“Anestiziologu” Mirosllav Lajçak, dështoi në dialogun Dardani-Serbi sepse, dozat ishin të ndryshme gjithnjë nën përkujdesjen më të madhe ndaj Serbisë, që ajo mos të ndjejë dhimbje, kundrejt atyre ndaj Dardanisë. Se dialogu ka dështuar, ka vdekur, është konstatim i përgjithshëm ani pse BE përmes të dërguarit të tij, po mundohet të tregojë se ende “funksionon” duke tentuar ta arsyetoj dështimin për t’ia faturuar qeverisë dardane e cila, ani pse po e zbaton Kushtetutën e vendit, po e lufton krimin, terrorizmin, veprimet ilegale të të gjitha llojeve që në të vërtetë e zbuluan Vuçiqin me grupet e tij kriminale, me bashkëpunëtorët e tij shqipfolës më në krye të udhëheqësit të Kolonës së pestë, Edvin Kristaq Rama në bashkëpunim me opozitën dardane e cila, e zhytur në krime, zhvatje dhe vjedhje të pasurisë shtetërore, falje territorësh e shkeljeve të Kushtetutës duke bërë koncesione ndaj Serbisë për pushtet e ikjes së përgjegjësisë penale, politike e shtetërore për të gjithë ato lëshime më të cilat sot po përballët sot shteti i Dardanisë.
Hipokrizia raciste, injoruese të Bashkimit Evropian, me tendencë të mohimit të ekzistimit të një populli apo kombi i barabartë me popujt tjerë si ai shqiptar, koincidon me metodat hitleriane ndaj hebrenjve në luftën e dytë botërore.
Republika e Dardanisë ende është në masat e ashpra ekonomike anipse viktimë e gjenocidit Serb, përderisa sot është lufta politike e Evropës ndaj qenies shqiptare.
Asnjë fjalë për shqiptarët e Dardanisë Lindore, Preshevë, Bujanovc e Medvegje të cilët diskriminohen me metoda linçuese e politike duke ua mohuar, identitetin, simbolin dhe, merreni me mend edhe Abetaren e gjuhës shqipe për fatosat deri të shlyerja e adresave të banimit. Për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, i njëjti person dënohet pesë here përderisa në veriun e Mitrovicës flamujt serb i kanë mbuluar sheshet e bulevardet sikur në qendër të Beogradit. BE-ja, thjeshtë, ne rëndë të parë, më këto metoda diskriminuese ndaj shqiptarëve, i mohon edhe si qenies njerëzore e lëre atë kombëtare kur bënë dallime siç ai në aspektin e trajtimit të dyfisht serbo-shqiptar.
Ndërsa, në anën tjetër përkrahet një shtet kriminal më një udhëheqës i cili ushtroi gjenocid ndaj popullit shqiptar të Dardanisë duke i përkrahur e afirmuar veprimet e tij në ketë rast kryekriminelit alias kryetarit të shtetit gjenocidal serb. Iu lutem ma gjeni një kualifikim më të butë se ky që unë po e përdori.
Akti i fundit terrorist në tentim të aneksimit të pjesës veriore përmes grupeve terroriste të përgatitura në kazermat e ushtarake serbe, të financuara e dirigjuar nga pasardhësi i Millosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit e ideologut të tij Sheshelit Aleksander Vuqiq, të njohur për akte gjenocidale e spastrimeve etnike me metoda hitleriane, pyes thjeshtë së, në cilat pozicioneve qëndron sot Bashkimi Evropian karshi Republikës së Dardanisë e cila, për té arritur pavarësinë dhe çlirimin nga zhbërja e Hitlerit të Ballkanit Millosheviq, e lau me gjakun e heronjëve e martirëve të Ushtrisë Çlirintare të Dardanisë më aktin e
Sakrificës e heroizmit të pa parë të Familjes Jashari në krye më Komandantin Legjendar Adem Jashari.
Edhe katër ditë, pra, më 24 shtator të vitit 2023 bëhet një vit nga akti sulmit barbar terrorist para syve dhe në prezencën e forcave të KFOR-it të cilët u dolën në ndihmë për t’i shpëtuar eshtrat e tyre, po të njëjtit më parë i sulmuan e sakatuan po këto forca nga grupet kriminale të urdhëruara nga regjimi i Vuqiqit akt të cilin përpos shprehjes së keqardhjes sa për sy e faqe asnjë veprim apo masë ndëshkuese ndaj Serbisë kriminale e kriminelit në krye të ketij shteti, të cilin BE përmes zëdhënësit të saj, merreni me mend, e përgëzon Aleksandër Vuçiqin pasi ai “ qenka treguar zemërgjerë” duke i ftuar kriminelet pjesëtar të organizatave terroriste “Rojat e Urës” e të “Mbrojtjes civile” të kthehen në institucione të cilat po më urdhrin e Vuçiqit u larguan demonstrativisht, policët i hodhën uniformat, gjykatës, prokurorë e punëtorë administrativ i lëshuan vendet e punës duke i lënë ato boshe për të krijuar vakum institucional e përkeqësim të jetës së qytetarëve po të pakicës serbe për të krijuar tensione për gjoja se Qeveria Kurti po ushtron presion për largimin e pakicës serbe nga Dardania. Me kërkesën e tyre dhe faktorit ndërkombëtar, u shpallën zgjedhjet dhe përsëri më urdhrin e Vuçiqit u bojkotuan. Më ketë rast, Vuçiq, siç thotë populli, deshi t’i kruaj vetullat por i nxori sytë, ndërsa, për këtë e akuzon pa kurrfarë argumenteve pushtetin e Dardanisë.
Siq e ceka edhe në nëntitullin e këtij shkrimi se, nuk mund ta dorëzojmë sovranitetin për ta ruajtur partneritetin më Evropën e cila, në ketë rast thjeshtë na mohon për t’u bërë pjesë e kontinentit të cilit gjeografikisht i përkasim si një ndër popujt më të vjetër, edhe pas plotësimit të gjitha kushteve paraprake dhe standardeve të imponuara vetëm ndaj neve karshi të tjerëve. E fituam lirinë më sakrificën dhe ndihmën e sinqertë të mikut tonë shekullor Amerikës të cilës iu jemi përjetësisht mirënjohës, iu bashkuan edhe disa vende evropiane në kuadër të NATO-s për ta mbajtur gjallë këtë fuqi ushtarake.
27 shtete evropiane, jo të gjitha në praktikë kanë qëndrime miqësore ndaj Republikës së Dardanisë prandaj, jemi në një dilemë të madhe rreth përcaktimit se, a duhet të jemi pjesë e Evropës së mentalitetit të vjetër diskriminuese e mohues i viteve 1878 e cila thjeshtë, na copëtoi e edhe sot na mohon. Dikush do të më thotë se Evropa(disa shtete jo të gjitha e posaçërishtë aleatët historikë të Serbisë), kanë investuar dhe na kanë ndihmuar. Si rezultat, sot, jemi më masa-sanksione ndëshkuese- injorues, diplomatike, ekonomike, politike e demokratike, arsyea se nuk po e pranojmë diktatin dhe imponimin e shtetit kriminal serb që të përzihet në punët tona të brendshme nën pretëksin e interesimit ndaj pakicës serbe. Askush nuk ua mohon ketë të drejtë ashtu sikur Serbia qe e mohon interesimin e shteteve shqiptare ndaj shqiptarëve të Dardanisë Lindore.
Pse nuk i kanë të drejtat e njëjta shqiptarët atje me pakicën serbe në Republikën e Dardanisë.
Evropa, me standarde të dyfishta ndaj popujve, në rëndë të parë, është reflektim racist dhe këto sjellje të Evropës ndaj shqiptarëve nuk mund të durohen pa kufi.
Na mbetet zgjidhje fillestare të bashkëpunojmë me shtetet jashtë Bashkimit Evropian, Angli, Turqi për t’i përballuar sanksionet e të gjitha formave të cilat sa po vijnë e shtohen si masë më agresive për t’iu nënshtruar presionit për ta pranuar shtetin kriminal, ekupues e gjenocidal serb të përzihet në punët tona e të na diktoj se çka mundemi e çka jo të bëjmë në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve si shtet sovran i pavarur e demokratik me qellim të defuksionalizimit më shpresën së edhe pas një shekulli përsëri ta kthej siç e quajnë ata Jerusalemin serb ëndërr që nga mesjeta. Këtë teori, shteti serb edhe nxënësve në klasat fillore ua kanë inkorporuar në literaturën dhe kokat e tyre si porosi e përjetshme. Serbia kurrë nuk mund të ndryshoj sepse, po aq kohë sa ua kanë futur në kokat serbe këtë ideologji urrejtëse ultranacional shoveniste, po aq kohë i duhet t’ua largojë nga kokat serbe. Serbia, nuk ka shans të përmirsohet e të bëhet shtet normal demokratik më marrëdhënie normale fqinjësore më shqiptarët. Përderisa faktori ndërkombëtar nuk është i gatshëm që ta kuptojë, aq edhe janë shanset për pajtim në mes të dy popujve kur edhe sot e kësaj dite nuk pendohet, nuk kërkon falje, nuk i kthen mbetjet mortore nëpër varrezat masive dhe, më kryeneçësi por qëllimisht, nuk mundë të pajtohet më këtë. Kryeneçësia e Serbisë ndaj Dardanisë, është rezultat i përkrahjes nga Evropa. Përderisa në Kushtetutën e Serbisë Dardania figuron si pjesë e saj, pa marrë parasysh edhe nëse pajtohet ta njoh Republikën e Dardanisë, nuk është kurrfarë garancioni se apetitet e saj përjetësisht do të zhdukën. E vetmja mënyrë është që shteti i Dardanisë të aftësohet ushtarakisht sikur shteti Izraelit sot i cili, me gjithë viktimat e pa fajshme, po mbrohet nga grupet terroriste të Hamasit e Hozbollahut të cilët në vend se të zhvillojnë luftë frontale me Izraelin, fshihen brenda në popull duke i sakrifikuar ata në menyrën jo humane. Prandaj, përderisa shqiptarët e kanë përball shtetin terrorist Serbinë, kurrë nuk kanë me qenë të qetë dhe të sigurt në shtetin dhe atdheun e tyre.
Më sjelljet e këtilla kërcënuese të shtetit kriminal serb, më animin e Evropës haptas ndaj Serbisë, jo vetëm politike, por edhe ekonomike të cilës edhe nuk i interesojnë aq shumë 6 miliardët e BE-së përderisa asaj i akordojnë investime marramendëse më qellim gjoja ta tërheqin nga radari rus, ajo, Serbia, qëndron në dy karrige duke luajtur me Evropën pa hequr dorë e sanksionuar Rusinë por, ja që po e ndihmoka Ukrainën duke prodhuar municion të cilin ia bleu SHBA-ja për një shumë një miliardëshe.
Ne, megjithatë, mbështetemi dhe shpresojmë tek aleati ynë Amerika përndryshe nëse nuk hasim në mirëkuptim dhe vazhdohet të injorohemi e diskriminohemi nga Evropa, pa vullnet, por si i vetmi shpëtim për të mbijetuar, mund të vijë deri të shpërthimi i një kryengritje gjithë-shqiptare brenda dhe jashtë atdheut të bashkuar më të njëjtin qellim, ndalimin e nëpërkëmbjës si një shtet ashtu siç historikisht ishim për të pasur vendin e merituar ndoshta edhe udhëheqës në Ballkan. Kjo, do të thotë, ndryshim esencial dhe përmirësim i gabimeve historike nga gllabërimi i trojeve tona nga fqinjët, që i bie se, do të vijë të ndryshimi i kufijve njëherit edhe të një konflikt i përmasave marramendëse. Këtë, në kushtet normale dhe të një trajtimi të barabartë si shtet e si popull, nuk do ta ndërmerrnim pa pajtimin dhe dakordimin me mikun tonë Amerikën. Për një hap të këtillë të imponuar si parakusht i ekzistimit si popull e si shtete, mund të parandalohet kur populli shqiptar të ketë trajtim të barabartë me popujt e kombet tjera evropiane.
Zgjedhjet në Amerikë:
Më 5 nëntor do të dihet së kush do të jetë banor i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë që lënë më nenkuptua se në çfar drejtimi do të shkon shteti më i fuqishëm në botë Amerika, nën drejtimin e Kamalla Harris demokrate, apo Donald Trump, ish president republikan.
Ajo që unë vërej se prej më tepër së tri dekadave që jetoj në këtë vend, asnjëherë SHBA-t nuk kanë qenë në një situatë më delikate duke i pasur parasysh sjelljet e kandidatit republikan Donald Trump i cili, thjeshtë e kërcënon elektoratin amerikan më deklarata shqetësuese siç vijojnë karshi Znj. Kamalla Harris demokrate.
Gjatë fushatës elektorale dhe më parë, Donald Trump kishte deklarata nxitëse e kërcënuese ndaj popullit dhe sistemit amerikan nën udhëheqjen eventuale të tij qe solli deri te një polarizim shumë shqetësues duke krijuar panik ndër shtetasit amerikan për fatin e kombit.
Nën 34 akuzat e mëparshme për vepra penale ndërsa edhe 4 tjera iu bashkëngjitën kohëve të fundit rreth sulmit në Capitoll Hill si dhe dokumentacionit sekrete shtetërore dike arritur në gjithsej 38. Kuptohet, qdo i akuzuar pa epilogun perfundimtar konsiderohet i pa fajshem. Z. Trump, akuzon oponentën e tijë rreth politikës së emigracionit të cilët sjellin drogë, krim e përdhunim. Sipas tij, emigrantet po e infektojnë gjakun e vendit tonë duke e shkatërruar atë ngjshëm me veprime të Hitlerit. Akuzon oponenten e tij siç thotë ai për ideologji komuniste, marksiste, majtiste etj. Akuzon emigrantët se ata ushqehen me maca e qenë siç u shpreh ai në rajonin e Ohajos Sprinfild , ku guvernatori i këtij vendi iu desh ta demantoj atë publikisht.
Trump akuzon Demokratet për retorikën kundër tij që siç thotë ai, kulmoi edhe me atentatet ndaj tij.
Deklarata shqetësues e Trump, fitore ose gjakderdhje, ose, nëse nuk zgjidhem, nuk do të ketë ma zgjidhje të demokratike në ketë vend. Programi 2025 është program që e suspendon demokracinë, më preferenca të një shteti të tipit monarkik.
Gjatë debatit të parë dhë të fundit me Kamalla Harris pasi Trump refuzoj ndonjë debat tjetër deri në zgjedhje pasi pësojë debakël nga znj. Harris, i pyetur nga moderatorët për shumë cështje të aspektit politik e në veçanti në politikën ndërkombëtare me theks të veçant në luftërat e fundit, Rusi Ukrainë, konflikti Izrael Hamas e Hozballah, kishte përgjigje të habitshme. Për shembull kur moderatorja e pyeti se a jeni për fitoren e Ukrainës, ai i iku përgjigjes duke thënë së është për përfundimin e luftës, përkundër përgjigjes së Harris se e mirëpret fitoren e Ukrainës të cilën e ndihmon Amerika. Trump, siç deklaron ai, nuk është i gatshëm t’i shpenzojë parat e taksa-paguesëve lidhur më këtë.
Në vërejtjet e Harris së liderët e vendeve mike janë të brengosur me qëndrimin e juaj rreth NATO-s, ai u lavdërua se e ka përkrahjen e liderit më të respektuar, Viktor Orban Kryeministér i Hungarisë të cilin Evropa po e izolon përderisa ai është miku i Dodikut dhe përkrahës i Vlladimir Putinit i cili nuk vendosi masa sanksionuese përndryshe është shndërruar në misionar në mes Trump e Putin. Ai, pra Orban, para se ta takoj Trump në shtëpinë e tij në Mar A Lago në Florida, u takua me putinin në Moskë.
Serbia, me padurim e pret zgjedhjen e Donald Trump për ta vazhduar aty ku e kanë lënë me Vuçiqin, Edi Rama e Hashim Thaçi që për neve shqiptarëve është kërcënim me pasoja të shtet-funksionimit deri të mundësia e korrigjimit të kufijve.
Richard Grenel, mik dhe i paguari i Serbisë për lobim dhe komplotist ndaj Qeverisë Kurti I, deklaroi së më ardhjen e Trump në pushtet, ai do ta liroj Thaçin nga burgu i Hagës që lenë me nënkuptua për rrezikun që i kanoset Dardanisë.
Shqiptarët në pëgjithësi, nese nuk përmirësohet trajtimi i barabartë evropian me kombet dhe shtetet tjera, përpos asaj që e ceka në këtë tekst, do të zgjedhim një alternativë tjetër të cilën nuk do ta publikoj kësaj here.