Përqasje për të shkuar tek e vërteta: - Hipoteza, diagnoza dhe akuza kundër Berishës!

Opinione

Përqasje për të shkuar tek e vërteta: - Hipoteza, diagnoza dhe akuza kundër Berishës!

Prof. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Më 20 shtator 2024 Në ora: 22:52
Sali Berisha

Në shkencë studimet dhe hulumtimet shkencore synojnë të vërtetën. Pasi përcaktohet tema dhe pyetja kerkimore-shkencore, ndërtohet hipoteza. Studiuesit ndërtojnë skemën e kërkimeve për të provuar pikërisht hipotezën e përcaktuar. Ata nuk mund të shkojnë te e vërteta shkencore, nëse për hir të hipotezës ndryshojnë ose fallsifikojnë të dhënat e grumbulluara përmes anketimeve, sondazheve, barometrit të përceptimit të publikut, ose të dhënat e grafiqeve, diagramave e statistikave. Kur nuk vërtetohet hipoteza, nuk ndryshohen të dhënat, por vetë hipoteza. Nëse ndryshojnë të dhënat, atëherë e vërteta që ata synojnë nuk është më e vërtetë shkencore. Eshtë fallsifikim i së vërtetës. Fallsifikimi i së vërtetës në shkencë, shkakton drama dhe tragjedi që thellohen. Kështu ndodhi me spekullimet “shkencore” të Covid-19 dhe vaksinat vdekjeprurëse për shumë njerëz.

Mjekët gjithashtu, pasi informohen për simptomat e pacientit, hipotetizojnë diagnozën. Por për ta provuar atë, ata kërkojnë prova dhe ekzaminime të tjera, si grafi, skopi, skaner, rezonancë manjetike, analiza gjaku, urine etj. Pasi grumbullojnë të dhënat dhe i analizojnë ato, atëherë ata përcaktojnë diagnozën. Pra zbulojnë të vërtetën mjekësore. Dhe mbi këtë bazë rekomadojnë mjekimin. Nëse përpiqen të falsifikojnë diagnozën, atëherë do të rekomandojnë protokolle mjekimi të gabuara. Edhe kjo u provua në kohën e Covid -19! Protokollet e gabuara të mjekimit çuan në humbje të jetëve njerëzore.

Në drejtësi po ashtu, njësoj si në shkencë e në mjekësi, hetimi bëhet pët të shkuar te e vërteta. Punohet me të njëjtat metoda për zbulimin e saj. Mund ta supozosh një akuzë. Por për ta vërtetuar atë duhen faktet, provat, të dhënat, dëshmitë dhe në fund arrihet në përfundimin logjik të ngritjes ose jo të akuzës. Por nëse në fillim përcaktohet akuza e më pas rrugës “mblidhen të dhënat e provat e krimit”, atëherë akuza është e paracaktuar. Aq më tepër kur gjatë mbledhjes rrugës të tyre faktet e dëshmitë fallsifikohen, seleksionohen, ndryshohen për “të provuar akuzën” atëherë kjo nuk ka lidhje nme të vërtetën, as me drejtësinë.

Kështu ka ndodhur e po ndodh me akuzën ndaj kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Në fillim është vendosur izolimi, pra arresti i tij. Më pas, për gati një vit, SPAK u përpoq të ndërtojë akuzën. Pra të thotë se Sali Berisha ka kryer aktin e korrupsionit, pra të mitmarrjes. Por kur i lexon ato 500 faqe të akuzës, në asnjë rast nuk gjen një provë, fakt, të dhënë apo dëshmi që e provon atë. Në çdo rrjesht e në çdo paragraf shprehet opinioni politik e mediatik, pa thënë të vërtetën që ekziston, pa e ballafaquar atë me fakte.

Çdo krim ka disa elementë. Koha dhe hapësira janë dy elementët bazë të shoqërisë njerëzore ashtu si edhe të botës jo frymore. Nuk ka të vërtetë jashtë kohës dhe hapësirës. Por SPAK në rastin e Sali Berishës nuk ka dhënë asnjë element kohor e hapësinor, pra nuk ka thënë se kur, në cilën orë, në cilën ditë, dhe ku në cilin vend, Sali Berisha ka kryer veprën penale të korrupsionit, pra të mitmarrjes. Tentohet që e gjithë akuza të provohet me analizë opinionistësh. Meqenëse ai ka inicuar një ligj dhe me këtë ligj ka përfituar vajza e dhëndërri i tij në mesin e mijërave të tjerëve, atëherë ish-kryeministri, sipas SPAK ka favorizuar pjestarët e familjes së tij. Eshtë rast unik kur një akt-akuzë trajton me aq militantizëm qëllimet “kriminale” të Berishës dhe nuk ka asnjë fakt konkret e provë që ta dëshmojë këtë në një kohë e në një hapësirë të caktuar!

E gjtiha ndodh, sepse fillimisht është përcaktuar objekti i ndëshkimit, në rastin konkret, Sali Berisha “për të provuar se të gjithë janë të barabartë para ligjit” (e thënë kjo nga Juri Kim). Pastaj për të provuar “drejtësinë e aktit të shpalljes non-grata”! Më tej për ta lënë opozitën shqiptare pa kryetar e lider të saj. Pra për ta futur atë në kolaps në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit që vjen dhe përfundimisht për ta përjetësuar pushtetin absolut të monarkut shqiptar, Edi Rama! Eshtë përsëritur historia e “drejtësisë” së diktaturës së kaluar, kur hartohej plani i goditjeve, më pas lista e “armiqve” me akuzën e paracaktuar dhe në fund do të sajoheshin opinionet që godisnin “elementin kriminal”, opinione të cilat merreshin si prova, fakte e dëshmi.

Ndërkaq “shkenctarëve prokurorë” të SPAK u kanë rrjedhur “dëshmitë” rrugës. Disa prej tyre janë heq nga akt-akuza, sepse janë në favor të viktimës. Disa të tjera u hoqën, sepse rrëzojnë akuzën. Të tjera akoma, sepse penalizojnë denoncuesin. Dhe kësisoj, viktima e paracaktuar “ndëshkohet” me një akt-akuzë pa asnjë provë e me gënjeshtra të sajuara. Politikisht kjo akt-akuzë opinionistësh sharlatanë i shërben narco-shtetit shqiptar. Nga pikëpamja e funksionimit të drejtësisë, e bën SPAK-un një vrasës të së drejtës. Në anën tjetër shoqëria shqiptare është më shumë viktimë e kësaj drejtësie, sesa vetë i akuzuari, Sali Berisha. Fallsifikimi në drejtësi është shumëfishi i dëmit që shkakton fallsifikimi në shkencë e në mjekësi. Drejtësia e fallsifikuar për gjueti shtrigash e vendos shoqërinë në karantinë.

Ajo që po ndodh me SPAK në rastin e Sali Berishës i ngjan gati identikisht mashtrimit të madh kriminal të pandemisë së Covid-19. Vaksina e drejtësisë shqiptare gjoja për të luftuar korrupsionin, thjesht ndikon në të kundërtën. Të korruptuarit në pushtet ngrihen e rriten nën hijen e një akuze absurde, të cilën SPAK-u e imponon më së shumti në publik për “ta denigruar” politikisht e moralisht kreun e opzitës shqiptare, sesa për të shkuar te e vërteta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat