Politika serbe e kryqëzuar midis kishës dhe akademisë së shkencave!

Opinione

Politika serbe e kryqëzuar midis kishës dhe akademisë së shkencave!

Nga: Nijazi Halili Më: 22 shtator 2024 Në ora: 10:20
Nijazi Halili

Në dukje të parë po krijohet përshtypja se diplomacia Perëndimore, SHBA dhe BE po lëvizin drejt trajektores Serbi- Kosovë, për të shkuar drejtë një marrëveshje të shumë-pritur, por, në të vërtetë larg për tu arritur.

Edhe Kosova po lëviz në mënyrën e saj, ndonëse jo krejt e qartë dhe jo në mënyrë kohezive. Krahu më i ngurtë, që nuk po lëvizë fare nga pozicioni i saj është Serbia, e mbështetur në mënyrën e vet nga Rusia. Pra kemi qartazi të bëjmë me një dinamikë diplomatike asimetrike: Perëndimi po nxiton dhe Kosova po lëvizë, ndërsa Rusia po frenon dhe Serbia po bllokon.

Një situatë e tillë diplomatike asimetrike, ku njëri krah lëviz me nxitim ndërsa krahu tjetër bllokon me qëllim, është shkaktuar më së shumti nga fakti se në aksionin diplomatik Perëndimor aktual në Ballkan janë përfshirë liderë politik dhe aktorë diplomatik që e njohin pak ose aspak politikën dhe diplomacinë Serbe dhe prapavijën e saj Ruse dhe për këtë arsye mund të bien lehtësisht në kurthin e tyre.

Në thelb Serbia është viktimë e vetvetes. Dhe si e tillë është e gatshme të viktimizojë edhe vëndet e popujt përrreth saj. Do të ishte iluzion mjeran, nga politika dhe diplomacia Perëndimore, të mendohej se Serbia është në duart e Vuçiçit, sado i fuqishëm që të jetë ai politikisht.

Për të kuptuar këtë situatë është e domosdoshme të depërtohet në aktorët dhe procedurat e vërteta të politikë bërjes dhe vendim-marrjes në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat