratike as nuk ka pasur dhe as nuk ka vënd në të.Në derexhenë ku ajo ka rënë asnjë funksionar i lartë i saj, asnjë ishdeputet dhe as deputet nuk e ka  më as meritën, as kapacitetin  dhe as besimin se mund ta organizojë e drejtojë Partinë Demokratike, sepse  aq shumë e ka gërryer PD-në korrupsioni, servilizmi, josinqeririteti  dhe amoraliteti politik.Pothuajse publikisht pothuajse të gjithë këta që sot duken e vërtiten si deputetë e funksionarë në Partinë Demokratike dhe në të gjithë grupacionet amorfe të saj  janë të konsumuar politikisht dhe nuk kanë besim jo vetëm te publiku por edhe te antarësia e vetë PD-së. Duhet një Vetting radikal i opozitarizmit të coptuar ku  së pari do të duhej që Partia Demokratike të pastrohej prej tyre, të pastrohej prej deputetve dhe ishshtetarëve të PD-së, sepse ishspiunët dhe ishkomunistët që e kapën për 30 vite PD-në tashmë janë plakur dhe kanë dalë në pension.

Dhe Berisha kërkon mbështetje nga Rama për të qenë kryetar i opozitës me qëllim që në këmbin ai t’i shërbejë vazhdimit të qëndrimit në pushtet të Edi Ramës.

Kjo është esencialja e gjëndjes politike sot  në Shqipëri, ku sundon ligji i korrupsioniit dhe i mosndëshkimit të korrupsionit politik të lartë shtetëror.Publiku e din shumë mirë këtë realitet, por ai nuk ka as mundësinë por madje  as edhe dëshirën për ta ndëshkuar politikën e vjetër, sepse korrupsioni politik është shtrirë gjërë e gjatë dhe është bërë kapilar e gjithpërfshirës.

Korrupsioni e ka paralizuar demokracinë, sepse korrupsioni e ka kapur atë dhe të gjithë sistemin.Paralizimi i demokracisë vjen atëhere kur asfiksohet,kapet dhe kur korruptohet  jo vetëm qeveria por sidomos kur blihet e korruptohet opozita nga pushteti.Kjo i jep mundësinë që qeveria të fitojë gjithmonë zgjedhjet.

Opozita në Shqipëri në vënd që të akumulojë pakënaqësinë popullore dhe të organizohet e forcohet si një alternativë bindëse për të marrë pushtetin , opozita, pra Partia Demokratike është ndarë në 5-6 grupe dhe brenda tyre në disa nëngrupe ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.Duket sikur të gjitha grupet e kanë hallin e Berishës, por në fakt ata e kanë hallin e vet, të asaj të sigurimit edhe të një mandati deputeti, ku “besnikëria” dhe servilizmi ndaj Berishës konsiston vetëm në sigurimin e një vëndi të sigurtë në listën për deputet.Partia Demokratrike  duhet t’i nënshtrohet një Vetting-u politik, dhe në pamundësi të kësaj do ishte mirë që të shpërndahej për t’i lënë mundësinë krijimit të një alternative reale opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat