A mund të vihet paralele: Gjermani – Gjermani Lindore dhe Shqipëri – Kosovë?

Opinione

A mund të vihet paralele: Gjermani – Gjermani Lindore dhe Shqipëri – Kosovë?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 shtator 2024 Në ora: 09:33
Sherif Ramabaja

Me bashkimin e Gjermanisë 1989 u plotësua një dëshirë e madhe e popullit gjerman që sërish të njësohen, meqë u ndanë pas Luftës së Dytë Botërore për shkakun e fashizmit (nazizmit) dhe Hitlerit.

Pra ky bashkim më 1989 solli në vend padrejtësinë e ndarjes, duke e njësuar kombin, por pasojat e një ndarje të tillë gjysmëshekullore, po ndihen edhe sot e gjithë ditën.

Sidomos me fillimin e agresionin të Rusisë ndaj Ukrainës, pasojat e një ndarje gjysmëshekullore po dalin sheshit, dhe po vërehet se janë më të mëdha se që është menduar.

Derisa Gjermania si shtet i fuqishëm evropian dhe i EU është i vetëdijshëm për ta ndihmuar Ukrainën me armatim dhe financiarisht, divergjencat dhe kundërshtimi po vjen nga ish pjesa lindore (DDR), të cilët po kërkojnë fuqishëm që Gjermania ta ndërpresë furnizimin e Ukrainës me armatime dhe ç´fardo ndihme tjetër.

 Derisa një nga partitë me ndikim të kësaj pjese, Die Linke (ish parti komuniste) e ish DDR, arsyetohet se duhet të fillohet me bisedimet paqësore, e jo të rrezikohet bota nga një luftë atomike, në realitet është vetëm një farsë, sepse ata në thelb qëndrojnë pas Putinit dhe agresionit të tij.

 Sikurse Die Linke, po ashtu edhe Lidhja e zonjës Wagenknecht (BSW) kanë të njëjtin qëndrim, sa i përket Putinit dhe Rusisë. Sipas tyre perëndimi është fajtor që Putini dhe Rusia e kanë sulmuar Ukrainën, sepse ata (perëndimi) Putinin e kanë mbështetur për muri së bashku me NATON, që në realitet është një absurditet, kur dihet që idetë e tyre përputhen tërësisht me propagandën e Kremlinit.

Po ashtu edhe partia e ekstremit të djathtë AFD, në ish Gjermaninë Lindore, ka ardhur duke u masivizuar sidomos me temat e ndjeshme siç është migracioni. Kohët e fundit është duke kryesuar në sondazhe e Landeve të ish Gjermanisë Lindore, kryesisht duke e përdorë politikën e migrimit, frikësimit nga të huajt, por edhe lidhjet e saj të drejtpërdrejta me Putinin dhe Rusinë.

Në realitet shumë kush nuk i kuptohen lidhjet e kësaj partie naziste me Putinin dhe Rusinë, por është fakt që të dyja palët përfitojnë prej njëra - tjetrës. AFD që të forcohet edhe më tutje, kurse Putini i përdorë për të krijuar polarizime, përçarje dhe kaos në shtetin më të fuqishëm të EU, Gjermaninë.

Pyetja që do të mund të shtrohej, do të ishte: a mund të tërhiqet paralele ndaj rrethanave të tilla që mbretërojnë në shtetin: Gjermani – ish Gjermani Lindore dhe Shqipëri – Kosovë, kur dihet që 50 vite kishte ndarje, jo vetëm territoriale, megjithëse ne ende nuk e kemi bashkimin kombëtar, (për dallim me Gjermaninë kemi po ashtu dy qeveri, dy shtete)?

Kjo pyetje ka kuptim vetëm po të analizohen veprimet e PS të udhëhequr nga Kryeministri Rama, i cili aspak nuk pajtohet (apo e lufton me të gjitha mjetet) me politikën e cila udhëhiqet në Kosovë.

Pra politika e PS e kryeministrit Rama, jemi të mendimit që më tepër përputhet me politikën e partive: Die Linke dhe Lidhja e zonjës Wagenknecht (BSW), të cilat nuk kanë arritur të shkëputen nga rrënjët e ideologjisë komuniste, sikurse edhe Partia Socialiste, nga nostalgjia për të kaluarën komuniste, nuk po arrinë që të reformohet.

PS e Ramës e ka edhe simotrën e saj në Kosovë, Partinë Demokratike të Kosovës (Thaçi, Veseli, Haliti, etj) të cilët në fakt janë fraksion i ndarë i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe kuptohet që njëqind për qind janë identike me PS (ideologjikisht) të Shqipërisë. Për t´u bindur në një qëndrim të tillë, mjafton të shikohet se si Berisha (ish mjeku i diktatorit Hoxha) e ka marr peng opozitën, duke e paralizuar funksionimin e sistemit shumë partiak (i intereson vetëm pushteti, autokraci dhe diktaturë).

 Pra për ta kuptuar realitetin e marrëdhënieve Shqipëri – Kosovë, do të duhej të tërhiqej paralelja e tillë e marrëdhënieve ndërgjemane (Gjermani – ish Gjermani Lindore), që mbretërojnë sot. Kurse për të ardhur deri te e vërteta e saktë, padyshim që do të duhej një studim shkencor, duke marr parasysh shumë fenomene dhe faktor relevant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat